‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për avokatin Bardhi Koçi që akuzohet se ka marrë ryshfet për të ndikim te gjyqtari. Vetë avokati, në seancë gjyqësore i ka mohuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa në përfundim të seancës nuk e ka komentuar vendimin e gjykatës.
“Kontrolli i banesës në të cilën nuk u gjet asnjë send kompromentues, është i paligjshëm, pasi ishte pa vendim gjykate. Duhet të provoni faktin se cili gjyqtar apo prokuror mund të jetë korruptuar me 1000 euro. Kush korruptohet me kaq para?”, ka thënë ai në gjyq.
NJOFTIMI I GJKKO:
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit të arrestuar Bardhi Koçi”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 248, 228 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 29, datë 03.03.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të hetuarit Bardhi Koçi, i biri i Emin dhe i Lalote, i datëlindjes 29.01.1957, lindur në ****, dhe banues në ****, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile i martuar dhe me dy fëmijë, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.
2. Urdhërohet policia gjyqësore dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
Sipas SPAK avokati Bardh Koçi kur ishte i punësuar si auditues i KLSH mori ryshfet nga një grua që ishte nën hetim. Avokati kërkoi 4 mijë euro ryshfet për të ndikuar në vendimin e gjyqtarit, që po shqyrtonte çështjen ndaj shtetases Pranvera Meshi. Në njoftimin e SPAK thuhet se ai ka marrë prej saj në formën e përfitimit të parregullt shumën paraprake prej 1000 (një mijë) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.
ITALI- Një bandë ‘skifterësh’ shqiptarë janë ndaluar nga Policia e Bolzanos në Itali, pasi ishin të pë...
FIER- Policia në Fier ka vendosur nën hetim një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar fotografi intime të një djali 18 vje...
TIRANË- Viti 2024 nuk ishte një vit i mirë për prodhimin e energjisë me një rënie prej 10.9 për qind të prodhimit...
aksidenti LIBRAZHD- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotoli...
BERAT- Varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit janë dëmtuar prej disa ditësh. Bëhet e ditur se disa persona gjatë natë...
GJERMANI- Një alarm për sulm terrorist është ngritur mesditën e sotme në Mannheim, në Gjermaninë perëndimore, pas...
Foto ilustruese TIRANË - Zhvillimet në buxhetin e shtetit vijuan të jenë pozitive në rritjen e të ardhurave në janar 202...
KURBIN- Jetmir Llanaj i shpallur në kërkim për gjobvënie ndaj bizneseve ka rënë në prangat e policisë së Kur...
Efektivët TIRANË - Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë "arrest me burg", për tre efektivët e ...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia ka zbardhur më shumë detaje lidhur me rastin e vdekjes së Mentor Palokajt, vëllait të Unikkat...