AKTUALITET

Nga plazhet tropikale te kulturat aziatike, destinacionet e reja ku po udhëtojnë shqiptarët

r.ll Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 07:32
Nga plazhet tropikale te kulturat aziatike, destinacionet e reja ku po
foto ilustruese

TIRANË- Shqiptarët po e shohin udhëtimin si një mundësi gjithnjë e më të rëndësishme për t’u njohur me botën dhe për të shijuar eksperienca të reja.

Marsel Kalemi, administrator i Kalemi Travel, ka parë nga afër evolucionin e preferencave të udhëtarëve shqiptarë, veçanërisht pas periudhës së pandemisë, kur kërkesat për udhëtime jashtë shtetit janë shtuar ndjeshëm.

Në një intervistë në Podcast-in Monitor “Business Plus” , ai na tregon si kanë ndryshuar preferencat e shqiptarëve në destinacione dhe aktivitete, dhe si ka reaguar agjencia që ai drejton ndaj këtyre kërkesave të reja.

Kalemi tregon që pas pandemisë, udhëtarët shqiptarë kanë pasur një ndryshim të dukshëm në preferenca. “Ka pasur një rritje të konsiderueshme të kërkesave për udhëtime pas pandemisë, sepse njerëzit e kuptuan që izolimi nuk u pëlqeu,” shpjegon ai. Shqiptarët tani janë më të orientuar drejt destinacioneve të ndryshme dhe aktiviteteve që shkojnë përtej pushimeve të thjeshta.

Në vitet para pandemisë, shqiptarët udhëtonin kryesisht në grupe të organizuara, me guida dhe itinerarë të ngjeshur. Por, tani, kërkesa ka ndryshuar. Kalemi thekson se shqiptarët kanë fituar një nivel më të lartë të informacionit dhe të organizimit, duke kërkuar më shumë mundësi për udhëtime individuale.

“Tashmë, janë më të pavarur në udhëtimet e tyre, duke zgjedhur të udhëtojnë me paketë individuale që përfshin biletat e avionëve dhe hotelet, dhe kjo mundëson një fleksibilitet të madh,” thotë ai.

Gjithashtu, kërkesat janë më të larmishme. Përveç pushimeve të zakonshme, shqiptarët kërkojnë gjithnjë e më shumë aktivitete të tjera.

“Njerëzit po kërkojnë mundësi për të marrë pjesë në aktivitete kulturore, si festivale, koncerte dhe ngjarje sportive, duke përfshirë edhe koncerte të njohura si Andrea Bocelli në Budapest,” thotë Kalemi.

Kjo është një tendencë e re që nuk ishte kaq e përhapur më parë, e cila tregon se shqiptarët janë të gatshëm të shpenzojnë për përvoja më të pasura dhe më aktive.

Destinacionet më popullore dhe tendencat e reja

Italia ka mbetur një nga destinacionet kryesore për shqiptarët për shumë arsye: afërsia gjeografike, lidhjet kulturore, dhe mundësia për të vizituar shumë qytete dhe vende historike.

“Italia vazhdon të jetë një destinacion i preferuar, jo vetëm për shkak të afërsisë, por edhe për kulturën dhe mundësitë e shumta që ofron,” thotë Kalemi. Ndër qytetet më të vizituara janë Roma, Milano, dhe Napoli, të cilat vazhdojnë të tërheqin shqiptarët për shkak të historisë, kulturës dhe mundësive të tjera për turizëm.

Megjithatë, Kalemi vërejt që tani po shfaqen edhe interesa për destinacione që nuk ishin të njohura më parë për udhëtarët shqiptarë.

“Një nga këto destinacione të reja është Japonia, që ka filluar të bëhet gjithnjë e më popullore mes shqiptarëve dhe që pritet tua kalojë destinacioneve ekzotike që ishin shumë të kërkuara pas Covid-19”.

Një paketë udhëtimi për në Japoninë mesatarisht kushton rreth 2,000 euro për person, por kjo mund të variojë në varësi të periudhës së vitit dhe kushteve të paketës. Ky destinacion është tërhequr për shkak të kulturës unike, teknologjisë së avancuar, dhe mundësisë për të përjetuar një eksperiencë krejtësisht të ndryshme nga Europa.

Një tjetër destinacion që ka shfaqur rritje të kërkesës janë Maldivet.

“Gjatë pandemisë, Maldivet ishin një destinacion i hapur dhe shumë shqiptarë e shfrytëzuan mundësinë për të udhëtuar aty,” shton Kalemi.

Po ashtu, destinacione tropikale si Bali, Zanzibar, Phuket dhe Punta Cana kanë shënuar rritje të ndjeshme të kërkesave, dhe tani po tërheqin më shumë shqiptarë, të cilët kërkojnë plazhe ekzotike dhe një eksperiencë të pasur kulturore.

Tendencat e shpenzimeve, rritja e buxhetit për udhëtime, deri në 100,000 euro në vit

Një nga tendencat më të dukshme në turizëm është rritja e shpenzimeve për udhëtime. “Shqiptarët po shpenzojnë më shumë për udhëtime se kurrë më parë. Kemi një grup të caktuar që arrin të shpenzojë deri në 100,000 euro në vit për udhëtime,” tregon Kalemi.

Ai shpjegon se shumë udhëtarë janë më të gatshëm të shpenzojnë për eksperienca të reja dhe për të udhëtuar në destinacione më të largëta. Kjo ka ndikuar edhe në zgjedhjet e destinacioneve, pasi më shumë shqiptarë janë duke udhëtuar në Azinë Lindore dhe në destinacione ekzotike që ofrojnë një përvojë të veçantë.

Po ashtu, ai tregon se mesatarisht, për një udhëtim të dy personave, shqiptarët shpenzojnë rreth 1,350 euro në vitin 2024, një rritje e dukshme në krahasim me vitin 2018, ku kjo shifër ishte 630 euro. Ndryshimi i madh ka të bëjë me rritjen e mundësive për udhëtime me buxhet më të ulët, si rezultat i operatorëve që ofrojnë çmime më të mira dhe mundësi fleksibile për blerjen e biletave.

Në fund, Kalemi thekson se udhëtimi për shqiptarët nuk është më një thjesht një mundësi për pushim. “Tani duan të eksplorojnë, të shijojnë dhe të përjetojnë kultura të ndryshme. Ata janë të gatshëm të investojnë për përvoja që do t’i mbajnë mend gjatë,” përfundon ai./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

I.A AKTUALITET 26 Janar19:33

Të shtëna me armë në Orikum

ORIKUM- Të shtëna me armë ka pasur pasditen e sotme në Orikum. Ende nuk dihet nëse të shtënat kanë qenë në a...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë