AKTUALITET

Monologu i Florian Binajt- Shite votën 50 milionë, sa VIP-at e ekranit, por...

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 21:12
Monologu i Florian Binajt- Shite votën 50 milionë, sa VIP-at e

Prezantuesi i emisionit investigativ ‘Piranjat’, në Syri TV, Florjan Binaj, monologun këtë puntatë ia ka dedikuar shit-blerjes së votave, një fenomen demokraci-vrasës që zotëron në Shqipëri gjatë periudhë së zgjedhjeve.

‘Kjo javë që iku dhe kjo javë që vjen janë ‘javët e merkatos së madhe’, por ndryshe nga futbolli ku skuadra paguan shuma të mëdha për të blerë lojtarët më të mirë, në merkaton tonë të madhe, partia paguan shuma të mëdha për të blerë lojtarët më të dobët, ata që i vetmi gol që dinë të bëjnë është t’ja fusin golin popullit siç ja kanë fut këto 33 vite...

Kemi javën e modës në Milano, kemi javën e çmimeve Oskar, java e artit diku tjetër në botë dhe kemi javët e shitblerjes së votave. Me qindra patronazhistë, aktivisti, servilatorë, sekserë, drejtorë e punonjës administrate, kanë dalë në ‘Pazar’ për të mbledhur karta identiteti e për të të blerë vota. Por sado ka rënë euro dhe është forcuar leku, ju që do e shisni votën nuk do merrni më 50 mijë lekëve të vjetra, ose sa 33 bidona uji, ose sa 19.4 kg qepë, ose sa 17.2 kg domate.

Një 4 vjeçar elektoral ka rreth 1460 ditë. Ti i shet këto për 50 mijë lek...që i bie, 340 lekë të vjetra në ditë...Me 340 lek nuk blen dot as një çamçakiz, nuk blen dot as një biletë urbani. Por, me 340 lekë në ditë ai të merr me qera jetën dhe të shëmb shtëpinë, të heq dritat po nuk i pagove 1 muaj, të fut dhe në burg, s’të krijon asnjë mundësi për rininë dhe të rinjtë marrin rrugët e botës. Të rrit taksat, të pret pemët sepse do bëhet një ndërtim i vogël, të rrit ujin, të heq nga puna nëse nuk poston budallaliqet e eprorëve.  Nëse të duken pak kaq, mos harro se dikujt tjetër që nuk ka marrë lekë për ta shitur votën mund ti bëjnë edhe më keq se kaq, të bën çfarë ti dojë qejfi, të gënjen në darkë në emisionet politike, të shkel me këmbë e të bullizon; të tallet me ty hapur e të thotë ‘qepe gojën’, se unë kam fituar zgjedhjet.

Nëse një ditë do sëmuresh keq, me atë 340 lekshin do kurohesh në spital. Nëse një ditë do të të shëmbin shtëpinë, me atë 340 lekshin do blesh shtëpinë e re. Nëse një ditë do të heqin nga puna, ty ose gruan, me atë 340 lekshin do e shtyni muajin ose muajt! Mbas 4 vitesh që ti e ke investuar atë 50.000 lekshin e vjetër, ai ose ata do vijnë prapë të të puthin dorën për 1 muaj, të të vë tallava e kërcen me ty...na dhe 340 lek të tjera.. biles këtë vit ta bëj 350 lekë dita…se këto 4 vite atyre që ua shite votën u është trashur qafa dhe zerot në llogarinë bankare ndërsa ty o banor i thjeshtë i këtij vëndi, të janë shtuar thinjat, borxhet, rrudhat dhe të janë paksuar dhëmbët!!! Dhe vazhdon i njëjti stil prej 33 vitesh…herë majtas, herë djathtas, herë majtas e djathtas bashkë…

Ata që e justifikojnë shitjen e votës me teorinë se ky popull është i varfër, gënjejnë sepse të varfër ju kanë lënë këta që keni votuar! Ata që e justifikojnë shitjen e votës duke thënë se ky popull nuk ka zgjedhje, prapë gënjejnë. Ka mundësi për të zgjedhur, ose mund të votosh kundër, por jo ta shesësh.Dhe aq më tepër, mos e çoni votën dëm duke pritur që ata që nuk punuan për ju 33 vjet, do e bëjnë tani…provoni njëherë të rinjtë! Vota nisi të shitej aty ku kishte varfëri, dhe sot e ka kthyer këtë vënd në skllavëri. Vota shitet më shtrenjtë aty ku ka shpresë dhe lirë fare aty ku ka injorancë. Shitja e votës vret demokracinë. Në pseudo demokraci me komunizëm dixhital si tek ne, ka vetëm një ditë ku populli ka pushtetin në dorë, 1 herë në 2 vjet, te kutia e votimit. Dhe ti po e shet të ardhmen e vëndit, tënden, të fëmijëve të tu, të nipërve dhe mbesave të tua, për 340 lek të vjetra në ditë? Shite 50 milionë, sa ç’është pazari i votës i VIP-ave të ekranit, por nëse nuk ta blen njeri aq shtrenjtë dhe nëse nuk e do veten, mendo që pjesa tjetër e kombit, nuk ta ka për borxh këtë gjë!’

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë