AKTUALITET

Çmenduria e Ramës/ Pasi shpenzoi 5 mln euro për Kopshtin e Edenit, do japë miliona për hollin dhe sallën e mbledhjeve në kryeministri

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shtator 2025, 21:06

Çmenduria e Ramës/ Pasi shpenzoi 5 mln euro për Kopshtin e

Ndërsa shumë shqiptarë po e festonin Vitin e Ri në mjerim, kryeministri i tyre i përshëndeti me një gotë shampanjë nga një ambient ultraluksoz në oborrin e zyrave të kryeministrisë. Nuk kishte mënyrë më skandaloze për të njoftuar shqiptarët se sapo kishte mbaruar një investim prej rreth 5 milionë euro brenda kryeministrisë për të kënaqur sytë e Edi Ramës.

Projekti i njohur me emrin Kopshti i Edenit është një punim i studios së njohur Precht dhe përbën një nga abuzimet më të mëdha me pushtetin për teka personale. Por edhe pse ka abuzuar me një shumë kaq të madhe, Edi Rama ka urdhëruar zëvendësen e tij, Belinda Balluku, që të firmosë të tjera punime në kryeministri. Këtë herë, me firmë të Ballukut është urdhëruar rikonstruksioni dhe rikonceptimi i sallës së mbledhjeve dhe hollit të kryeministrisë.

Në një njoftim zyrtar thuhet se këto janë pjesë e një marrëveshje dhurimi, por edhe nëse është kështu, nuk dihet se kush e ka bërë dhurimin për të kënaqur sytë dhe dëshirat e kryeministrit që nuk ngopet duke duke jetuar në mes të luksit, pavarësisht se drejton vendin më të varfër dhe më të korruptuar në Europë.

VENDIM nr. 479, datë 1.9.2025

PËR NGARKIMIN E DREJTORISË SË SHËRBIMEVE QEVERITARE PËR PARAQITJEN E KËRKESAVE PËR KRYERJEN E PUNIMEVE DHE NDJEKJEN E ZBATIMIT TË MARRËVESHJES PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT TË RIKONSTRUKSIONIT DHE RIKONCEPTIMIT TË SALLËS SË MBLEDHJEVE DHE HOLLIT TË SAJ NË MJEDISET E KRYEMINISTRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ngarkimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për paraqitjen e kërkesave për kryerjen e punimeve, sipas legjislacionit në fuqi, dhe ndjekjen e zbatimit të marrëveshjes së dhurimit, me objekt realizimin e projektit të rikonstruksionit dhe rikonceptimit të sallës së mbledhjeve dhe hollit të saj në mjediset e Kryeministrisë.

2. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, në funksion të zbatimit të projektit dhe të marrëveshjes së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ngarkohet për kryerjen e procedurave përzgjedhëse për mbikëqyrjen dhe kolaudimin, sipas legjislacionit në fuqi.

3. Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Kryeministria për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë