AKTUALITET

Ndryshe deklarohej, ndryshe importohej! Ja çfarë zbuluan analizat për tonelatat me lëndë toksike në kontejnerët e Kurum

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 20:13
Ndryshe deklarohej, ndryshe importohej! Ja çfarë zbuluan analizat

Pas 18 muajsh hetimet, Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 masa sigurie për “trafikun” e tonelatave lëndë të rrezikshme drejt Tailandës. Kontejnerët me mbetjet toksike u kthyen mbrapsht në portin dhe pas hetimit, rezultoi se të gjithë zyrtarët e linjës kishin kryer shkelje të ligjit.

Pjesë e dosjes hetimore është edhe përbërja e lëndës toksike të sekuestruar.

Nga dosja hetimore që 'Piranjat' citojnë, ka rezultuar se kompania importuese e deklaronte si “oksid zinku” kur në realitet, ishte pluhur toksik.

Analizat janë kryer në loboratorin “Advanced Analytical Services” në Itali dhe ka rezultuar se mostrat kishin përmbajtje të lartë hekuri, zinku, bakri, plumbi, squfuri e të tjera.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në deklaratat  “oksid zinku”, është korrigjuar nga Korum është bërë oksid hekurit duke ju referuar konkluzioneve të aktit të ekspertimit kimik-mjedisor, në fakt materiali që Kurum ka shitur tek shoqëria Sokolaj nuk rezulton as oksid hekuri dhe as oksid zinku, ashtu sikurse subjektete janë përpjekur nëpërmjet fletëve të analizave që kanë paraqitur, por një përbërje kimike karakterizuar nga përmbajtje të larta të zinkut (Zn) dhe hekurit (Fe), me prani të plumbit (Pb) dhe bakrit (Cu) në nivele tipike për pluhurin e furrës elektrike të çelikut (EAF dust), e cila mbi bazën e origjinës teknologjike të mbetjes dhe identifikimit të vetive të rrezikut sipas Annex III te Direktivës 2008/98/EC, me shumë gjasa kodi 10 02 07* përfaqëson klasifikimin e saktë teknikisht dhe ligjërisht të materialit të analizuar.

Nga analizimi i akteve të administruara në funksion të këtij procedimi penal dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International sh.a., në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke ju shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.

Shoqëria Kurum dhe Sokolaj kanë fshehur në mënyrë të vazhdueshme natyrën e vërtetë të llojit të mbetjes së rrezikshme, duke e përpjekur ta paraqesin herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku.

Shoqëria Kurum ka lëshuar për Sokolaj sh.p.k, fatura me përshkrim artikulli “Oksid hekuri” dhe “oksid zinku”. Kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid hekuri ndërsa është tentuar fshehja e faturës me përshkrim malli ‘oksid zinku’.

Në bazë të kontratës datë 01.08.2023 të sipërcituar, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturat tatimore: Nr.19107/2023 datë 16.11.2023, me përshkrim artikulli “Oksid Hekuri”, në sasinë 852.740 kg;

Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me përshkrim artikulli “Oksid zinku (në thasë) 2000f”, me blerës “Sokolaj” sh.p.k.; Nr.88/2023 Korigjuese me përshkrim artikulli “Oksid Hekuri”.
Siç vihet re, pavarësisht se kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid Hekuri, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturën tatimore Nr.88/2023 datë 03.10.2023, për artikullin “Oksid zinku (në thase) 2000.

Shoqëritë Kurum dhe Sokolaj, janë përpjekur të fshehin ekzistencën e faturës Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me artikullin “Oksid zinku (në thasë) 2000ť”, jo vetëm me deklarime, por edhe me veprime kokrete, duke paraqitur në vend të saj faturën nr.88/2023 KORIGJUESE, në të cilën artikulli është “Oksid Hekuri”.

Duke ju referuar edhe deklarimeve të shtetasve Gjovana dhe Gjoni Sokal ata mohojnë të kenë blerë dhe eksportuar oksid zinku nga Kurum, por oksid hekuri. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë