AKTUALITET

Mori peng Ervis Xhixhën, në bashkëpunim me ish-presidentin e klubit të Kamzës dhe 5 të tjerë, arrestohet 40-vjeçari

M.B. Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2025, 11:28

Mori peng Ervis Xhixhën, në bashkëpunim me ish-presidentin e

TIRANA- Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me 7 persona të tjerë, mes tyre ish-kreu i Klubit të Futbollit të Kamzës Naim Qarri, morën peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanosën për dhënie pasurie, duke i kërkuar një shumë prej 70 mijë euro. Mësohet se në momentin e ndalimit Fredi Keta, banues në Tiranë, u ka dhënë punonjësve të Policisë gjeneralitete të rreme. Bëhetme dije se ndaj tij është caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “The Debt”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Në muajin korrik 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i hoqi lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanosi atë për dhënie pasurie, vihet në pranga 40-vjeçari. Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari i ka dhënë punonjësve të Policisë, gjeneralitete të rreme.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin F. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “The debt”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi F. K. akuzohet se në muajin korrik të vitit 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Gjatë operacionit, në muajin korrik 2024, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerët.

Çfarë dihet?

Policia zbardhi pengmarrjen e 35-vjeçarit për lirimin e të cilit u kërkuan 70 mijë euro. Në listën e personave në kërkim doli sërish emri i Hektor Xheçukës, i konsideruar si një person që është i pozicionuar në grupin e Ervis Martinajt, ndërkohë që i përfshirë në këtë ngjarje doli edhe ish-kreu i Klubit të Futbollit të Kamzës, Naim Qarri.

Mësohet se Hektor Xheçuka, është përfshirë në një pengmarrje bashkë me ish-presidentin e Klubit të Kamëz, Naim Qarri dhe 5 persona të tjerë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Policia e Tiranës thotë se kishin marrë peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për t’i marrë 70 mijë euro.

ervis xhixha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë