AKTUALITET

Meloni: Në qendrat në Shqipëri ndodhen 25 migrantë, duhej të ishin 30 mijë

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Tetor 2025, 12:22
Meloni: Në qendrat në Shqipëri ndodhen 25 migrantë, duhej

Një vit pas njoftimit për ngritjen e qendrave në Shqipëri, opozita në Itali konfirmon dështimin e protokollit të nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Sipas monitorimit më të fundit të Tryezës për Imigracionin dhe Azilin (TAI), aktualisht në qendrën e paraburgimit në Gjader ndodhen vetëm 25 migrantë — shumë larg parashikimeve të qeverisë, e cila në momentin e prezantimit të marrëveshjes me Tiranën fliste për të paktën 3 mijë persona në muaj, ose rreth 35 mijë në vit.

Dje, në Dhomën e Deputetëve u zhvillua një konferencë për shtyp e thirrur nga deputetët e opozitës Rachele Scarpa, Matteo Orfini (PD) dhe Riccardo Magi (+Europa), sapo kthyer nga një inspektim i ri në qendrën e Gjaderit. “Qendra që duhej të strehonte mbi 30 mijë migrantë në vit kishte vetëm 25. Të zgjedhur pa asnjë kriter nga qendrat e pritjes në Itali, deportuar në Shqipëri për t’u rikthyer në Itali vetëm pas disa ditësh”, rrëfen Orfini, duke shtuar se qendrat italiane nuk janë të mbushura.

Që në fillim, marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë u duk e brishtë, e kontestuar edhe nga gjyqtarët që në disa raste kanë pezulluar transferimet e migrantëve drejt pikave të nxehta të Shëngjinit dhe Gjaderit. Përpjekja për t’i kthyer këto qendra në struktura të tipit CPR (qendra për riatdhesim) nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Gjatë vitit të fundit janë shtuar raportimet për struktura bosh, të papërdorura, dhe për personel të pushuar nga puna ose të kthyer në Itali.

“Procedurat për riatdhesim, a mund të kryhen vetëm në Shqipëri? Sigurisht që jo. A janë më të lehta apo më të shpejta atje? Edhe këtu përgjigjja është jo — përkundrazi, më të ngadalta, sepse migrantët duhen rikthyer në Itali përpara se të riatdhesohen. Pra, çfarë kuptimi ka e gjitha kjo? Asnjë”, shkruan Orfini, duke shtuar se vizitoi vetëm një nga dy qendrat “sepse e dyta është bosh prej muajsh, e papërdorur, praktikisht e mbyllur. Një monument tepër i kushtueshëm i dështimit të ashtuquajturit ‘model shqiptar’. Arsyeja? E thjeshtë dhe e hidhur: Giorgia Meloni nuk mund të pranojë dështimin, sepse do të shembte gjithë kështjellën e propagandës që ka ndërtuar këto muaj. Prandaj vazhdohet me çdo kusht.”

Deri më tani, qeveria ka vazhduar përpara, edhe pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së që njohu të drejtën e gjyqtarëve për të vlerësuar ligjshmërinë e dekretit mbi “vendet e sigurta” të origjinës së migrantëve. “Dje zbuluam nga regjistrat e qendrës se gjatë gjithë verës qeveria ka kryer transferime të paligjshme, ndonëse pas vendimit të Gjykatës së Kasacionit në maj, i cili ngriti dyshime mbi përputhshmërinë e të gjithë operacionit ‘Shqipëria’ me direktivat e BE-së. Megjithatë, qeveria ka vazhduar, duke shpërdoruar miliona. Nga regjistrat del se nga prilli e deri më sot kanë kaluar rreth 200 persona, ndërsa janë riatdhesuar vetëm rreth 40. Shumica dërrmuese lirohen pas 10 ditësh sepse mbajtja e tyre nuk miratohet, ndërsa të tjerë deklarohen të papërshtatshëm për shkak të kushteve jo të përshtatshme në qendra,” shpjegon Scarpa.

Tashmë, qeveria pret miratimin e Paktit të ri Evropian për Azilin dhe Migracionin, që synon të legjitimojë menaxhimin e procedurave migratore jashtë kufijve kombëtarë, për t’i bërë përfundimisht funksionale qendrat në Shqipëri. Megjithatë, siç ka theksuar edhe Gjykata e Kasacionit, mbajtja e migrantëve në Shqipëri — një vend i tretë, jo anëtar i BE-së — mund të bie në kundërshtim me garancitë dhe kufizimet evropiane, sidomos ato që lidhen me lirinë personale.

Deputetët kanë denoncuar edhe kushtet e vështira të migrantëve, duke përmendur raste të shumta vetëdëmtimi. “Që nga prilli kanë ndodhur 95 incidente kritike — dikush i ka qepur gojën, të tjerë kanë gëlltitur brisk”, thekson Scarpa. “Modeli i qendrave të riatdhesimit (CPR) nuk po sjell siguri në Itali, nuk po garanton riatdhesimet për të cilat u krijua, por po gjeneron pasiguri, vuajtje dhe një shpërdorim të madh të fondeve publike. Fakti që paraqitet në BE si model për t’u ndjekur është i rrezikshëm, sepse bazohet në gënjeshtra dhe shmangie.”

Ka edhe çështje financiare. Sipas një raporti të ActionAid dhe Universitetit të Barit, ndërtimi i 400 vendeve në qendrën e Gjaderit ka kushtuar mbi 150 mijë euro për çdo vend. “Problemi kryesor janë shkeljet e të drejtave, por duke qenë se jemi në periudhë buxheti, duhet folur edhe për koston – thotë Orfini. – Thuhet se nuk ka para për asgjë, por sipas llogarive tona, qendrat do t’i kushtojnë shtetit 1 miliard euro në 5 vjet. Qeveria jep shifra të tjera, 130 milionë euro në vit për 5 vjet, por edhe këto janë shqetësuese. Nëse këto para i referohen vetëm 200 migrantëve, atëherë flasim për rreth 650 mijë euro për person.”

Sipas Magit, “jemi përballë një monumenti të madh propagandistik dhe të shpërdorimit të fondeve publike”. “Bëhet fjalë për një strukturë gjigante, ku janë të pranishëm policë, karabinierë, ushtarë të rojes financiare dhe personel administrativ. Nga informacionet që kemi, personat transportohen me fluturime të rojes financiare, me kosto shumë të larta. Kjo strukturë duhet shpallur e mbyllur dhe e dështuar që sot, në mos dje. Mund të themi – për ta përsëritur me ironi fjalinë e Melonit – ‘nuk ka fun-sio-nu-ar’.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë