AKTUALITET

Nga rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, shtrenjtohet deri dyfish çmimi i vezëve

n.f Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 08:16

Nga rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, shtrenjtohet deri

TIRANË- Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr.

Përfaqësues të një ndër pularive kryesore të vendit “Veza e Mëngjesit” pohuan se çmimi i shitjes së vezës në burim varion 20 deri 21 lekë për kokërr nga 10 deri 11 lekë për kokërr që shitej më parë. Çmimi i tregtimit të vezëve është rritur nga 90 deri 100%.

Në tregun e pakicës çmimi i shitjes së vezës së hapur është 25 lekë për kokërr nga 17 deri 20 lekë që tregtohej më parë. Rritja 20 deri 47%.Drejtuesit e pularive theksojnë se shtrenjtimi i çmimit u ndikua nga rënia e prodhimit, pas ngordhjes së shpendëve me shfaqjen e gripit H5N1 në fillim të muajit mars në disa kapanone në zonën e Durrësit.

Deri në javën e parë të muajit mars (deri më datë 7 Mars) sipas të Dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe zhvillimit Rural numri i shpendëve të asgjësuara arriti në 67 mijë krerë pas infektimit të tyre me gripin H5N1.

Prodhuesit gjithashtu pohojnë se po përballen me rënie të fuqisë blerëse jo për shkak të ndryshimit të çmimit, por nga frika e konsumatorit. Operatorët garantojnë se vezët e prodhuara janë të sigurta, pasi në eficencë prodhimi janë vetëm shpendët e shëndetshëm, ndërsa shpendët e prekur nga gripi u asgjësuan dhe në fazën e marrjes së gripit nuk arrijnë të prodhojnë.

Gripi i shpendëve u shfaq në vend edhe 3 vite më parë, në mars të 2022 dhe rënia më e madhe e prodhimit të vezëve ishte në qarkun e Durrësit, ku është i përqendruar numri më i lartë i stabilimenteve të rritjes së shpendëve. Në Durrës prodhimi i vezëve për 2022 ra rreth 48% krahasuar me vitin paraardhës. Në total sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022 numëroheshin rreth 4,9 milionë pula në të gjithë vendin. Krahasuar me 2021 numri i tyre ra rreth 5%.

Edhe në atë periudhë rënia e prodhimit solli shtrenjtim të çmimit të vezës deri në 25 lekë për kokërr në tregun e pakicës. Pa ndihmën e subvencioneve të shtetit prodhuesit arritën të zëvendësonin shpendët e ngordhura përgjatë 2023, ku në fillim të vitit eksportuan edhe sasi të larta të prodhimit.

Për këtë vit sipas operatorëve vlerësohet pozitivisht nisja e rimbursimeve nga shteti për zëvendësimin e shpendëve të ngordhur. Çmimet e pulave për prodhim në treg variojnë nga 4,5 deri 5 euro për krerë. Në 2023, sipas të dhënave të INSTAT numri i pulave arriti në 4,8 mln krerë. Krahasuar me 2022 numri i tyre ra 2,4%. Në 2023 prodhimi i vezëve u rrit 15% krahasuar me 2022./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë