
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural mbajti sot dëgjesën publike për projektligjin “Për gjuetinë” me aktorë interesi OJF/ORG me fokus kryesor mbrojtjen e mjedisit dhe faunës së egër.
Mbledhja ishte e përbashkët me Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Sipas projektligjit të ri për gjuetinë, pas moratoriumit, monitorimi i zonave te mbrojtura pritet t’i kaloje pushtetit vendor.
Deputetët e mazhorancës, përfshi kryetarët Anila Denaj dhe Blendi Klosi u shprehën dakord me këto ndryshime, që moratoriumi i gjuetisë t’i kalonte për menaxhim pushtetit lokal, pasi i ka mundësitë.
Kurse nënkryetari Blendi Himçi, deputet i PD-së, ngriti disa pyetje dhe dyshime në lidhje me pushtetin vendor dhe kapacitetin e tij.
“Nuk shikojmë rritje të kontrollit të territorit. Ngrihet pyetja nëse bashkitë i kanë kapacitetet dhe mundësitë për ta kontrolluar edhe moratoriumin e gjuetisë. Duhen parë kapacitetet reale nëse ekzistojnë këto mundësi sepse shohim edhe problematika dhe vështirësi në kontrollin e territorit. Problem mbetet edhe kontrolli i gjuetisë së paligjshme. Po flasim për kontrollin e gjuetisë së paligjshme”, tha ai.
Kurse në emër të kryetarëve të Bashkive foli kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, i cili parimisht u shpreh dakord me ndryshimet për ligjin e moratoriumit të gjuetisë dhe kalimit të tij në kompetencat e pushtetit lokal.
“Jemi njohur me draftin dhe me projektligjin. Kemi ditë që kemi ndaluar edhe gjuetinë në bashki. Është një ligj i mirë, sidomos për zonat specifike të gjuetisë dhe në këtë proces. Bashkitë i kanë aftësitë, kompetencat dhe mundësitë për t’i kontrolluar, kemi edhe Inspektoriatet e Pyjeve dhe të tjerat në territor, për ta monitoruar dhe për të qenë në shërbim të zbatimit të ligjit nga pushteti vendor. Deri tani kemi treguar se menaxhimi i pyjeve ka qenë i mirë, ka vullnet edhe për shtim të të ardhurave dhe kjo konvergon edhe me draftin e këtij ligji”, tha Llatja mes të tjerash.
“Në parim jam dakord me projektligjin, i cili rregullon atë që deri tani ka qenë i ndaluar dhe rregullimi është bërë i saktë”.
Kryetarja e komisionit, njëkohësisht ish-ministrja Anila Denaj, u shpreh dakord me këtë projektligj, duke theksuar se i shërben edhe decentralizimit, pasi ishte normale që moratoriumi i gjuetisë të kontrollohej nga vetë Bashkitë, por duheshin parë me kujdes vetëm çështja e ndarjes së pushteteve.
“Ne e kemi konsultuar këtë projektligj, në kuadër të decentralizimit dhe mendojmë se i shërben bashkive edhe për ta menaxhuar edhe për të rritur të ardhurat. Dhe në kuadrin e decentralizimit mendojmë se i shërben menaxhimit të zonave nga institucionet lokale. Por këtu duhet të marrim parasysh edhe çështjen e ndarjes së pushteteve”, tha Denaj.
Në emër të Bashkive, kryebashkiaku Llatja garantoi se institucionet lokale i kishin kapacitetet.
“Bashkitë i kanë kapacitetet dhe i afrojnë mundësitë për ta menaxhuar, ka inspektoriate dhe institucione që mund ta realizojnë”, tha ai.
Në lidhje me kontrollin e territorit Llatja tha:
“Do bëhet një plan menaxhimi 10-vjeçar për ta kontrolluar sa më mirë çështjen e menaxhimit të pyjeve. Më tej do inventarizohet gjithçka, kafshët, shpendët, sa do lejohet gjuetia dhe si do menaxhohet shtimi i tyre”.
Deputeti i PD, Xhelal Mziu, ngriti shqetësime për mënyrën e ndarjes së licencave për gjuetinë dhe vendosjes së gjobave për gjuetinë e paligjshme, pasi mund të kishte selektivitet me motive politike. Ai kërkoi monitorimin e ligjit dhe procesit nga Bashkimi Evropian.
“Bashkitë mendoj se kanë kapacitetet e nevojshme, por ligji duhet t’i nënshtrohet kontrollit edhe nga instancat e bashkimit Evropian. Unë jam i shqetësuar vetëm për dy çështje, dhënien e licencave që bëhet nga kryetari i bashkisë, dhe mund të ketë selektivitet, si dhe ajo e vendosjes së gjobave”, tha deputeti.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Dhjetor13:37
Plumbat ndaj biznesit/ Zbardhet ngjarja! Babë e bir autorët e dyshuar, njëri në pranga tjetri në kërkim
Policia e Kukësit ka zbardhur dinamikën e ngjarjen së ndodhur më 27 nëntor, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim t&eu...
AKTUALITET
3 Dhjetor13:31
Skandali me kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta/ Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës
Auditimi i KLSH-së mbi zbatimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e hemodializës ka zbuluar probleme serioze që prek...
AKTUALITET
3 Dhjetor13:12
Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë
Një lokal është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lezhë. Blutë bëjnë me dije se zjarri ka r&eu...
AKTUALITET
3 Dhjetor12:27
Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet 23-vjeçari në Durrës
Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi duke drejtuar makinën në efekti e lëndëve narkotike,...
AKTUALITET
3 Dhjetor12:12
Ndërron jetë ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi
Ka ndërruar jetë ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi.
Lajmin e ka dhënë Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult,...
AKTUALITET
3 Dhjetor11:54
Përplasi për vdekje 67-vjeçarin, arrestohet oficeri i policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv, i cili përplasi për vdekje një shtetas. Polici me iniciale D. Q., me detyr&...
AKTUALITET
3 Dhjetor11:32
EMRAT/ Zgjidhen 9 anëtarët e KED për vitin 2026
Është hedhur këtë të hënë, në ambientet e Presidencës shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të K...
AKTUALITET
3 Dhjetor11:23
Artan Hoxha zbardh paktin e fshehtë mes shtetit dhe krimit: Bashkohen kur vjen fushata zgjedhore
“Mos e quani më kronikë e zezë. Kronika nera e kanë pasur italianët dhe e kishin të vendosur një kolonë atje, n&...
AKTUALITET
3 Dhjetor11:18
Abuzimi me tendera te AKSHI, SPAK avancon me hetimet
Gjate dy javëve të fundit dhjetra punonjës të AKSH në institucionin qëndron, por edhe të deleguar pranë disa ministriv...
AKTUALITET
3 Dhjetor11:13
Ia mori jetën me grushte ndërtuesit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e djalit të ish-anëtares së KLP-së
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Rei Metës djalit të ish-anëtares së KLP, Nurihan Meta, i cili u dënua nga Apeli ne qe...