AKTUALITET

Monopolet e internetit në pallate, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar

n.f Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 07:34
Monopolet e internetit në pallate, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim
Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës vendosi në muajin maj hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit, ndaj ndërmarrjeve të administrimit dhe ndërmarrjeve të internetit në rezidencat e banimit që këto ndërmarrje ushtrojnë veprimtarinë.

Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2020 deri në 10 maj 2024. Ky vendim erdhi në vijim të procedurës së hetimit paraprak, që filloi në fillim të vitit 2024, pas ankesave të depozituara pranë Autoritetit të Konkurrencës, mbi problematikat në zgjedhjen e ofrimit të shërbimit të internetit pranë komplekseve të pallateve në kryeqytet.

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se në rezidencat e banimit në Tiranë, ndërmarrjet e administrimit menaxhojnë infrastrukturën e shërbimit të internetit. Për më tepër, këto ndërmarrje bëjnë lidhjet me kompanitë e ofrimit të shërbimit të internetit dhe banorëve të cilët duan të përfitojnë këtë shërbim. Në të tilla kushte, ndërmarrjet e administrimit kanë ndikim në tregun e ofrimit të shërbimit të internetit në rezidencat ku ata operojnë.

Nga informacioni i administruar nga ndërmarrjet që ofrojnë shërbimin e internetit, është evidentuar se ekzistojnë problematika për kufizimin e aksesit nga ndërmarrje të tjera të administrimit në rezidencat e banimit në qarkun e Tiranës.

Nga hetimi paraprak, janë evidentuar raste tipike të abuzimit me pozitën dominuese përkatëse nga disa shoqëri administrimi. Abuzimet përfshijnë mosdhënien e aksesit në mjediset e përbashkëta për operatorët e interesuar, apo aplikimi i kushteve dhe tarifave të ndryshme, për operatorë të ndryshëm. Disa kompani të ofrimit të shërbimit të internetit në procedurën hetimore janë shprehur se nuk lejohen të vendosin infrastrukturën e tyre dhe të ofrojnë shërbim në disa rezidenca banimi.

Duke u nisur edhe nga fakti se disa nga ndërmarrjet e administrimit kanë aksionarë të përbashkët me kompanitë e shërbimit të internetit e internetit, ushtrojnë veprimtarinë në të njëjtën rezidencë banimi, duke sjellë kështu një integrim vertikal, për Autoritetin e Konkurrencës ngrihen dyshime që në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit mund të këtë shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.

Monopolet e ofrimit të shërbimit të internetit me linja fikse nuk janë të rralla në godinat e banimit në Tiranë. Shpeshherë, vetë firmat ndërtuese ose kompanitë e administrimit japin të drejtën e vendosjes së infrastrukturës së lidhjes për një ofrues të vetëm shërbimi, duke penguar kompanitë e tjera. Një praktikë e tillë iu heq banorëve e pallateve mundësinë e zgjedhjes dhe i detyron t’i marrin shërbimet e komunikimit fiks, si internet, IPTV apo telefoni nga një ofrues i vetëm shërbimi.

Marrë nga Monitor

autoriteti i konkurrencës monopole

autoriteti i konkurrencës

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë