AKTUALITET

Në shënjestër vëllai i Denis Bajrit/ Pistat e hetimit të masakrës në Shkodër me 2 të vrarë e 2 të plagosur në lokalin pranë bashkisë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shtator 2025, 16:14

Në shënjestër vëllai i Denis Bajrit/ Pistat e hetimit

Kur të gjithë vraponin mëngjesin e të hënës për të dërguar fëmijët në shkollë, Shkodra u përgjak sërish nga një ngjarje kriminale. Bilanci është tragjik! Dy viktima e dy të plagosur ku shënjestër dyshohet se ishte Erogen Vaso (Brajoviç), vëllai i një eksponti të arrestuar për vrasje, por bashkë me kamarieren e lokalit Meri Kaceri i mbijetoi sulmit, dhe u dërguan në spital. Shoferi i Brajoviçit Liridon Kraja alias Lushi dhe ish-zyrtari lokal Armando Pali humbën jetën.

Policia arrestoi autorin që sapo ishte liruar nga qelia përmes një gjykimi me mjaft pikëpyetje. Ragip Gila 29 vjeç, la motorrin në vendin e ngjarjes dhe mori një automjet kalimtar me kërcënimin e armës për tu larguar, e pasi bën disa metra, aksidentohet. 

Por si ndodhi ngjarja?

Ora shënonte 08:50 e mëngjesit të 8 shtetorit, teksa shkodranët si të gjithë vraponin për të dërguar fëmijët në shkollë. Erogen Vaso alias Brajoviç ndodhej në ambientin e jashtëm të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, shumë pranë Bashkisë së Shkodrës, në shoqërinë e viktimave Armando Pali, ish-anëtar këshilli bashkiak dhe ish-punonjës i IMT si dhe shoferi shënjestrës Liridon Kraja alias Lushi. Kamerierja Kaceri u gjend befasisht gjithashtu përballë plumbave. Autori mbërriti me një motor dhe skafandë në kokë, dhe në largim, ai e la motorrin ndezur dhe u largu në këmbë. Pas 300 metrash, kërcënon një kalimtar rasti me automjet, ia merr makinën dhe largohet në drejtim të zonës së njohur si zalli i Kirit.

Skafandën treguan kamerat e sigurisë nuk e heq nga koka as në automjet dhe ka dyshime se nuk donte të pikasej pikërisht nga kamerat. Udhëtimi i tij me makinë zgjat shumë pak pasi aksidentohet dhe largohet drejt lumit Kir, pikërisht në këtë zonë, ku u lokalizua dhe neutralizua nga policia.
Sipas të dhënave të deritanishme, ka dyshime që Ragip Gila ka vepruar i vetëm për të kryer masakrën, me çfarë tregojnë edhe kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja apo që ka përshkuar autori.

Gila qëndroi vetëm 1 vit në burg, u lirua me kusht

Krimi ngre pikëpyetje edhe mbi veprimet e drejtësisë me autorin e masakrës. Më 6 dhjetor 2023, mediat raportonin me bujë një komunikatë të policisë që kishte arrestuar të riun që posedonte mjete materiale që dyshohet se do përdoreshin nga grupet kriminale. Në atë kohë u sekuestruan jelekë antiplumb, doreza, maska, paruke, municion luftarak, armë gjahu, drogë dhe sende të tjera të kundraligjshme. Materialet iu dorëzuan nga policia Prokurorisë për veprat penale për prodhim dhe mbajtje armësh luftarake pa leje, prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve sportive dhe prodhim e shitje narkotikësh. 

Ndërkohë ky është vendimi i datës 4 mars 2025, që liroi nga qelia Ragip Gilën. Në dispozitivin e saj jepet dënimi me 5 vite burg vetëm për një vepër penale, nga 3 me të cilat e dërgoi policia. Gila dënohet me 5 vite burg vetëm për prodhim e shitje droge, ndërsa bien dy veprat e tjera për armët e sendet e tjera që përdoren në krime. 29 vjeçari përfitoi zbritjen me 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 3 vite e 4 muaj. Por pas qëndrimit për pak më shumë se një vit në paraburgim, edhe ky dënim zhbëhet dhe përfundimisht dërgohet për 5 vite në shërbim prove.

Pa marrë parasysh faktet e mësipërme, sot do duhej që Gila që bindi gjyaktën të mos dënohej me burg, të ishte pranë shërbimit të provës, por ai shkeli pikërisht pikën 3 të këtij vendimi ku thuhet se gjatë kohës së shërbimit të provës nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale.
 

Shënjestra e dyshuar e atentatit Erogen Brajoviç është vëllai i Denis Brajoviçit, të ekstraduar së fundmi nga Dubai për llogari të dosjes “Metamorfoza”, në të cilën akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit alias Boriçit. Për ngjarjen e kësaj të hëne Policia po heton në dy pista, konfliktin e mundshëm mes palëve për motive të panjohura deri tani, si dhe shkaqe që mund të kenë të bëjnë me vijimin e sagës përgjakëse në kryeqendrën e veriut mes grupeve kriminale. Qëllimi kriminal i kësaj ngjarje ende mbetet mister ku nuk përjashtohet as pista e pajtimit të Ragip Gilës nga palë të interesuara për ekzekutimin e Erogen Vasos alias Brajoviç./syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë