AKTUALITET

Ministri Hoxha përmendi vrasjen e Egli Progës, reagon e motra: Përdhosni kujtimin e vëllait tim duke shtrembëruar dhe fshehur faktet

b.z Përditësimi i fundit 18 Janar 2025, 22:28
Ministri Hoxha përmendi vrasjen e Egli Progës, reagon e motra:
Egli Proga

TIRANË - Motra e Egli Progës ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, i cili në një reagim në rrjete sociale lidhur me ngjarjen e Policit në Tiranë përmendi edhe vrasjen e Egli Porgës në qytetin e Pogradecit.

Ministri Hoxha duke i paralelizuar këto ngjarje me njëra-tjetrën u shpreh se të tilla raste tentohen të fryhen e sipas tij të hidhen aludime për banda inekzistente.

Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga motra e Egli Progës e cila në një reagim në rrjete sociale shkruan se ministri nuk mund të tallet me vrasjen e vëllati të saj, ndërsa ka akuzuar se policia nuk kap kriminelët por lejon që provat të zhduken.

Statusi i plotë i Jonida Progës:

Dy fjalë për Ministrin e Brendshëm
Ti, Ervin Hoxha, që përdhos “ngjarjen e Pogradecit” bashkë me vëllanë tim, lexo dy fjalë nga
motra e Egli Progës, që vajton çdo ditë për të. Që kërkon drejtësi!
Ti, Ervin Hoxha, ministër me ofiqe shteti s’mund të
tallesh me vëllanë tim nën dhe, sikur ai nuk u vra nga një bandë kriminelësh, sikur Egli nuk u
masakrua nga një bandë gjobëvënësish, nga një bandë me lidhje në polici, nga disa banditë me
lidhje në drejtësi, me njerëz deri lart në qeveri.
Policia jote dhe e Rrumbullakut përdhosi kujtimin e vëllait tim në gusht, kur shtrembëroi dhe
fshehu faktet. Ti, me paturpësi të pajustifikueshme, shkruan dhe e bën përsëri sot.
Policia jote nuk i kapi kriminelët Denis Meçe, Arjan Manellari, Leonidha Guçe dhe Voltan
Shkulaku kur masakruan vëllanë tim. I la të lirë të iknin.
Policia jote nuk izoloi vendin e ngjarjes, por i la që provat të pastroheshin dhe zhdukeshin
bashkë me to edhe autorët deri pas mesnate, kur u dorëzuan vetë me negociatorë ‘nga lart’.
Policia jote nuk e gjeti maskarain Denis Meçe derisa atij i doli gjumi dhe e dorëzoi në polici daja
i tij, maskarai tjetër me lidhje politike. Valter Gora quhet, a e njeh?
Policia jote (të paktën njëri inspektor policie) e Pogradecit është e akuzuar nga prokuroria për atë
që ti e quan “dallgë e madhe dezinformimi”. Unë do akuzoj më shumë se një polic, shumë shpejt.
Policia jote dështoi në mënyrë të turpshme për kapjen në flagrancë të kriminelëve kur kjo u pa
live në TV (si iku me makinën e krimit në sy të policëve Arjan Manellari?), ndërsa ti tentove
atëherë dhe vazhdon sot të njëjtin avaz mashtrimi.

A mos po tenton të ushtrosh ndikim të paligjshëm me këtë deklaratë ndaj atyre që po bëjnë
hetimin ti, Ervin Hoxha?

Një vrasje që ndodhi në sy të Policisë që ti mbron, është një vrasje që të implikon ty nëse nuk
bën kthesë ligjore për të bashkëpunuar me prokurorinë dhe nuk bën kthesë publike për t’i
kërkuar falje të gjithëve për këtë dezinformim të poshtër. Ata ishin një bandë gjobëvënësish që
pogradecarët kanë frikë të tregojnë vetëm se ti dhe shokët e tu i mbroni me këto deklarata të
ngrohta për ata.
Ty dhe Rrumbullakut që mendon se shpëtoi nga deklarata e datës 14 gusht, duke ikur fare nga
Policia, ju siguroj se të gjithë ata që vranë vëllanë tim, katër janë në burg dhe të gjithë të tjerët që
ndihmuan në vrasjen e tij me fshehjen e provave dhe që e dhunuan kujtimin e tij pas vdekjes, nuk
do kenë paqe për sa kohë unë jam e gjallë.
Në fund, kam një pyetje për ty si njeri e jo si ministër. Nëse një njeri shumë i dashur, do të masakrohej në një lokal nga katër banditë, çfarë do bëje, nëse ata nuk do kapeshin
nga Policia, por do liheshin të iknin live nga vendi i krimit?
Nëse ti nuk vendos të përgjigjesh, do të përgjigjem unë pa vonesë ligjërisht.

Vrasja e Egli Porgës ndodhur më 10 gusht të këtij viti. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, Egli Proga ka shkuar tek lokali ku ka ndodhur ngjarja, për të pirë. Jashtë lokalit ka qenë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë.

Egli fillimisht është ulur me personin brenda duke pirë me të dhe në këtë moment ka nisur debati me tre personat që kanë qenë duke pire jashtë kur Meçe u afrua duke kërkuar një cigare. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur tek viktima për ta sqaruar se çfarë kishte dhe debati u acarua. Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka shtyrë ose goditur viktimën i cili është rrëzuar.

egli proga

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë