
TIRANË- Projektet për zhvillimin e integruar urban dhe turizmin të mbështetura nga Banka Botërore kanë arritur në një nivel disbursimi prej 58 milionë dollarësh. Në vlerësimin e fundit të ecurisë së projekteve ku janë paralelisht dy linja kredish Banka e cilëson ecurinë e tyre të kënaqshme duke nënvizuar disa nga punimet e përfunduara dhe disa nga ato që janë ende në proces.
“Punime të mëdha civile kanë përfunduar në katër bashkitë e projektit, duke përfshirë përmirësimin e integruar urban në Berat dhe Përmet; rruga e kalasë së Beratit për këmbësorët dhe aksesin e automjeteve, shëtitorja dhe shkallët e Sarandës, Pazari i Gjirokastrës dhe Sistemi i Muzeve, rehabilitimi i Kalasë së Gjirokastrës dhe Sheshi Çerciz i Gjirokastrës.
Veprat për përmirësimin e integruar urban në Gjirokastër dhe Sarandë janë në zbatim. Janë publikuar pesë kontrata për ofertim për punë civile duke përfshirë Përmirësimin e Integruar Urban të Borshit, Përmirësimin e Integruar Urban të Orikumit, Përmirësimin e integruar urban të Ksamilit, Restaurimi i Kalasë së Kaninës dhe Borshit, Qendra Nënujore në Sarandë dhe Zipline në Përmet” thuhet në vlerësimin e fundit të Bankës të bërë publik këto ditë.
Konkretisht projekti në fjalë për turizmin mbështetet me dy linja kredie një më e hershme më vlerë 71 milionë dollarë ku deri më tani janë disbursuar 55.5 milionë USD dhe mbeten akoma 15 milionë të tjera për disbursim.
Ndërsa nga kredia e projektit të dytë që është vijim i së parës janë disbursuar vetëm 7.5 për qind e totalit prej 34.6 milionë dollarë çka do të thotë se mbeten akoma edhe 31.86 milionë dollarë.
Të dyja këto kredi parashikohet që të mbyllen deri në 31 korrik 2025 kur shumica e punëve të parashikuara për financim përmes tyre të jetë përmbyllur. Autoriteti Kontraktor që ndjek zbatimin e kontratave në këto projekte është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Projektet kanë katër komponentë përbërës ku pjesën më të madhe e zënë përmirësimet infrastrukturore ndërsa një pjesë tjetër me përmirësimin e siteve turistike si dhe zhvillimi i tregjeve të turizmit dhe produkteve turistike./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
20 Dhjetor15:00
Vranë babanë dhe e groposën/ Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për fëmijët e Hysen Metës, dërgon për gjykim 3 të rinjtë
Foto
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amar...
n.f
AKTUALITET
20 Dhjetor14:59
Do grabisnin dhe do vrisnin dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, GJKKO dënon me 27 vite burg Ilirian Feçin, Elvis Koçin dhe Agim Gjinin
Elvis Koçi, Sokol Sanxhaktari dhe Ilirian Feci
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme duke dënuar me 2...
r.ll
AKTUALITET
20 Dhjetor14:06
Konfiskohen 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare, në pronësi të Lefter Kokës dhe 4 të dënuarve për Inceneratorin e Elbasanit
lefter koka
TIRANË- Policia ka konfiskuar 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare të cilat dyshohet se vijnë nga korrupsio...
n.f
AKTUALITET
20 Dhjetor11:27
Transferuan nëpërmjet mashtrimit 11 mln euro para krimi, kush janë dy të arrestuarit që bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive (EMRAT)
Foto ilustruese
TIRANË- 41-vjeçarja, Arlinda Marku dhe 34-vjeçari Darin Gezdari janë vënë në pranga në...
n.f
AKTUALITET
20 Dhjetor11:26
Zbulohet laboratori i kultivimit të drogës në Greqi, në pranga një shqiptar dhe një grek, sekuestrohen arsenal armësh dhe 13 mijë euro (FOTO)
Droga
GREQI- Autoritetet greke kanë zbuluar dhjetëra bimë kanabis, 34 kilogramë kanabis të tharë dhe armë të r...
n.f
AKTUALITET
20 Dhjetor11:25
Transferuan nëpërmjet mashtrimit 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri, arrestohen dy persona, Prokuroria e Tiranës zbulon skemën (EMRAT)
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ndalimin e dy personave. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata në...
r.ll
AKTUALITET
20 Dhjetor10:47
Kërkojnë kthimin e dokumenteve dhe pajisjeve të sekuestruara nga SPAK, mbahet në GJKKO seanca për bashkëshorten dhe vëllain e Veliajt
foto ilustruese
TIRANË- Kërkesa e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliajt dhe vëllait të këtij t...
r.ll
AKTUALITET
20 Dhjetor10:46
Shpërndante kokainë në qytet, përfundon në pranga 33-vjeçari në Burrel
foto ilustruese
BURREL- Një 33-vjeçar është arrestuar në Burrel pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike n&e...