AKTUALITET

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe miliarda euro

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Qershor 2026, 14:20

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën

SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe të pastrimit të produkteve të veprës panelë.

“Në Shënjestër” ka siguruar detaje nga hetimi i Prokurorisë së Posaccme ndaj grupit.

Sokol Bibaj dhe Salvatore Aliu të cilët janë në një ortakëri të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Njëri në rolin e porositësit të kokainës dhe tjetri në rolin e dërguesit të sigurt të drogës nga Ekuadori në drejtim të Evropës, ku edhe këto ato që tradhtuan këtë ortakëri janë bisedat midis tyre në Sky Ecc.

“Salvatore Aliu dhe Sokol Bibaj, bisedojnë mbi kapacitetet që kanë përsa i përket drogës. Salvatore i thotë se në fillim ka vuajtur shumë. Ndërkohë që thotë se aktualisht ndodhet në një pozicion shumë të mirë dhe se çdo javë nis 1 ose 2 tonë kokainë. Ndërsa nga ana e tij Sokol Bibaj i thotë se vetë bën edhe 8 tonë kokainë në javë. Madje gjatë njërës prej bisedave Sokol Bibaj, thotë se ‘do e drogojmë Evropën’”, thuhet në dosjen e SPAK.

Por ashtu si në rastin e Salvatore Aliut, i cili ka si emisar të tij të punëve të brendshme vëllain e tij, Isa Aliu, edhe Sokol Bibaj ka eminencën e tij të pastrimit të parave në Shqipëri. Ai është vëllai i tij, Nikollë Bibaj. I cili merret eksluzivisht me pastrimin e parave. Ndërkohë që vëllai tjetër i tyre, Shpëtim Bibaj, del se ka investuar në biznese dhe ka pasuri të konsiderueshme, të cilat datojnë pikërisht në periudhën kur vëllai i tij Sokol Bibaj zhvillonte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. Ku edhe në rastin e vëllezërve Bibaj, ajo që vihet re është investimi i parave në fushën e ndërtimit. Investime të shumta të cilat edhe këto kapin vlerën e dhjetëra milion eurove.

Listë e gjatë e pronave të paluajtshme, ku dallojnë me qindra apartamente, poste parkimi, apo edhe rezidenca në zonat më in të bregdetit shqiptar.

Ndërkohë ajo që vihet re është se pavarësisht se janë subjekte të dyshuara të lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike, që nga viti 2020, koha kur Policia e Shtetit referoi rastin në Prokurorinë e Posaçme, këta individë jo vetëm kanë vazhduar normalisht aktivitetin, por kanë rritur edhe investimet e tyre me gati 100 fish, duke mos u kujdesur aspak se mund të ishin në rrjetën e drejtësisë. Ashtu siç edhe ndodhi, kur tashmë pasuritë e tyre janë subjekt i sekuestrimit nga SPAK.

Një operacion që në vetvete tregon edhe ndikimin që paraja e pisët ka në sektorin e ndërtimit dhe se si në fakt apartamentet në Tiranë dhe gjetkë, nuk po blihen nga qytetarët e ndershëm, por nga krimi i organizuar, që jo vetëm ka krijuar një stok të madh banesash, por fsheh aty edhe paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Siç është edhe rasti i vëllezërve Aliu që kujdesen që paratë t’i fshehin në kthina apartamentesh të blerë prej tyre, apo i vëllezërve Bibaj, që rezultuan të kishin në pronësi të tyre dhjetëra apartamente dhe poste parkimi.

Ku siç do të shikohet edhe më tej, anëtarë të familjes Aliu do të përfshihen edhe në krime, sikundër është rasti i Oukled Aliu (El Ouejd) që rezulton të jetë nipi i Salvatore Aliut, kokës së grupit kriminal me bazë ndërkombëtare në trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në drejtim të Evropës.

Oukled Ouejd që sot është në kërkim për vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Ngjarje kjo e ndodhur më 30 Nëntor 2025, në një pikë karburanti.
Ku shkak për vrasjen e biznesmenit 43 vjeçar mendohet se u bë konflikti për një borxh të madh që 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur edhe si ‘Kiço’ apo ‘Oliver’, kishte me biznesmenin.

Ku thuhet se rreth 10 ditë para vrasjes, në ambientet e karburantit ‘Xhaxhi Oil’, biznesmeni Mëhalla dhunoi ortakun e tij, pasi nuk ishte finalizuar një marrëveshje tregtare prej rreth 700 mijë eurosh.

El Ouejdi që thuhet se ofroi si kompensim katër apartamente në Tiranë, të cilat sipas të dhënave paraprake kishin probleme pronësie, çka çoi në tensionimin e situatës midis tyre.

Sipas dosjes së SPAK, të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’. El Ouejdi është një nga personat kyç të përfshirë në veprimtarinë e dajës së tij, Salvatore Aliu.

Kjo pasi El Ouejdi, është personi kryesor që pret në Belgjikë ngarkesat me drogë që daja i tij Salvatore Aliu sillte nga Ekuadori. Ngarkesa të cilat më pas ai i magazinon në shtëpi të sigurta në Belgjikë, dhe më pas nis dhe I shpërndan në vende si Italia, Franca, Zvicra, apo

“Nga hetimet ka rezultuar se kokaina trafikohej e fshehur në automjete të modifikuara dhe më pas pritej në këto vende nga anëtarët e tjerë të grupit kriminal. Nisur mnga komunikimet që El Ouejdi bën në Sky Ecc, ai pohon se shet në një ditë të vetme 30-40 kg kokainë. Me dërgesa nga Belgjika dhe Holanda në drejtim të Zvicrës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Spanjës ku e shkëmben me cannabis sativa, Shqipërisë, Turqisë ku e shkëmben me heroinë, apo edhe në Norvegji. El Ouejdi që mban kontakte të vazhdueshme me dajën e tij Salvatore Aliu të cilit i raporton në lidhje me operacionet e drogës, por edhe me lëvizjet e parave”, thuhet në dosjen e SPAK.

Edhe pse në dosjen e SPAK nuk del qartë lidhja e shqiptarit, Salvatore Aliu me shqiptarin tjetër Armando Pacani, apo me bosin tjetër të drogës, Dritan Gjika, gjithçka duket se ka të bëjë me njohjen dhe bashkëpunimin e tyre në trafikun e drogës në Amerikën e Jugut.

Armando Pacani me origjinë nga Përmeti, por që në adoleshencën e tij emigroi në Gjermani, i cili sipas dosjes braziliane të siguruar më herët nga emisioni “Në Shënjestër”, ishte një nga personazhet kryesore të cilët në vitin 2020, përmbytën Evropën me drogën. Këtë duke e bërë me një organizatë kriminale me bazë në Brazil, të njohur si ‘Orcrim’ Ku mesa duket ai kishte rolin e porositësit dhe pritësit të drogës në portet e Evropës.

Armando Pacani i cili është një nga 10 emrat në listën e fletëarresteve të prera në SPAK, të organizatës së drejtuar nga Salvatore Aliu. Ku mendohet se Pacani kishte rol drejtues, në trafikun e drogës gjatë viteve 2019-2021 nga Amerika e Jugut drejt Europës, ku u trafikuan sasi të mëdha kokaine. Grup i cili kishte 209 llogari bankare me një vlerë të rreth 150 milionë euro. Pacanit që i atribuohen disa ngarkesa me drogë.

Siç ishte edhe trafikimi i një sasie të konsiderueshme kokaine në portin e Hamburgut në Gjermani në vitin 2020. Pikërisht periudha kur Salvatore Aliu dhe Sokol Bibaj, po transportonin tonelata me kokainë drejt Evropës. Armando Pacanit që i takon edhe kjo ngarkesë që daton në muajin dhjetor të vitit 2020.

“Çështja i referohet dërgesës së një sasie kokaine në Holandë, e fshehur në një ngarkesë tanine, në dhjetor të vitit 2020. Edhe pse nuk kishte asnjë sekuestrim të drogës apo monitorim të kontrolluar të procesit, sipërmarrja u identifikua nga analiza e bisedave në Sky Ecc. Ku tashmë janë të provuara se një nga të hetuarit, i njohur si Alvarenga, ka furnizuar me drogën Armando Pacanin”, thuhet ne dosjen hetimore.

Por ky nuk do të ishte rasti i vetëm, kur emri i Armando Pacanit do të dilte në skenë, si një nga blerësit e kokainës që vinte nga Brazili. Gjithmonë, për llogari të organizatës kriminale ‘ORCRIM’. Siç do të ishte episodi i datës 12 shkurt 2022.

Episod që në fakt nuk rezultoi i suksesshëm. Kjo pasi sasia e drogës e porositur nga Pacani, nuk mundi të dalë nga Brazili, pasi autoritetet ligjzbatuese në Brazil, u treguan më të shpejtë, dhe kishin kohë që u ishin vënë nga pas organizatës me të cilën Pacani bashkëpunonte.

Policia Federale sekuestroi 2.5 ton kokainë në portin e Duque de Caxias, në Rio De Janeiro, që ishin fshehur në një magazinë ku të përshirë janë Rodrigo Paredes Alvarenga dhe Armando Pacani. Nga bisedat në Sky Ecc u konstatua se Alvarenga e furnizonte me drogën shqiptarin Armando Pacani dhe dërgesa me kokainë mbahej në ruajtje, në pritje të dërgimit jashtë vendit”, thuhet nw dosje.

Vetë analiza e fakteve të shpinte në mendimin se Armando Pacani ishte një nga personat kryesor në Evropë për blerjen e ngarkesave të mëdha të kokainës nga shpërndarësit e Amerikës së Jugut. Organizatë ku bënte pjesë edhe Pacani, që kishte nisur të bëhej e dhunshme dhe kjo ishte kthyer në një shqetësim serioz nga autoritetet ligjzbatuese në Brazil. Siç ishte edhe kjo bisedë e zhvilluar në Sky Ecc, midis pjesëtarëve të grupit kriminal.

“Megga: Pastaj ishte fundjavë dhe nuk thashë më asgjë. Por unë do të ndërmarr një metodë tjetër me të.

Fantazma: Nëse pas kësaj bisede që do të kesh sot me të dhe mesazhin që do të marrë gruaja e tij nuk e zgjidh, atëherë çdo gjë do të shpërthejë, ai, fëmijët, gruaja, madje edhe qeni të mos shpëtojë. Sot është dita e fundit që duhet të vendosë. Ky krimb nuk na bën dot për klloun. Betohem në Zot!”, thuhet nw dosje.

Armando Pacani vazhdon të strehohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, edhe pse ndaj tij ka një kërkesë për ekstradim nga Brazili. Por që një vendim kontrovers i Gjykatës në Dubai, e shtyu këtë ekstradim për një afat të pacaktuar depërtimin. Kjo me qëllim derisa Brazili të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm. Pacani i cili akuzohet se është marrësi i 17 tonëve kokainë të dërguar në Evropë, me një vlerë të përllogaritur prej 3.8 miliardë dollarë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan