
Krimet zgjedhore/ Pse nuk shkon BKH dhe Dumani të takojnë Safet Bajrin, ‘drejtorin’ real të burgut të Reçit?
Dumani dhe Safet Bajri SHKODËR- Mëngjesin e ditës së sotme, zyra e PR të SPAK përhapi me shpejtësi lajmin se në Shk...
Dumani dhe Safet Bajri SHKODËR- Mëngjesin e ditës së sotme, zyra e PR të SPAK përhapi me shpejtësi lajmin se në Shk...
TIRANA- Tetë persona janë arrestur për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar policia e Tiranës. Bëhet me dije se një 43-vjeçar ne inicialet M. A., është arrestuar pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.
Ndërkohë një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë, ndërsa një tjetër pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Nga ana tjetë 40-vjeçari me inicialet Z. Gj., është prangosur pasi mbrëmjen e djeshme për motive të dobëta, është konfliktuar me një 18-vjeçar. Ky i fundit dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Po ashtu është arrestuar 56-vjeçari me inicialet R. K., pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" si dhe një 50-vjeçar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.
Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan një 62-vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Ndërsa Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan një 20-vjeçar, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”.
Njoftimi:
Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
- E. S., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë;
- J. C., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Z. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". Mbrëmjen e djeshme, 40-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin A. H., 18 vjeç. Si pasojë shtetasi A. H., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim R. K., 56 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim D. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.
Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin H. M., 62 vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin E. M., 20 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
SHBA- Industria e luksit ka humbur shkëlqimin, shkruan The Economist. Ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe kriza e kostos së jetesës n&...
TIRANA- Vlera e kredive të fshira nga sektori bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit ...
TIRANË- Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave, edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën me të n...
TIRANA- Deklarata e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë 2024 vlerëson se ecuria e sektorit financiar ishte pozitive, por ndërkoh&e...