Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. Rrjepaj ndodhet në burg për koncesionin e sterilizimit por mesa duket Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë lejen që ai të paraqitet fizikisht në komisionin për t’u marrë në pyetje për koncesionin e sterilizimit.
Kjo vertetohet edhe nga fakti se në pikat e rendit të ditës së Komisionit hetimor për Shëndetësinë, një ndër emrat që parashikohet të dëshmojë, dhe renditet, është Klodian Rrjepaj duke u bërë rasti i parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.
Në pyetje do të merren edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni. Po ashtu më 3 tetor është parashikuar që të merret në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa pritet të dëshmojë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC
Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
FIER- Një 35-vjeçar ështe arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin në Itali. I riu ishte shpallur në kërkim...
GJERMANI- Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë nw perangat e policisw gjermane. Oficerët Federal të Policisë Kleve kontrol...
VLORË- Disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik ditën e sotme në lagjen ‘Pavarësia’ n&e...
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka konfirmuar vendimin e GJKKO që i shpalli të pafajshëm ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, E...
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjyklim çështjen në ngarkim të Elton Musta dhe Ag...
TIRANË- Arkëmorti i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili u nga jeta ditën e djeshme pas një arresti kardia...
TIRANË- Apeli i GJKKO la në fuqi sekuestrot e dy shoqërive të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezë...
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që të bënte kolegji...
TIRANË- Një 15-vjeçar përballet me akuzën për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje". Bëhet me dije se...
POGRADEC- Dy të mitur janë proceduar penalisht ditën e sotme në Pogradec. Bëhet me dije se të miturit të moshave 13 dh...