
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë. Mësohet se në vendimin e marrë ditën e sotme, Gjykata ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e VKM-së së Qeverisë të vitit 2023, që përcaktonte çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi.
Shoqata pretendonte se ky vendim i Qeverisë kishte masë të konsiderueshme dhe jopropocionale vlerën e taksës së ndërtesës, që cenonte lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës private dhe parimin e sigurisë juridike. Në vendim thuhet se në gjykimin e çështjes Gjykata vërejti se argumentet e sjella nga kërkuesa, nuk kishin të bënin me çmimet e referencës të parashikuara nga VKM-ja, por me metodologjinë për përcaktimin e taksave të cilat kanë çmimin e references të ndërtesës, si element përbërës të formulës apo metologjisë së përllogaritjes së tyre.
Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkuese Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e pikës “a.2” të aneksit 1 dhe shkronjës “dh” të aneksit 2 të VKM-së nr. 457/2023 që përcakton çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për bashkinë Tiranë.
Kërkuesja ka pretenduar se parashikimet e mësipërme të cilat kanë rritur në masë të konsiderueshme dhe joproporcionale vlerën e taksës së ndërtesës cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike, në kuptimin e fuqisë prapavepruese të aktit,. parimin e barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit si dhe rezervën ligjore.
Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot më 06.11.2024, vlerësoi se kërkuesja legjitimohet ratione personae për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues, pasi VKM-ja parashikon rregullime që zbatohen dhe prekin drejtpërdrejt ndërtuesit, që janë anëtarë të shoqatës.
Për sa i përket legjitimimit ratione materiae, Gjykata vlerësoi se pretendimet e paraqitura ishin me natyrë kushtetuese, prandaj i shqytoi ato në themel.
Në lidhje me pikën “a.2”, të aneksit 1 të VKM nr. 457/2023, Gjykata shqyrtoi fillimisht pretendimet për cenimin e parimit të sigurisë juridike dhe vërejti se argumentet e sjella nga kërkuesja në thelb nuk kishin të bënin me çmimet e referencës të parashikuara nga VKM-ja nr. 457/2023, objekt i gjykimit kushtetues, por me metodologjinë për përcaktimin e taksave të cilat kanë çmimin e references të ndërtesës, si element përbërës të formulës apo metologjisë së përllogaritjes së tyre.
Në këtë këndvështrim, Gjykata vë në dukje se formula e përllogaritjes së taksave e cila rezulton të jetë e parashikuar në ligjin për taksat vendore të vitit 2006, ndryshuar në vitin 2017 dhe e detajuar në VKM nr. 132/2018 nuk është objekt shqyrtimi në këtë gjykim kushtetues. Ndërkohë që kërkuesi nuk arriti të provonte dhe argumentonte as në kërkesën e tij fillestare dhe as gjatë gjykimit në seancën plenare, se pse çmimet e reja të referencës në vetvete cënojnë parimet kushtetuese të pretenduara prej saj.
Duke pasur parasysh se edhe për pretendimet e tjera për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit, kërkuesja ka paraqitur të njëtat argumente, të cilat në thelb nuk kishin të bënin me çmimin e referencës, por me metodologjinë për përcaktimin e taksave, Gjykata vlerësoi se këto pretendime nuk mund të merren në shqyrtim.
Në lidhje me shkronjën “dh” të aneksit 2 të VKM nr. 457/2023, Gjykata vlerësoi se nuk cenon parimin e sigurisë juridike në drejtim të paqartësisë së normës, pasi dispozita është e qartë në formulimin e saj, sepse i referehet normës 0,2 % indeksim për ndërtimet e reja, për ambiente jo -banimi, për një periudhë 5 – vjeçare në raport me ambientet e banimit.
Ndërsa në lidhje me pretendimin për cenimin e rezervës ligjore për shkak të mungesës së delegimit me ligj sipas nenit 118 të Kushtetutës, Gjykata vlerësoi se dispozita e kundërshtuar (shkronja “dh” e aneksit 2 të VKM nr. 457/2023) është nxjerrë në përputhje me delegimin ligjor të përcaktuar në nenin 21, pika 2 të ligjit për taksat vendore, i cili parashikon se metodologjia për përcaktimin e këtyre taksave do të bëhet nga Këshilli i Ministrave. Shkronja “dh” e aneksit 2 të VKM nr. 457/2023 është një dispozitë që rregullon metodologjinë e taksave për ndërtesën, prandaj edhe ky pretendim është i pabazuar.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi, njëzëri:
– Rrëzimin e kërkesës.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
6 Nëntor15:06
Shpenzimet dhe të ardhurat për vitin 2025, fokus në infrastrukturë
Foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komisioni për Ekonominë dhe Financat të ardhurat dhe ...
n.f
AKTUALITET
6 Nëntor14:39
E rëndë në Mirditë/ 56-vjeçarit i bie një dru në kokë, humb jetën rrugës për në spital
Foto ilustruese
MIRDITË- Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Mirditë. Mësohet se një 56-vj...
n.f
AKTUALITET
6 Nëntor14:39
Vodhi portofolin e një 59-vjeçareje, arrestohet "skifteri" shqiptar në Gjermani
Foto ilustruese
GJERMANI- Një 52-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet gjermane. Mësohet se arrest...
n.f
AKTUALITET
6 Nëntor14:38
Pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”/ Fatmir Pjetri lihet në regjimin “41 biss”, GJKKO rrëzon kërkesën e tij
Foto ilustruese
TIRANË- GJKKO ka marrë vendimin ditën e somte për të rrëzuar kërkesën e anëtarit të ...
n.f
AKTUALITET
6 Nëntor14:37
U kapën brenda magazinës me mbi 2 mijë bimë marijuanë, dënohen me burg 6 shqiptarët në Belgjikë, gjobiten edhe me 8 mijë euro
Foto ilustruese
BELGJIKË- 6 shqiptarë janë dënuar nga autoritet belge. Ata duhet të qëndrojnë në burg për...
n.f
AKTUALITET
6 Nëntor13:53
Dhunimi i nuses nga vjehrra në Devoll, flet bashkëshorti i 63-vjeçares: Nusja është agresive, dhunonte edhe fëmijët!
Foto ilustruese
DEVOLL- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e dhunimit të një gruaje nga vjehrra e saj 63-vjeç...
n.f
AKTUALITET
6 Nëntor13:52
"Të gënjyer nga qeveria, të braktisur nga media", pensionistët protestë para Kryeministrisë: Mjaft me tallje, rrisni pensionet!
Protesta
TIRANË- Penisionistët i ka gjetur kjo e mërkurë sërish në rrugë teksa vijojnë protestat e tyre. Ata vijojn...
n.f
AKTUALITET
6 Nëntor13:51
Me 8 emigrantë në bord /Anija "Libra" niset sërish drejt brigjeve të Shqipërisë, pritet të mbërrijë nesër në portin e Shëngjinit
Foto ilustruese
LEZHË- Anija "Libra" është nisur sërish drejt brigjeve të Shqipërisë. Ashtu si edhe herën e par&eum...