AKTUALITET

Nga Adnand Xholi te Doloreza Musabelliu/ Katër emrat zyrtarë që garojnë për kreun e SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 08:42
Nga Adnand Xholi te Doloreza Musabelliu/ Katër emrat zyrtarë që

Tre ditë nga mbarimi i afatit zyrtar të dorëzimit të dosjeve të kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, janë mësuar 4 emrat e parë dhe me sa duket të fundit, që do ballafaqojnë CV-të e tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

I pari që ka dorëzuar platformën në KLP dhe tashmë është zyrtare rezulton të jetë prokurori dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK, Klodian Braho.

Ky i fundit ka dorëzuar dokumentet qysh prej ditës së Premte. Ndërsa pritet që sot dhe në dy ditët në vijim të dorëzojnë kandidaturat tre prokurorët e tjerë të SPAK, si Adnand Xholi, i cili aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të prokurorisë.

Në vijim të shpalljes së kandidaturës përmes dorëzimit të platformës janë dhe dy prokurorët e tjerë, Elvin Gokaj që shërben pranë seksionit kundër korrupsionit dhe Doloreza Musabelliu që është pjesë e seksionit kundër krimit të organizuar në SPAK.

Aktualisht këta të 4 prokurorët janë kandidatët potencialë, ndërkohë nuk dihet nëse deri në datën 8 Tetor 2025, lista do pasurohet me emra të tjerë kandidatësh.

Për herë të parë në këto zgjedhje për të marrë postin e kreut të SPAK, po garon një prokurore femër, pasi në dy garat e mëparshme kanë dominuar vetëm meshkujt.

Kush është Doloreza Musabelliu?

Për të gjithë ata që nuk e njohin sot Doloreza Musabelliu, ajo mban një peshë të konsiderueshme të çështjeve penale që janë të natyrës së Krimit të Organizuar në SPAK.

Dhjetëra procedime penale, e mbi të gjitha të parën “Organizatë Kriminale” që SPAK e hetoi dhe çoi në gjyq, siç është dosja e klanit “Çopja” në Elbasan, e ka hetuar pikërisht Doloreza Musabelliu.

Për të vijuar me dosjen penale dhe mjaft voluminoze të “Plumbit të Artë”, ku përveç hetimit tashmë kjo prokurore po përballon thuajse e vetme dhe fazën e komplikuar të gjykimit të mbi 13 të pandehurve, mes të cilëve Nuredin Dumani, Erjon Alibej, Skerdi Tasi, e shumë të tjerë.

Doloreza Musabelliu, 44 vjeç, është nga Poliçani i Skraparit. Është një nga Magjistratët e diplomuara shkëlqyeshëm dhe për shkak të rezultateve të larta u emërua menjëherë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sapo mori detyrën e prokurores, mes viteve 2006 deri në 2007, Doloreza Musabelliu, ka drejtuar një nga operacionet më të bujshme të kohës së Krimeve të Rënda, duke arrestuar në atë periudhë anëtarë të grupit të Emiljano Shullazit, Artan Shabanin, Selfo Drizën, Ermal Gogun, Erges Ymerin, Ervin Ferhatin dhe vetë Shullazin.

Emra këta që deri në atë kohë konsideroheshin të paprekshëm, por që falë hetimeve u dënuam me masa dënimi më shumë se 7 vjet burgim për  akuzë e trafikut të heroinës dhe mbajtje pa lejë të armëve.

Prokurorja ka hetuar për korrupsion ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, italianin Guido Guidi, piloti që ngeci në Ishëm, ndërsa pati në dorë dosjen “Toyota Yaris” me miliona euro të konfiskuara dhe kaluara buxhetit të shtetit.

Së fundmi Musabelliu është prokurorja që sipas dëshmisë së Artan Tafanit është ndjekur nga grupi i Laert Haxhiut për tu eliminuar, pasi shkak ka qenë hetimi i saj për masakrën e Lushnjës ndaj Orges Bilbilit dhe Laert Haxhisë.

Ky është rasti i parë në 6 vite të ekzistencës së SPAK që një grup Kriminal, angazhohet për të eliminuar një prokurore. Rasti i cili më pas, solli ndryshimin e regjimit të sigurisë, ku SPAK dhe prokurorët veç efektivëve të repartit policor “RESI” u rrethuan nga efektivët e Gardës së Republikës.

Kush është Klodian Braho?

Ndërkohë kandidati tjetër me origjinë nga Skrapari është Klodian Braho, i cili pas ardhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK, u emërua shef i seksionit kundër korrupsionit në këtë prokurori.

Thuhet se Braho, është i parapëlqyeri i Altin Dumanit dhe besohet në indicie të ndryshme se ky i fundit po lobon (Ndikon) në zyra të ndryshme për të emëruar Klodian Brahon në krye të SPAK.

Braho, karrierën e nisi në prokurorinë e Beratit, më pas në Vlorë dhe mandej me vendim të kryeprokurorit të asaj kohe, Adriatik Llalla, Braho u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke qëndruar e punuar pranë seksionit kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Mirëpo “nderin” që ja bëri Llalla duke e transferuar nga Vlora në Tiranë, Braho, në SPAK ja shpërbleu me një përndjekje disa vjeçare, me një dënim të formës së prerë me dy vite burgim dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.

Për shkak të kësaj përndjekje, ish-kryeprokurori Llalla mori rrugët e emigrimit në Itali, duke fituar tashmë dhe statusin e azilantit politik. Ndërsa Klodi, ka dërguar një letërporosi në Itali me qëllim ekstradimin e Llallës në Shqipëri.

Klodian Braho, është një nga prokurorët që së bashku me mikun e tij të vjetër, Aurel Zarka, kanë hetuar dhe gjykuar kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, dosje e cila çoi në rrëzimin nga “froni” i Gjikës.

Por dy miqtë e vjetër që dikur në prokurorinë e Vlorës konsideroheshin, si dy “yjet” në ngritje, sot po jetojnë dy botë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Kjo pasi në 24 Korrik 2024, njëri nga miqtë Klodian Braho, firmosi për arrestimin e mikut tjetër, Aurel Zarka, teksa ky i fundit ishte në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës.

Dy shokët që dikur ndanin bashkë bankën e akuzës, dosjet i bënin bashkë, pretencën e bënin bashkë, kafet i ndanin bashkë, pushimet i bënin bashkë, prej korrikut 2024 u ndanë në dy botë të ndryshme.

Ku aktualisht, njëri Aurel Zarka ndodhet i izoluar në paraburgimin e Durrësit, ndërsa tjetri Klodian Braho, ka hedhur kandidaturën dhe shpreson fort për të qenë kreu i ardhshëm i prokurorisë së posaçme SPAK.

Ka shumë gjasa që mes sukseseve në CV-në e tij paraqitur anëtarëve të KLP-së, Klodian Braho, të ketë radhitur dhe këtë dosje penale si sukses ndaj goditjes së korrupsionit në Drejtësi.

Ndërkohë në një çështje tjetër prokurori Klodian Braho, pas një periudhe hetimore mundi të rrëzojë mitin e Drejtorave të Bashkisë së Tiranës, duke shkërmoqur imazhin e një institucioni të suksesshëm që kishte arritur të ndërtonte propaganda e Erion Veliaj.

Braho, depërtoi me sukses në aferën korruptive të njohur ndryshe si skema “5D” që tregonte veprimet abuzive me fondet publike që kryenin drejtorët e bashkisë Tiranë.

Njëherësh Braho, urdhëroi arrestimin e disa zyrtarëve dhe personave të tjerë biznesmenë që kryen procedurat e ndërtimin të inceneratorit të Elbasanit.

Pas këtyre veprimeve ai u përball me një fushatë të egër mediatike, e cila u venit me kalimin e kohës.

Kush është Elvin Gokaj?

Kandidati tjetër që synon të marrë postin e drejtimit të SPAK është prokurori Elvin Gokaj. Ky kandidat ndryshe nga të tjerët, në thuajse gjithë karrierën e tij, ka shërbyer për vite me radhë si drejtues të prokurorive në rrethet Fier, Elbasan, Kurbin, Prokurori Apeli Shkodër dhe Prokurori Apeli Durrës.

Pesë prokurori të drejtuara në vite të ndryshme dhe periudha tepër të vështira. Plus ka shërbyer dhe si zv/drejtues në prokurorinë e Sarandës. Një CV-i mjaft e përsosur për të treguar një eksperiencë lidershipi.

Në korrik të vitit 2019, Komisioni i Vetingut (shkalla e parë), pezulloi një vit nga detyra prokurorin Elvin Gokaj, me kushtin e ndjekjes së trajnimit të detyrueshëm pranë Shkollës së Magjistraturës.

Ky ishte vendimi i parë në zbatim të nenit Ë të Kushtetutës që parashikon masë disiplinore për kriterin e aftësive profesionale. Ndërkaq, Komisioneri Publik i kërkoi KPA shkarkimin e Gokajt nga detyra për një balancë negative prej 6 mijë eurosh.

Në nëntor të vitit 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi të rikthejë në detyrë prokurorin Elvin Gokajn, duke rrëzuar si Komisionerin Publik, ashtu edhe Komisionin e “Vetingut”.

Sipas KPA-së, Elvin Gokaj ishte i aftë profesionalisht, jo i korruptueshëm, pasuria e tij ishte në përputhje me ligjin, ndërsa pastërtia e figurës së prokurorit nuk u vu asnjëherë në dyshim.

Në dhjetor të vitit 2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi Elvin Gokajn prokuror në SPAK. Që prej asaj dite e deri më sot Gokaj në dosjet e tij, nuk ka të regjistruar asnjë fajësi.

Aktualisht ka në gjykim dosjen e kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi dhe dosjen e ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Elvin Gokaj e ka nisur karrierën si prokuror në Burrel, ku ka hetuar dhe kopsitur disa dosje të rënda dhe të rëndësishme të viteve 1997-1998, periudhë kjo kur Burreli, ziente nga seritë e vrasjeve për shkak të hasmërisë mes dy bandave farefisnore “Dedja” dhe “Kola”.

Në atë periudhë të përgjakshme, prokurorit Gokaj dhe gjithë prokurorëve që ushtronin detyrën në Burrel, i duhej të qëndronin në zyrë me automatikë kallashnikovi, pasi bandat në Burrel kishin marrë edhe komisariatin.

Edhe pse situata ka qenë në kufijtë e dramatikes për të bërë detyrën shtetërore, sot shumë dosje hetimore dhe dënimi i anëtarëve të këtyre bandave, mbajnë firmën e Elvin Gokajt dhe dy prokurorëve të tjerë që vepronin në atë periudhë në Burrel.

Kush është Adnan Xholi?

Statura tjetër e kandidatit të katërt për të qenë kreu i SPAK, është pikërisht ajo e Adnand Xholit, aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të SPAK dhe shef i seksionit të krimit të organizuar.

Xholi, konsiderohet si një nga prokurorët që ka konsensusin e brendshëm të shumicës së prokurorëve të SPAK, për të qenë në krye të institucionit.

Kjo është gara e dytë që ai zhvillon në KLP për të marrë postin e drejtuesit të SPAK, pasi në garën e parë ai rezultoi humbës përballë kandidaturës së Altin Dumanit që u mbështet fuqimisht nga qeveria dhe ambasadat e huaja.

Adnand Xholi, ka një CV të pasur në rol drejtuesi dhe organizativi të një institucioni, pasi ka drejtuar prokurorinë e Gjirokastrës, prokurorinë e Lezhës, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkohë mjaft dosje të rëndësishme tek Krimet e Rënda dhe në SPAK janë hetuar dhe gjykuar prej tij, si dosjet e vjetra që sollën identifikimin e vrasjes së policëve të shtetit në ngjarjet e rënda të “Qafë-Gjashtës”, Bandën e Cërrikut, vrasjen e Ibrahim Bashës në Lazarat, hetimin e Arben Tollisë së famshëm, hetimin e rastit të goditjes me plumba të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe shumë çështje të tjera deri tek e fundit e vëllezërve Ndreaj nga Burreli.

Dy dosje penale në SPAK që janë të vetmet e realizuara me metoda proaktive, dhe që flasin për trafik droge dhe ngritjen e laboratorëve të kokainës në Shqipëri, janë hetuar nga prokurori Adnand Xholi./Syri TV

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë