Përplasen pesë mjete në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një person
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...

Gjatë orëve të fundit, situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka qenë më e qetë, për shkak edhe të qetësimit të reshjeve të shiut.
Megjithatë strukturat e Mbrojtjes Civile, bashkitë, OSHEE, ujësjellës-kanalizime dhe Forcat e Armatosura kanë vijuar punën në terren, duke shtuar masat për të parandaluar pasojat e mundshme nga shtimi i reshjeve të parashikuara në orët në vijim.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura.
Situata në qarqe:
Qarku Lezhë
Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit. Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave. Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda.
Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale. Lumi Drin ka tendencë rënie. Furnizimi me ujë është normal.
Qarku Durrës
Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli.
Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes. Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin.
Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi. Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore.
Qarku Fier
Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytje në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk.
Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e Bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.
Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. Po monitorohet situata edhe në argjinaturën e Mbrostarit.
Qarku Vlorë
Edhe në Vlorë situata paraqitet më e stabilizuar. Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa.
Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse. Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës.
Në Sarandë, situata është e stabilizuar. Të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq.
Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko. Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë.
Qarku Dibër
Ekipet e emergjencave në terren po punojnë prej orësh punën për riparimin e dëmvee të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë.
Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e ri.
Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve.
Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit, në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj.
FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat.
Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme.
Qarku Shkodër
Me vëmendje maksimale po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve.
Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.
Qarku Berat
Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës.
Në Poliçan ujërat janë tërhequr. Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik.
Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore.
Qarku Korçë
Situata në përmirësim. Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie. Ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara.
Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.
Qarku Gjirokastër
Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendencë rënie është edhe në Përmet.
Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme.
Format kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.
Qarku Elbasan
Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje.
Qarku Tiranë Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situata është drejt stabilizimit.
Qarku Kukës
Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm.
Ekipet e OSHEE në të gjithë vendin po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji në disa zona të thella.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, së bashku me strukturat në varësi mbetet në monitorim të pandërprerë të situatës dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat vendore, ekipet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaroi gazetarët se nuk ka një njoftim zyrtar sa i përket rapor...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) reagoi në orët e pasdites zyrtarisht në lidhje me refuz...
Ujërat e lumit Vjosë kanë vërshuar në tokat bujqësore në fshatrat e Novoselës. Nga përmbytja mësohet se d&eu...
Partia Mundësia dhe kreu i saj Agron Shehaj kanë dalë duke protestuar para kryeministrisë, pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv.kry...
Pak orë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Pozallo (Ragussa) të Italisë, me pasojë vdekjen e një punëtori shqiptar gj...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europia...
Situata e kushteve të motit mbetet shqetësuese. Pavarësisht reduktimit të reshjeve gjatë ditës së enjte, sipas specialistes...
Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikon paqen fiskale në deklaratën e fundit të saj për Shqipërinë. Me tej, ajo vlerë...
Në portet shqiptare ankorojnë gjithnjë e më pak anije tregtare që valëvisin flamurin kuqezi. Megjithëse numri i mjeteve det...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Daniel Pepën, për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë. Ditën e djeshme&nbs...