AKTUALITET

Ndryshimi i funksionit të qendrave të emigrantëve në Shqipëri, Gjykata e Kasacionit në Itali kundër qeverisë "Meloni": Të vendosë Gjykata Evropiane

M.B. Përditësimi i fundit 30 Maj 2025, 13:51

Ndryshimi i funksionit të qendrave të emigrantëve në

ITALIA- Gjykata e Kasacionit në Itali ka vënë në pozitë jo shumë të favorshmeqeverinë "Meloni" lidhur me ndryshimet e deketuara nga Senati për qendrat e emigrantëve në Shqipëri. Mediat italiane shkruajnë se për qendrën e pritjes në Gjadër dhe për të gjithë strukturën e operacionit të bazuar në marrëveshjen Romë-Tiranë, gjykatësit e Gjykatës së Lartë kërkojnë që të jetë Gjykata Europiane e Drejtësisë që të vendosë.

Gjykata e Kasacionit në Itali shpreh rezervën nëse operacioni “Shqipëria”, përmes të cilit struktura në Gjadër konsiderohet e njëjtë si Qendrat italiane të qëndrimit për riatdhesim, është ose jo në përputhje me rregullat dhe garancitë e të drejtave themelore që ka përcaktuar Europa. Arsyetimi i plotë i Kasacionit do të depozitohet në ditët në vijim, por ndërkohë është një vendim me peshë, që rrezikon të krijojë përçarje edhe brenda vetë drejtësisë italiane.

Për çfarë duhej të shprehej Kasacioni?

Dy vendimet e fundit të dhëna nga Seksioni i Parë Penal (me kryetar trupit gjykues Giuseppe De Marzo dhe relatorë Daniele Cappuccio e Carmine Russo) lidhen me ankimet e Ministrisë së Brendshme për dy raste emigrantësh për të cilët Gjykata e Apelit në Romë kishte vendosur të mos miratonte ndalimin e tyre: dy personat mbaheshin të ndaluar në Shqipëri dhe kishin paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare. Një rekurs që ra kështu në vesh të shurdhër.

Gjykata e Kasacionit ngrin gjithçka dhe i paraqet Gjykatës së Drejtësisë së BE-së dy pyetje thelbësore: A i respektojnë vërtet marrëveshjet mes Romës dhe Tiranës direktivat evropiane? Dhe a i mbrojnë të drejtat e kërkuesve të azilit?

Pyetja e parë trajton pikërisht përputhshmërinë me ligjin e Unionit të një dispozite të përfshirë në ligjin që ratifikon protokollin mes Italisë dhe Shqipërisë (ligji nr. 14 i vitit 2024), ku parashikohet ndalimi pa "perspektiva të paracaktuara" për riatdhesim çka do të ishte në kundërshtim me Direktivën 2008/115. Pyetja e dytë synon të verifikojë nëse respektohet parimi themelor i të drejtës për të qëndruar në territorin e shtetit ku bën mbrojtjen (i lidhur me nenin 9 të Direktivës për Kualifikimet). Por problemi qëndron se Shqipëria nuk është territor i shtetit italian.

Qendra pritëse në Gjadër të Lezhës fillimisht ishte parashikuar për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë. Me dekretin e ri të qeverise Meloni, kampi do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.

Nga ana tjetër pritet në ditët në vijim edhe vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë teksa do të shqyrtojnë apelimin e Gjykatës së Romës, e cila deri më tani nuk e ka njohur legjitimitetin e ndalimeve të urdhëruara kundër emigrantëve të shpëtuar në det dhe të transferuar në anën tjetër të Adriatikut, sepse ata vijnë nga vende që qeveria italiane i konsideron të sigurta.

Çfarë ka ndodhur në muajt e kaluar?

Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, të tetorit dhe nëntorit të kaluar, gjyqtarët nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.

Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.

Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.

Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.

Ndërkohë më 28 maj 2025 një kontigjent emigrantësh ka mbërritur në Shëngjin. Pas mbërritjes emigrantët u transferuan drejt kampit të Gjadrit, ku janë riatdhesuar brenda kësaj strukture, konform rregullave dhe protokolleve të përcaktuara.

italia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë