
BUQIZA- Është zbardhur ngjarja e 28 gushtit (dhe pse në njoftimin e policisë koha e ngjarjes shënuar gabim) në Ostren të Bulqizës, ku një 16-vjeçar përplasi për vdekje me motor një grua të moshuar. Mësohet se pas aksidentit, 16-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u ndalua për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Bëhet me dije se hetim është nisur ndaj djalit të viktimës, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ka patur dijeni se nëna e tij është aksidentuar dhe nuk e ka kallëzuar.
Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe dy infermierë pranë Qendrës Shëndetësore Ostren, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë raportuar për dëmtimet e konstatuara në trupin e 82-vjeçares. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen djeshme, në rrugën e fshatit Ostren, ku u aksidentua një 82-vjeçare, ngjarje e cila u raportua fillimisht si rrëzim aksidental.
Ndalohet 16-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se ka aksidentuar 82-vjeçaren, me motomjet dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit.
Nis procedimi penal për djalin e 82-vjeçares për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", dhe për 2 infermierë të Qendrës Shëndetësore të njësisë Administrative Ostren, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Me datë 28.08.2024, rreth orës 23.40, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në fshatin Ostren , aksidentalisht ishte rrëzuar në rrugë shtetasja S.M., 82 vjeçe, dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Bulqizës, menjëherë është ngritur grupi hetimor për verifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Pas hetimeve të thelluara, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe grumbullimi i të gjitha provave materiale, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 82-vjeçarja, rreth orës 20.00, të datës 28.08.2024, ishte aksidentuar nga një motomjet që drejtohej nga shtetasi L.M., 16-vjeç, i cili pas ngjarjes ishte larguar nga vendi i aksidentit.
Në vijim të veprimeve, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L.M., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Po në vijim të hetimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit :
P. M., 56 vjeç, i dyshuar se ka kryer veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", pasi ka patur dijeni se nëna e tij është aksidentuar dhe nuk e ka kallzuar.
I.K., 56 vjeç dhe H.K., 62 vjeçe, me profesion infermierë pranë Qendrës Shëndetësore të njësisë Administrative Ostren, të dyshuar se kanë kryer veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", pasi nuk kanë raportuar për dëmtimet e konstatuara në trupin e 82-vjeçares.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
bulqiza
Artikuj te sugjeruar
M.B
AKTUALITET
30 Gusht09:51
Aksident në autostradën Levan-Vlorë, përplasen dy automjete, çahen barrierat metalike
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Vlorë k...
M.B.
AKTUALITET
30 Gusht09:04
"Një grup shpërndarësish", kapen me kokainë dhe shumë parash në banesë 2 shqiptarët në Itali
ITALIA- Dy shqiptarë të moshave 39 dhe 43-vjeç janë arrestuar nga karabinierët e Bolonjës në Itali, si anëtar&e...
M.B
AKTUALITET
30 Gusht08:57
Tentoi të abuzonte me të miturën pranë këndit të lojërave, arrestohet 71-vjeçari në Maliq
MALIQ- Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq nga ku raportohet se një 71-vjeçari ka tentur të përdhunojë një...
M.B.
AKTUALITET
30 Gusht08:40
"Hapen listat e të zhdukurve!" E rëndë në Itali, 43-vjeçari shqiptar po kërkonte tartuf, por gjen një kafkë njeriu!
Foto nga vendi i ngjarjes
ITALIA- Një 43-vjeçar shqiptar është përballur me një situatë të rëndë n...
M.B.
AKTUALITET
30 Gusht08:32
"Pasi i dhunoi, u mori paratë dhe sendet me vlerë", 40-vjeçari shqiptar grabit nënë e bijë në Greqi
GREQIA- Një 40-vjeçar shqiptar ka grabitur nënë e bijë në dy banesa të ndryshme në Greqi. Mediat greke raportoj...
M.B.
AKTUALITET
30 Gusht08:23
Po trafikonin kokainë drejt Romës, arrestohen 2 korrierët shqiptarë, sekuestrohen 50 mijë euro cash
ITALIA- Autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë finalizuar mbrëmjen e djeshme aksionin në L'Aquila, me ndihmën e kolegëv...
M.B.
AKTUALITET
30 Gusht08:10
Përfshihet nga zjarri gjatë natës kati i dytë i banesës në Berat, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike
BERAT- Kati i dytë i një banese është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Uznovë&rdq...
M.B.
AKTUALITET
30 Gusht07:31
"Arritën të gjeneronin 10.3 miliardë lekë të ardhura!" Ujësjellësit/ 91% e subvencioneve të qeverisë shkuan për borxhe energjie
TIRANA- Shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve në vend arritën të gjeneronin 10.3 miliardë lekë të ardhura n&eu...