
DURRËS- Policia e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me ndajrjen nga jeta ditën e sotme të një 12-vjeçareje në Durrës. Vajza e mitur humbi jetën pasi u paraqit në spital me kriza. Sipas burimeve nga hetimi, mjekët kanë konfirmuar se shkaku i vdekjes është hemorragjia cerebrale.
Vajza kishte patur dhimbje të vazhdueshme dhe shumë të forta në kokë, siç tregohet në kartelën mjekësore. Ajo ka shkuar në shkollë si çdo ditë, por gjatë orës së dytë të mësimit, ka pasur dridhje të ngjashme me ato të epilepsisë. Menjëherë është dërguar nga mësuesit në Qendrën Shëndetësore të Sukthit, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe është njoftuar menjëherë prindërit e saj.
Ata e kanë dërguar në Spitalin e Durrësit, ku është bërë stabilizimi i gjendjes fillestare të vajzës, e cila kishte dridhje të të gjithë trupit. Pas kësaj, ajo është futur me urgjencë në skaner, ku u zbulua se kishte një rrjedhje gjaku, “hemorragji në tru”.
U realizua intubimi i menjëhershëm, por hemorragjia vazhdoi, duke bërë që vajza të humbasë jetën pas tre orësh, rreth mesditës, në spital. Mjekët kanë njoftuar se, pavarësisht ndërhyrjes, hemorragjia ka vazhduar dhe ka çuar në humbjen e jetës së vajzës.
Policia ka marrë në pyetje mjekët dhe ka nisur procedurën për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes. Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa hetimi do të vijojë me dëshmitë e nxënësve apo mësuesve të shkollës, ku vajza ndoqi mësimin, si dhe të afërmve të saj, për të sqaruar më tej rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.
ndarja nga jeta e 12-vjeçares në durrës
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
7 Shkurt22:53
Shaktërrohet banda e drogës në Angli, dënohen me burg 8 anëtarët e grupit, mes tyre edhe 3 shqiptarë (EMRAT)
ANGLI- Autoritetet britanike kanë dënuar me burg tetë anëtarët e një bande kriminale. Banda u kap pasi u zbuluan teksa po trafik...
n.f
AKTUALITET
7 Shkurt22:53
U paraqit në spital me kriza epileptike, ndërron jetë 12-vjeçarja në Durrës, shkak dyshohet hemoragjia cerebrale
DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se një vajzë n&e...
r.ll
AKTUALITET
7 Shkurt22:37
Dokumentat/ Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda GJKKO
foto ilustruese
TIRANË- Një shtetas amerikan, A.H., po provon mbi shpinën e tij se drejtësia e re në Shqipëri, madje edhe &ld...
r.ll
AKTUALITET
7 Shkurt19:01
Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet &ldq...
n.f
AKTUALITET
7 Shkurt18:59
Aksident në Gjirokastër, ambulanca përplaset me një makinë, plagoset pacientja
GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se një ambulancë ësht&e...
n.f
AKTUALITET
7 Shkurt18:59
Aksident në aksin Cërrik-Gjyralë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, përplaset me portën e një banese
GRAMSH- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Cërrik-Gjyralë. Mësohet se një makin&...
r.ll
AKTUALITET
7 Shkurt18:04
EMRI/ "Më sulmuan dy persona me kapuç", çfarë deklaroi 29-vjeçari i plagosur me thikë në Korçë
foto ilustruese
KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. 29-vjeçari, Kostika Ruko ...
r.ll
AKTUALITET
7 Shkurt17:59
Rasti i tretë brenda katër ditëve/ Një 29-vjeçar në Korçë paraqitet në spital i plagosur, dy persona të paidentifikuar e qëlluan me thikë
foto ilustruese
KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve policore, n...
r.ll
AKTUALITET
7 Shkurt16:06
EMRI/ Tentoi të fuste në ambientet e brendshme të burgut të Fushë-Krujës 22 celularë, kokainë dhe karikues, arrestohet gardiani
burgu
FUSHË- KRUJË- Një tentativë për futjen e sendeve të ndaluara, konkretisht aparate celularë dhe lëndë na...