AKTUALITET

Ndërtimi i saj ngriti polemika, flet investitori: Rozafa Tower është investim privat, mjaft me spekullime dhe politikë!

n.f Përditësimi i fundit 21 Korrik 2024, 12:35
Ndërtimi i saj ngriti polemika, flet investitori: Rozafa Tower
Agustin Uldedaj

SHKODËR- Investitori i Hotelit Rozafa Tower, Agustin Uldedaj së fundmi ka dalë me një reagimin në lidhje me projektin. Uldedaj gjatë fjalës së tij shprehet se ka ndjekur me shqetësim reagimet në lidhje me këtë projekt teksa i ka cilësuar të palogjikshme gjë e cila e ka bërë atë të bëjë këtë reagim.

Uldedaj u shpreh se Hotel Rozafa Tower është një investim privat i Rozafa Group dhe sipas tij meqenë se ishte një projekt i madh dhe sfidues ata organizuan një konkurs ndërkombëtar, me një juri ndërkombëtare, e cila përzgjodhi projektin fitues. Ai theksoi se  institucionet vendore dhe ato qendrore, sipas ligjeve dhe rregullave, do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendimet ndërsa shtoi se deri tani, çdo gjë është dhe do të jetë transparente.

Uldedaj më tej tha se politizimi që po i bëhet këtij investimi privat, sulmet personale ndaj tyre si investitorë, janë të pakuptimta. Sipas tij investimi privat i Rozafa Group, në pronën e tyre nuk mund të përdoret si argument për të realizuar sulmet politike të ditës ndaj kundërshtarëve.

Ai gjithashtu vuri në pah se nuk kishte ndodhur asnjëherë deri më sot, as në Shkodër dhe as në Shqipëri, që individë politikë të ndërmarrin protesta apo peticione online kundër një projekti dhe investimi privat. Sipas tij ky veprim nuk është veçse një sulm ndaj biznesit privat, i ulët dhe sinjal i keq për të gjitha bizneset.

Reagimi i investitorit të Hotelit Rozafa Tower, Agustin Uldedaj:

Të dashur miq dhe dashamirë,
Të respektuar shkodranë,

Dy ditë më parë, në respekt të gjithë atyre që treguan interes për projektin ndërkombëtar të Hotel Rozafa Tower, bëmë një sqarim publik. Kjo edhe për transparencë hap pas hapi në lidhje me këtë projekt ambicioz, sfidë edhe për ne si investitorë privat. Kam ndjekur jo pa shqetësim disa reagime aspak të logjikshme dhe për këtë arsye, po reagoj sërish, përsëri në respekt të të gjithë personave të interesuar. Hotel Rozafa Tower, është një investim privat i Rozafa Group, një kompani biznesi me eksperiencë të gjatë, veç të tjerave, edhe në fushën e turizmit. Meqenë se ishte një projekt i madh dhe sfidues, organizuam një konkurs ndërkombëtar, me një juri ndërkombëtare, e cila përzgjodhi projektin fitues.

Deri në këtë moment, ne si investitorë privatë, kemi propozuar vetëm projektin. Institucionet vendore dhe ato qendrore, sipas ligjeve dhe rregullave, do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendimet. Si deri tani, çdo gjë është dhe do të jetë transparente, në sytë e të gjithëve, ditën për diell dhe në respekt të të gjitha kritereve.

Siç theksuam, Hotel Rozafa Tower është një investim privat, i Rozafa Group, në një truall me pronësi të certifikuar nga institucionet shtetërore prej 14 vitesh, fakt që mund ta vertetojë çdokush që është i interesuar për këtë çeshtje. Hotel Rozafa dhe i gjithë trualli, janë pronë private, siç edhe projekti dhe investimi për Hotel Rozafa Tower.

Politizimi që po i bëhet këtij investimi privat, sulmet personale ndaj nesh si investitorë, janë të pakuptimta. Digjirimi që po i bëhet një pjese të shkodranëve nga individë politikë, është i turpshëm dhe dashakeq. Investimi privat i Rozafa Group, në pronën tonë, nuk mund të përdoret si argument për të realizuar sulmet politike të ditës ndaj kundërshtarëve.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë deri më sot, as në Shkodër dhe as në Shqipëri, që individë politikë të ndërmerrnin protesta apo peticione online kundër një projekti dhe investimi privat. Ky nuk është veçse një sulm ndaj biznesit privat, i ulët dhe sinjal i keq për të gjitha bizneset.

Do t’ju kërkonim miqësisht që politika, e të gjithë krahëve, të qëndrojë larg këtij investimi privat. Për projektin tashmë të bërë publik, do të vendosin institucionet shtetërore të ngarkuara nga ligji me ketë funksion. Le ti lëmë ato të shqyrtojnë projektin, ta analizojnë dhe të marrin vendimet e tyre.

Në fund, duam të falenderojmë të gjithë ata shkodranë por edhe përtej Shkodrës që e kanë mirëpritur e mbështetur projektin, duke na inkurajuar në sfidën tonë për të sjellë një standard të ri, më të lartë, për turizmin Veri të vendit. Ju sigurojmë se inkurajuesit e këtij projekti, janë disa fish më të shumtë se ata, që për interesa të vockla politike, nga mungesa e informacionit ose viktima të dizinformimit të dirigjuar, shkruajnë në rrjete sociale.

agustin uldedaj hotel rozafa tower

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë