AKTUALITET

Mjekoi Dumanin në arrati, rrëfehet kirurgu: Më thanë të mos tregoj se ç'pashë

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 17:30

Mjekoi Dumanin në arrati, rrëfehet kirurgu: Më thanë të

Një mjek kirurg rrëfeu në Gjykatën e Posaçme, si kishte vizituar në fshehtësi në një apartament në Fier të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, teksa kishte një plagë të freskët plumbi në trup.

I thirrur nga SPAK në procesin ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”, mjeku Julian Malaj tha se nuk e njihte personin që kishte vizituar dhe as që e dinte se ishte Nuredin Dumani. Në të njëjtin apartament Dumani u arrestua nga policia, ku po fshihej pas atentatit ndaj tij në aksin rrugor Elbasan-Peqin, për të cilin vetë i penduari ka treguar se ka shquar Talo Çelën mes atentatorëve.

Nga karrigia e dëshmitarit kirurgiu tha se kishte qenë ora 09:30 kur e kishte telefonuar dikush dhe e kishte kërkuar për një vizitë në shtëpi.

“Më mori me makinë një person që nuk e njihja, që çalonte. Më çoi në ca rrugica që nuk po i kuptoja se ku po shkoja. U futëm në një garazhe më pas përdorëm ashensorin për t’u ngjitur në një apartament. Aty më thanë që çfarë do shikosh atje nuk do e tregosh, nuk ke punë me fjalë jashtë”, rrëfeu dëshmitari.

Më tej ai tha se në apartament në një shtrat kishte parë një person të fashuar në pjesën shpinës.

“Ishte një kaçurrels. Unë thashë që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri pranë shtyllës kurrizore. Kishte vetëm plagë hyrëse. Plumbi kishte hyrë, por nuk kishte dalë. Nuk mund ta kuptoje trajektore, por mendova se mund t’i kushte prekur edhe mushkërinë”, u shpreh Malaj.

Duke ju referuar ashensorit, kirurgu tha se apartamenti ishte në kat të pestë, por se në cilën zonë të Fierit nuk mund ta lokalizonte. Sipas tij, në apartament në të njëjtën kohë ishte edhe Bledar Bërdalli, një teknik laboratori, si edhe një vajzë. “Unë nuk fola me të plagosurin, tha dëshmitari në përgjigje të pyetjeve. As një minutë nuk zgjati qëndrimi im aty. Kur u ktheva për në spital pashë një mjet që më ndiqte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë atë ditë”, tregoi ai.

Pas arrestimit të Nuredin Dumanit, marsin e vitit 2024, mjeku Malaj dhe 3 persona të tjerë u proceduan penalisht nga Prokuroria e Fierit për “moskallëzim krimi”. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë