Rama nxjerr në terren makinat e ujit që mori nga Erdogani për të dhunuar protestuesit
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda LLagami paraqiti të martën më 14 tetor në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë me katër pika, me anë të së cilës kërkon që të fitojë pozicionin vakant të anëtares së Kushtetueses, Holta Zaçaj.
Edhe pse gjyqtari Asim Vokshi u shpall fitues më 30 shtator bazuar mbi pikëzimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Llagami pretendon se ajo ka marrë votat e nevojshme për t’u shpallur fituese, duke përfshirë edhe një votë që u deklarua e pavlefshme.
Llagami ngriti pretendime për votën e pavlefshme dhe pasi kërkoi gjithë aktet e procedurës së votimit dhe numërimit të votave në Gjykatën e Lartë, me argumentin se vullneti I zgjedhësit ishte i qartë në favor të saj, i’u drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë me kërkesë për pezullimin e zbatimit të vendimit që shpalli fitues Vokshin.
Në kërkesën drejtuar Kushtetueses të martën, Llagami ka renditur të parin kërkimin për shfuqizimin e vendimit të së hënës të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, që i rrëzoi kërkesën për sigurim padie me objekt pezullimin e zbatimit të vendimit që shpalli fitues Vokshin, për vendin e Zaçajt. Gjyqtarja Semiramis Hoxholli që shqyrtoi kërkesën e Llagamit, vendosi nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor të administratives, e për pasojë, mospranimin për shqyrtim të kërkesës për sigurim padie. Po ashtu, në vendim u shënua se mund të ushtrohej ankim i veçantë në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 5 ditëve.
Llagami i kërkon Gjykatës Kushtetuese, që pasi të rrëzojë vendimin e Hoxhollit, të kthejë për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, por me një tjetër trup gjykues.
Në vijim, ish-kryetarja e KLGJ-së paraqet dhe kërkim alternativ, në rastin se Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë se ka juridiksion në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje. Në një rast të tillë, Llagami kërkon shfuqizimin e vendimit për zgjedhjen e gjyqtarit Asim Vokshi fitues për vakancën në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, kërkon deklarimin e rezultatit të votimit për kandidaten Naureda Llagami me nëntë vota në favor të saj, duke u shpallur fituese për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
Në përfundim, ajo parashtron kërkesat për marrjen e masës së pezullimit për zbatimin e vendimit të Mbledhjes se Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të vendimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Si relator për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit, është caktuar gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi.
Ish-kryetarja e KlGj-së, Naureda Llagami i tha BIRN të martën se nuk bënë asnjë koment për vendimarrjen e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Ajo i cilësoi kërkimet e saj në gjykata si një praktikë të re, që është duket u testuar.
Në një bisedë të mëparshme, Llagami pohoi për BIRN se deklarimi i pavlefshëm i votës është deformim i vullnetit të zgjedhësit dhe se kjo ishte arsyeja kryesore pse kërkoi marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e vendimit që shpalli Vokshin fitues. Sipas saj, është e rëndësishme që të testohet edhe procesi lidhur me vlerësimin e votës, duke nënvizuar se është rasti i parë që kontestohet dhe se praktika që do të zhvillohet do të jetë e dobishme në të ardhmen.
Gjykata Kushtetuese iu përgjigj pyetjes që BIRN i drejtoi lidhur me afatet që nevojiteshin për trajtimin e kërkesës së Llagamit, duke bërë me dije se kërkesa për pezullim do të shqyrtohet me përparësi në ditët në vijim. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese informoi se do ta shqyrtojë me përparësi dhe çështjen në tërësi, ashtu siç po shqyrton çështjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt. Ky i fundit e konsideroi si të papajtueshëm me Kushtetutën shkarkimin e tij si kryebashkiak, që u realizua disa muaj pasi ai u arrestua për kurrupsion.
Ndërkohë, ankimi i Llagamit duket se po sjell vonesa për dekretimin e gjyqtarit Asim Vokshi në Gjykatën Kushtetuese. E pyetur nga BIRN, zëdhënësja e Presidencës, Arta Sakja ripërsëriti të njëjtin qëndrim gjatë dy ditëve të fundit. “Ju siguroj që do të merrni dijeni sapo të përfshihet në agjendë”, shrkoi ajo të marten në aplikacionin WhatsApp. /Birn
Policia kufitare e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjecar, i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm p&eu...
Ka përfunduar në prangat e policisë bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt, i arrestuar paraditen e kësaj të marte në zonën...
SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar 65.5 milionë euro pasuri të krimit gjatë vitit 2024. Kjo shifër është 60% më s...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka nisur raportimin në mbledhjen e p...
Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i RENEA-s për arrestimin e Aldo Avdylajt, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut. Gjat&eu...
Punimet për riparimin e autostradës nga Vora në Durrës janë nderprere. Kjo deri në hartimin e një plani masash nga&nb...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reagur për projektin e kullës 35 katëshe “Rozafa Tower” në Shkodër. Sipas n...
14 është numri i personave të arrestuar pasditen e djeshme gjatë një operacioni policor të zhvilluar në një lokal n&eu...
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit rreth një jav&...
Reparti i pediatrisë në spitalin e Lushnjës paraqitet në gjendje shumë të rëndë, me mure të zverdhura, krevate t&...