
Shqipëria është në një moment kyç të rrugëtimit drejt Bashkimit Europian, ndërsa Polonia, vend që ka kaluar të njëjtin proces disa vite më parë,– ofron eksperiencën dhe mbështetjen e saj. Kështu u shpreh Bartosh Romoviç, kryetar i Grupit të Miqësisë Poloni–Shqipëri në parlamentin polak, gjatë një aktiviteti në Pogradec.
Romoviç theksoi se kur deputetët shqiptarë kërkojnë këshilla për rrugën më të shpejtë e më efikase drejt BE-së, përgjigjja është e njëjtë: Të evitohen gabimet e vendeve që e kanë kaluar më herët këtë proces dhe të përmbushen pritshmëritë e qytetarëve europianë. Ai kujtoi se Polonia është sot një prej shteteve të rëndësishme të BE-së, me 38 milion banorë, ndaj mbështet zgjerimin e unionit.
Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Romoviç nënvizoi se Polonia është ndër vendet kryesore prej nga vijnë turistë në Shqipëri dhe se ky numër rritet çdo vit. “Siguria e Shqipërisë nënkupton edhe sigurinë e turistëve polakë që vizitojnë vendin”, tha ai, duke e cilësuar këtë arsye shtesë për forcimin e bashkëpunimit.
Në deklaratën e tij, ai u ndal edhe te agresioni rus në Ukrainë, si banor i një rajoni polak vetëm 7 kilometra larg kufirit ukrainas. Romoviç theksoi se Polonia e ka thënë gjithmonë qartë se “ishte Rusia ajo që sulmoi Ukrainën” dhe se mbështetja për Kievin duhet të vijojë pa bërë lëshime që do të inkurajonin diktatorët e sotëm e të nesërm. Sipas tij, ndihma për Ukrainën është interes global, “përfshirë edhe Shqipërinë”.
Në përfundim, ai theksoi se Polonia është e gatshme të ndajë përvojën e saj me Shqipërinë në procesin e integrimit europian, si dhe të vijojë bashkëpunimin për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të dy vendeve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Dhjetor16:13
Kishte përshatur ambientin e një subjekti për ushtrimin e lojërave të fatit, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 22-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte përshtatur ambientin e n...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:05
Masakër me buldozer në Finiq. Denoncimi për gërmimet në parkun arkeologjik nga turistët
FINIQ- Dy mjete tip skrep ishin të stacionuar në site por në momentin që grupi i top channel po afrohej askush nuk po punonte.
Punimet is...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:56
PROFIL/ Do drejtojë 3 vitet e ardhshme SPAK-un, kush është Klodian Braho
Për 7 orë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zhvillua dëgjesa publike për zgjedhjen e drejtuesit të ri t&...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:40
Braho në krye të SPAK, BE: Duhet pavarësi dhe integritet në drejtimin e institucionit
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë s&e...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:36
Gara për kreun e SPAK/ Klodian Braho fitoi përballë 3 kandidatëve të tjerë, ja si votuan anëtarët e KLP
Me 7 vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho u zgjodh në krye të SPAK.
Por si votuan anëtarët e KLP?
Klodian Braho m...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:25
Sherr para ministrisë Tiranë
Një sherr mes dy personave ka ndodhur te ministria e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Personat janë konfliktuar me grushte me...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:16
LAJMI I FUNDIT/ Zgjidhet kreu i ri i SPAK
Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7 vota.
Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj.
Ndërs...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:12
Mbyllet procesi i intervistimit para KLP të kandidatëve për drejtimin e SPAK, si do të bëhet votimi për fituesin
Katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, me prezencë t...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:06
“Hiq dorë!”/ Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa
Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, në adresë të Gazetarit O...
AKTUALITET
11 Dhjetor14:56
Braho tregon sfidën më të madhe nëse merr detyrën e kreut të SPAK: Standardet dhe ndjekja dhe respektimi i të drejtave të njeriut
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho deklaroi se sfida më e madhe e tij nëse do të jetë në krye të këtij instituc...