AKTUALITET

Morën dy mijë euro për të fshehur aksidentin, SPAK çon në gjyq ish-shefin e Rrugores dhe dy vartësit

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 16:38

Morën dy mijë euro për të fshehur aksidentin, SPAK

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.91/1 të vitit 2023, në ngarkim të pesë të pandehurve, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të organeve të drejtësisë, të parashikuara nga nenet 319, 319/ç dhe 25 të Kodit Penal. 

Të pandehurit 

Roven Zeka, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal. 

Sokol Novaku, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë Rrugore, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.  Edison Tabaku, Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal. 

Ergest Vrioni, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.  Bledi Belba, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal. 

Rrethanat e faktit 

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 16 prill 2025, pas një aksidenti rrugor që ka ndodhur në në orën 07:30, në Tiranë, janë përfshirë dy mjete, njëri i drejtuar nga shtetasja, Anisa Vrioni dhe tjetri nga shtetasi Andri Koçi. Personat që ndodheshin në mjetin e drejtuar nga ky i fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. 

Shtetasja Anisa Vrioni është shoqëruar në orën 10:00 në Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, duke u lënë e lirë në orën 13:00. Pas kësaj, ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Veprimet hetimore në lidhje me këtë rast janë kryer nga i pandehuri Edison Tabaku, i cili kishte njohje të hershme me bashkëshortin e Anisës, të pandehurin Ergest Vrioni. 

I pandehuri Edison Tabaku, ka kërkuar dhe ka marrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga i pandehuri, Ergest Vrioni shumën e parave prej dyqind mijë lekësh. I pandehuri Edison Tabaku në kërkimin dhe marrjen e kësaj shumë ka vepruar  në bashkëpunim me dy eprorët e tij, të pandehurit Roven Zeka dhe Sokol Novaku, të cilët e kanë kërkuar dhe marrë këtë shumë parash, me qëllim mosarrestimin e shtetases Anisa Vrioni. Bledi Belba ka ndërhyrë tek Roven Zeka dhe e ka ndihmuar Ergestin me shumën prej 1000 eurosh, për t’ia kaluar të pandehurve, me qëllimin për të mos arrestuar bashkëshorten e tij. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë