AKTUALITET

"Nëse nuk më prisni, do ikim jashtë si fis", Nertila Haxhia lexon SMS që i ka nisur Manjës: Po lind hasmëri e re

k.m. Përditësimi i fundit 27 Prill 2023, 22:00
"Nëse nuk më prisni, do ikim jashtë si fis", Nertila

Juristja Nertila Haxhia, vajza e xhaxhait të Edmond Haxhisë i akuzuar si financuesi dhe porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt tha në një intervistë ekskluzive për "Drejt" se e ka pasur të nevojshme të jetë bashkëpunëtore e drejtësisë  porse kjo nuk i është mundësuar. Ajo deklaroi madje se e ka takuar dhe vajzën që zbërtheu grupin, pasi ajo ka dhënë dëshminë.

"Kam pasur nevojë të jem bashkëpunëtore e hapur e drejtësisë.E kam takuar të penduarën pasi është marrë në pyetje.Nuk mund të them më shumë se i rrezikoj jetën qyqes. Kur thashë më mirë të ishte në burg është që ti mbrohet jeta. Dua që kjo ngjarje të zbardhet (vrasja e Ardian Nikulaj).I kam thënë policisë a mund të bashkëpunoj me ta. U kam thënë se  po na hapen konflikte të reja. Ju çoj unë ku janë ata vetëm respektoni privatësinë e hetimit, mos nxirrni gjëra jashtë. Nuk dija çfarë të bëja, nuk më priste as policia dhe as prokuroria. Iu luta për dy ditë. Tani kam frikë se dëshmia ime mund të ekspozohet jashtë".

Ajo lexoi në studion e emisionit edhe mesazhin që i ka dërguar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

"Shpresoj që ministri Manja me deklaratën që ka dhënë sot të ketë marrë parasysh mesazhin që ka marrë prej meje dhe përfaqësuesit tim ligjor. I kam shkruar: "Zoti Ministër përshëndetje, quhem Nertila Haxhia. Familja ime mendoj se është në rrezik për jetën. Ju lutem më ndihmoni.Kam dashur të flas në policinë e Lezhës, në prokurori lidhur me vrasjen në Shëngjin të ndodhur 2-3 ditë rresht. Kam pritur dy ditë rresht disa orë dhe nuk më takoi askush. Ju përgjërohem, të paktën më ndihmoni të shpëtoj familjen. Në policinë e Lezhës dhe prokurori nuk shkoj më kurrë të flas. Do të hesht përgjithmonë se ju luta për dy ditë, nuk kam më besim. Kam qarë në komisariat, kam dhjetëra burra dëshmitarë. Kam kamera ku jam lutur për shumë orë të flas. Nëse nuk ju takoj ju unë largohem familjarisht, bashkë me fisin Haxhia të pafajshëm, nuk kanë asnjë konflikt me familjen Nikulaj. Duhet të parandalojmë lindjen e një hasëmërie të re që po paralajmërohet. Ju përgjërohem më prisni".

Sipas saj nëse njerëzit apo institucionet duan të manipulojnë situata kanë forma të ndryshme.

"Mund të marrë goditje familja ime nga dikush tjetër për të krijuar situata që e bëri familja e viktimës. Doja të ndihmoja hetimin, kaq".

Një thirrje të fundit pati edhe për kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

"Drejtorit të Policisë së Shtetit i them që kjo që ndodhi, ndodhi tashmë, dolën informacionet. Nuk kthehet mbrapsht asgjë. Të ketë një hetim sa më dinjitoz në lidhje me rolet e grupit të strukturuar kriminal, kjo është shumë e rëndësishme për mua.I lutem policisë së shtetit të mos nxjerrë asnjë të dhënë tjetër derisa të faktojë rolet e këtij grupi të strukturuar kriminal për të zbuluar vrasjen e zotit Nikulaj. Nga këto role mund të dalin porositësit e vërtetë. Dhe mbrojini sa më shumë jetën dëshmitares së penduar".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë