AKTUALITET

“Çmime reference”, BIRN: Tjetër fushatë rivlerësimi për pronat e patundshme

n.f Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 18:51

“Çmime reference”, BIRN: Tjetër fushatë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka marrë për shqyrtim një propozim të deputetes socialiste, Blerina Gjylameti për të lejuar rivlerësimin për efekt fiskal të pronave të patundshme deri në qershor të vitit 2025. Propozimi i publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë thotë se të interesuarit do të mund të rivlerësojnë çmimin kontabël të pronës individuale apo të biznesit përkundrejt pagesës paraprake të 3% të diferencës. Propozimi i Gjylametit vjen pasi qeveria rriti të ashtuquajturat “Çmime reference” për pronat e patundshme, mbi të cilat llogaritet tatimi mbi të ardhurat personale në rast shitjeje. Kjo është hera e pestë që qeveritë ndërmarrin një nismë të tillë.

Shqipëria vendosi në vitin 2008 për herë të parë një tatim mbi fitimet kapitale në rast të shit-blerjes së pronave të patundshme. Sipas parimit të kësaj takse, nëse një qytetar blen një pronë me 10 lekë dhe e shet, pas disa vitesh, për fjala vjen, 12 lekë, ai detyrohet të paguajë tatim mbi të ardhurat personale për diferencën që është 2 lekë.

Në realitet, duke qenë se në Shqipëri, pjesa më e madhe e pronave kanë pësuar ndërrim pronësie dekada më parë, tatimi mbi fitimin rezultoi i rëndë për shumë prona duke sjellë ngërç në treg. Duke mos pranuar se taksa ishte gabim, qeveria e kohës vendosi të nisë një fushatë rivlerësimi të çmimit të këtyre pronave, duke i ofruar pronarëve të parapaguanin një taksë prej 1 apo 2%. Disa fushata të ngjashme pasuan gjatë kohës së qeverive “Berisha” dhe “Rama”, e megjithatë, ngërçi në treg nuk është zgjidhur ende.

Fushatat e rivlerësimit kanë krijuar nga ana tjetër një pabarazi të dukshme në mënyrën se si shqiptarët taksohen pasi nga këto fushata kanë përfituar para së gjithash individët dhe kompanitë e pasura, ndërsa qytetarët me një pronë kanë rezultuar në pamundësi për të bërë rivlerësimin dhe  rrjedhimisht, të humbur.

Projektligji i propozuar nga Gjylameti parashikon në mënyrë specifike mundësinë e rivlerësimit të pronave nën pronësinë e kompanive. Edhe kjo fushatë me gjasa vështirë se do të zgjidhë ngërçin në tregun e pronave të patundshme për shkak se qeveria, për të shmangur evazionin fiskal, përdor çmime reference për pronat, gjë që bie ndesh me realitetin, pra që vlera e një prone mund të rritet por mundet edhe të bjerë, apo se një apartament i ndërtuar dekada më parë nuk mbart të njëjtën vlerë si një apartament i ndërtuar së fundmi.

Humbësit edhe në këtë rast janë shqiptarët në gjendje jo të shkëlqyer financiare, ata që kanë trashëguar një pronë, fjala vjen, një apartament të viteve 1960 apo 1970, por që tatimin mbi fitimin për rast shitjeje duhet ta paguajnë njësoj si një apartament i ndërtuar në vitin 2024.

Marrë ng BIRN

kuvend blerina gjylameti pasuri te patundshme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë