Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...

TIRANË- Ndryshojnë procedurat për vlerësimin e pronës shtetërore që privatizohet. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 926, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, të ndryshuar.
Me ndryshimet e reja, për herë të parë do të përfshihen pagesat për ekspertin e vlerësimit. Pagesa për ekspertin përcaktohet në masën 2% të vlerës së objektit, me një kufi minimal prej 60,000 lekësh dhe maksimal prej 300,000 lekësh, me TVSH të përfshirë. Pagesa e ekspertëve dhe çdo shpenzim për përgatitjen e dokumentacionit të vlerësimit përballohen nga ministria përgjegjëse për ekonominë, përveç rasteve kur ministri përgjegjës për ekonominë urdhëron pagesën nga institucione, ndërmarrje dhe/ose shoqëri të varësisë.
Vendimi përcakton se pas daljes së urdhrit për ngritjen e komisionit të vlerësimit nga ministri përgjegjës për ekonominë, ekspertët vlerësues do të kenë detyrimin që, brenda 15 ditëve, të hartojnë në 5 kopje origjinale genplanin e pronës shtetërore që do të privatizohet. Genplani duhet të përmbajë qartësisht sipërfaqen e truallit nën objekt, truallit funksional dhe sipërfaqen e përgjithshme. Në rast se objekti i privatizimit është vetë trualli, përcaktohet vetëm sipërfaqja e tij.
Për vlerësimin e çmimit të truallit, sipas pikës 10 së ndryshuar, eksperti përcakton çmimin e truallit në bazë të hartës së çmimeve të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Në mungesë të një çmimi të tillë, përdoret çmimi i tregut. Eksperti zgjedh metodën e vlerësimit dhe përgatit raportin përkatës, duke mbajtur përgjegjësi për vlerësimin dhe vlerën e përcaktuar.
Ndryshimet gjithashtu përcaktojnë se njoftimet për ish-pronarët, si pjesë e procesit, për objektet që ndodhen në truall të mundshëm të pretenduar nga ish-pronarët, do të bëhen njoftime në ambientet e qeverisjes vendore përkatëse.
Eksperti vlerësues, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dalja e urdhrit për privatizimin e objektit, përgatit në 5 (pesë) kopje origjinale genplanin përkatës, ku përcaktohen qartë sipërfaqja nën objekt, sipërfaqja funksionale dhe ajo e përgjithshme. Eksperti vlerësues mban përgjegjësi për hartimin e saktë të këtij genplani.
Ekspertët vlerësues, në përbërje të komisionit të vlerësimit të pronës shtetërore përzgjidhen nga ministri përgjegjës për ekonominë. Pagesa e ekspertëve dhe çdo shpenzim për përgatitjen e dokumentacionit të vlerësimit përballohen nga ministria përgjegjëse për ekonominë, përveç rasteve kur ministri përgjegjës për ekonominë urdhëron pagesën nga institucione, ndërmarrje dhe/ose shoqëri të varësisë. Kjo pagesë do të jetë 2 (dy) për qind e vlerës së objektit të vlerësuar, por jo më pak se 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë dhe jo më shumë se 300 000 (treqind mijë) lekë, me TVSH.
Me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë për ngritjen e komisionit të vlerësimit të objektit që do të privatizohet apo që do të përfshihet në fondin e kompensimit, komisioni i vlerësimit inspekton dhe verifikon gjendjen reale të objektit dhe, më pas, ekspertët vlerësues të këtij komisioni, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, përgatitin në 5 (pesë) kopje origjinale genplanin e ndërmarrjes apo të objekteve që do të privatizohen, ku përcaktohen qartë sipërfaqet nën objekt dhe trualli funksional. Dega e shoqërive publike përkatëse vendos një njoftim në objekt si dhe në mjediset e organit të qeverisjes vendore në territorin e të cilit ndodhet objekti, për efekt të ish-pronarëve të truallit, nëse ka.
Me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë për ngritjen e komisionit të vlerësimit të pronës shtetërore që do të privatizohet, apo që do të përfshihet në fondin e kompensimit, komisioni i vlerësimit inspekton dhe verifikon gjendjen reale të pronës shtetërore dhe, më pas, ekspertët vlerësues të këtij komisioni, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, përgatitin në 5 (pesë) kopje origjinale genplanin e pronës shtetërore që do të privatizohet, ku përcaktohen qartë trualli nën objekt, trualli funksional dhe sipërfaqja e përgjithshme. Kur objekt privatizimi është trualli, përcaktohet vetëm sipërfaqja e truallit dhe eksperti vlerësues mban përgjegjësi për hartimin e saktë të këtij genplani. Dega e shoqërive publike përkatëse vendos një njoftim në mjediset e organit të qeverisjes vendore në territorin e të cilit ndodhet objekti, për efekt të ish-pronarëve të truallit, nëse ka.”
Eksperti vlerësues përcakton çmimin e truallit ku ndodhet objekti përkatës, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e çmimeve, të hartuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur ky çmim nuk ekziston në hartën e çmimeve, atëherë ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së truallit të objektit që do të privatizohet sipas çmimit të tregut. Eksperti vlerësues mban përgjegjësi për vlerësimin e truallit të bërë prej tij. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave mban përgjegjësi për çmimin e truallit, të konfirmuar me shkresën përkatëse si dhe për tejkalimin e afatit ligjor, të përcaktuar në këtë vendim.
Në rastet kur ky çmim nuk ekziston në hartën e çmimeve, ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së pronës shtetërore që do të privatizohet. Eksperti vlerësues përcakton çmimin e shitjes së pronës shtetërore, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronave dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur ky çmim nuk ekziston në hartën e çmimeve, ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së truallit të pronës që do të privatizohet sipas çmimit të tregut./ Monitor
KUKËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e regjistruar paraditen e sotme në Rrugën e Kombit. Policia bën...
KORÇË- Një 64-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Korçës. Arrestimi i tij ka ardhur pas...
ANGLI- Autoritetet britanike kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar. I riu edhe pse tentoi të arratisej policia ...
eni vasili TIRANË- Gazetarja Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar. Vasili ka arritu...
foto ilustruese ITALI- Eurodeputetët italianë Sandro Ruotolo (PD) dhe Benedetta Scuderi (AVS) kanë kërkuar një...
foto ilustruese KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit. Sipas informacioneve, dy automj...
TIRANË- Një 40-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. I arrestuari është...
vjedhja TIRANË- Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se kishte vjedhur shtatë palë syze me ...
jonaid myzyri TIRANË- Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria ...
foto ilustruese TIRANË- Të gjithë ata që ushtrojnë aktivitetin si strukturë akomoduese dhe do të duan ta klasifikojn&eu...