AKTUALITET

Nga plagosja në burg, tek vrasja e biznesmenit në Elbasan. Nevzat Spaho, kishte vetëm 9 muaj në liri (Dosja)

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 18:54
Nga plagosja në burg, tek vrasja e biznesmenit në Elbasan. Nevzat

Nevzat Spaho alias “Nevi” që konsiderohet si i “forti” i Prrenjasit dhe që tashmë është arrestuar për vrasjen e Mondi Mëhallës në Elbasan, rezulton të jetë liruar nga burgu i Shkodrës në muajin Shkurt 2025.

Gazetari Elton Qyno ka shfletuar dosjet penale të tij, ku ka rezultuar se Nevi Spaho, është liruar nga qelia në muajin Shkurt 2025.

Dhe 9 muaj nga lirimi nga burgu ai është përfshirë në vrasjen me pagesë të Mondi Mëhallës, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.

Sipas dokumentave, rezulton se Nevzat Spaho ka qënë në burg nga viti 2018 deri në 2021 për akuzën e “Vrasjes” së mbetur në tentativë. Spaho konsiderohet si person me precedent penalë.

Por teksa vuante këtë dënim në ambjentet e burgut të Shkodrës, ai përfshihet në një plagosje tjetër brenda burgut. Për këtë krim ai është dënuar me 666 mijë lekë të vjetra gjobë.

Sipas dosjes hetimore në datën 25 korrik 2021, ka rezultuar se rreth orës 17:05, në Godinën C, Sektori nr. 2, Dhoma nr. 6, i dënuari Ilir Meronianaki është konfliktuar me të dënuarit Nevzat Spaho dhe Florent Kodhelaj. Në këtë konflikt ka mbeturi dëmtuar në pjesën e syrit, i dënuari Ilir Meronianaki.

Me process-verbalin e datës 26 korrik 2021, është pasqyruar këqyrja dhe marrja e tre raporteve që kanë lidhje me këtë ngjarje. Mbi bazën e pretendimeve të të dënuarit Ilir Meronianaki, është kërkuar ekzaminimi i tij nga eksperti mjeko-ligjor.

Nga shpjegimet e Ilir Meronianaki rezulton se, më 25 korrik 2021, rreth orës 17:00, ka qenë në dhomën e vet. Ka shkuar polici i regjimit, i cili i ka thënë se të dënuarit Nevzat Spaho dhe Florent Kodhelaj, kërkonin të pinin kafenë dhomën e tij.

Ka pranuar kërkesën e tyre dhe i ka lejuar që të hynin në dhomë,ku kanë qëndruar rreth 10 minuta. Në momentin që ata do të dilnin nga dhoma,kanë filluar të ushtronin dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me grushta, në prani të policit, dhe për pasojë i kanë shkaktuar dëmtime trupore.

Ndërkohë për herë të fundit në burg Nevzat Spaho, ka qënë për një dënim të marë për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë”.

Kjo pasi sapo doli nga burgu ai filloi të vendosë gjoba ndaj personave të ndryshëm dhe mjaftoi një kallëzim penal në polici, që Nevzati në vitin 2022 të fillojë problemet me drejtësinë sërisht.

Arrestimi i tij është kryer në 2023 për dy akuza si gjobëvënia 3 mijë euro dhe mbajtja pa lejë e armëve të zjarrit. Por për shkak se gjatë hetimeve arma e përdorur nga Nevzat Spaho, nuk u arrit të gjendej nga policia, kjo akuzë është pushuar nga prokurori, Hektor Mushi.

Ndërkohë i pandehuri Nevzat Spaho, është dënuar vetëm për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë” pasi ka kërkuar ti marë 3 mijë euro qytetarit Shefit Dashi.

Sipas dosjes hetimore rezulton se në ambjentet e Drejtorisë Vendore te Policise Elbasan është paraqitur dhe ka depozituar kallëzim Shefit Dashi i cili ka kallezuar se:

“...në datë 17 Tetor 2022 rreth orës 19:30 e ka telefonuar në numrin e tij të telefonit 069323XXX, Nevzat Spaho, të cilit i thërrasin “Nevi” dhe është nga Prrenjasi. “Nevi” e ka telefonuar nga numri 068450XXXX. Shefiti dhe “Nevi” janë takuar rreth ores 21:25 dhe Shefiti ka hipur ne makinën e “Nevit”, e cila ishte tip “Jeep” me ngjyrë të zezë. Kur kanë qënë duke bërë xhiro me makinë “Nevi” e ka goditur Shefitin dhe i ka drejtuar një armë në kokë. Më pas ka hapur xhamin e automjetit dhe ka qëlluar një herë me armë në ajër. Edhe pas këtij episodi “Nevi” i ka kërkuar Shefitit që deri në datë 18 Tetor 2022 t’i japë 3 mijë Euro ose do ta vrasë. Ai ka vazhduar ta kërcënoje e t’i kërkojë paratë me mesazhe në Ëhatsapp...”.

Nga këqyrja e bisedave ndërmjet këtyre 2 personave ka rezultuar se konflikti ndërmjet tyre është bërë për shkak të një loje që ata luanin online dhe se Nevi Spaho ,nëpërmjet fjalëve kërcënuese ka kërkuar nga Shefit Dashi që ti japë paratë, që sipas tij i takojnë.

Në 23 Nëntor 2022 gjykata e Elbasanit ka miratuar kontrollet e banesës me qëllim arrestimin e Nevi Spahos, por ky i fundit nuk është gjendur në banesë pasi ishte larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut dhe më pas kishte shkuar në Austri dhe në fund në Itali, ku ishte vendosur në qytetin e Veronës.

Më pas Nevi Spaho, është arrestur dhe gjykuar duke u dënuar me burg vetëm për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Por vetëm 9 muaj nga përfundimi i këtij dënimi i “forti” i Prenjasit Nevzat Spaho, u përfshi në një vrasje me pagesë ndaj Mondi Mëhallës, për të cilën ai është arrestuar tashmë. /Syri

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë