AKTUALITET

Mjeku: E vërteta tronditëse për origjinën e koronavirusit dhe vdekja misterioze e shkencëtarit

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 09:51

Mjeku: E vërteta tronditëse për origjinën e koronavirusit

I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV me Flavio Qarrin, mjeku kardiokirurg Edvin Prifti, një figurë e njohur për qëndrimet e tij kritike gjatë pandemisë së COVID-19, ka zbuluar prapaskenat që e shtynë të kundërshtonte narrativën zyrtare që në momentet e para të krizës globale shëndetësore.

Sipas tij, informacioni që ai zotëronte sugjeronte që në dhjetor të 2019-ës se virusi kishte shenja të një ndërhyrjeje artificiale. Duke folur për betejën e tij publike, doktor Prifti theksoi se pozicionimi i tij nuk ishte i rastësishëm, por i bazuar në të dhëna të siguruara përmes një rrjeti ndërkombëtar shkencëtarësh, me të cilët ai mbante kontakte të vazhdueshme.

Ai shpjegoi se si pjesë e një komuniteti të vogël por elitar kërkuesish shkencorë, ai kishte akses në informacione që nuk ishin të disponueshme për publikun e gjerë.

Në qendër të këtij rrjeti informativ ishte lidhja e tij me profesorin e ndjerë kanadez, Frank Plummer, i përshkruar nga Prifti si “shkencëtari numër një i koronaviruseve në botë”. Prifti përmendi se Plummer, me të cilin kishte bashkëpunuar vite më parë në Toronto, u gjet i vdekur në rrethana misterioze në një hotel në Nairobi në fillim të vitit 2020. Ishte pikërisht Plummer ai që e kishte përfshirë mjekun shqiptar në një listë komunikimi ku shkëmbeheshin të dhënat më të fundit në kohë rekord.

Edvin Prifti: Mbase, ju më bëtë një pyetje, a i festoni fitoret? Po, fitorja është kur shpëton një jetë. Po atë e festoj. Kënaqem, shkoj në shtëpi i kënaqur, ashtu sikurse dhe i hidhëruar kur nuk e fitoj atë betejë dhe beteja është me vdekjen. Dhe padyshim që ne e kemi për detyrë në kultivimin tonë si mjek, duhet të jetë pjesë e kultivimit të një mjeku që të luftojë kundër vdekjes dhe të luftojë për jetën, për ta fituar atë dhe sigurisht edhe në një situatë globale, pandemike, me problematikat e saj, çdo mjek, nga më i thjeshti deri te më i evoluari dhe më i nxëni, më i dituri, duhet të japi kontributin, kontributin e tij, për të fituar qoftë edhe një jetë më shumë. Kush, kush shpëton një jetë, ka shpëtuar botën.

Shiko, unë jam marrë shumë, merrem shumë me kërkimin shkencor, në 30 vjet eksperiencë, edhe jashtë vendit, kam fituar çmime shumë të rëndësishme në lidhje me këtë fushë dhe neve kemi një komunitet, është një komunitet botëror ëh i kufizuar, nuk janë shumë njerëz dhe sigurisht që neve kemi shkëmbime informacione të herëpashershme. Dhe unë që në fillim kisha informacion që këtu kishte një diçka problematike.

Për më tepër edhe 25 vjet përpara unë jam marrë, kam fituar edhe një çmim bashkë me dy kolegë të tjerë, ndër të cilët më kryesori më pas u bë rektor i Universitetit të La Sapiencës, ku unë kam, kam studiuar dhe jam marrë pikërisht me terapinë gjenetike kirurgjikale. Për aq sa më takonte mua për zemrën, shumë e ngjashme me terapinë gjenetike që u improvizua si vaksinë më pas. Dhe që në atë kohë unë kisha informacion në bazë të kontakteve që kisha me disa personalitete, sidomos më kryesori që sot nuk jeton më. E gjet i vdekur në rrethana misterioze në një hotel në Nairobi. Sot ka edhe bustin përballë qendrës ku ai punonte në Winnipeg laboratori në Ontario, profesor Frank Plummer, i cili ishte që nga viti 2011, ishte shkencëtari numër një i koronaviruseve në botë. Me të cilin unë kisha bashkëpunuar në vitin 2003-2004 kur punoja në Toronto, dhe kishim pikërisht këto projekte të biologjisë molekulare për terapinë gjenetike kirurgjikale, që ishte ai personi që ishte interlokutori me kardiokirurgjinë. Dhe unë kisha kontakte dhe kë do pyesja?

Kur shikonim, kur shikonim këta njerëz të cilët prisnin në stacionet e autobusit në Vuhan dhe binin në tokë, unë do pyesja pikërisht atë dhe unë ndodha rastësisht në këto komunikime. Ai më futi në një listë e-mail, ku neve komunikoheshim dhe unë merrja informacion në kohë rekord, në kohë rekord.

Bile më mbahet mend që kur në dhjetor kur u identifikua për herë të parë materiali gjenetik i koronavirusit në dhjetor të vitit 2019, një grup studimor indian, mua më erdhi materiali dhe ata hidhnin idenë që, jo hidhnin idenë, por kishin vërtetuar që në koronavirus ishin një segment i furinës, dhe segmenti i furinës nuk është tipik për koronaviruset, por është për AIDS-in. Dhe që aty dhe që aty ata hodhën idenë që ky ishte një interpozicion gjenetik artificial i prodhuar në mënyrë inxhinierike. Dhe ky, ky artikull, ky studim ka qëndruar vetëm për katër orë. Mbas katër orësh u zhduk menjëherë nga interneti dhe unë e kam atë sepse arrita e shkarkova.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë