AKTUALITET

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin arkeologjik në sukses në Porto Romano-Durrës

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Shtator 2025, 21:03

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin

Ministri i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi përmes një postimi në “Facebook” pasditen e së premtes se ishte arritur një marrëveshje me kompaninë koncensionare të portit në Porto-Romano, për restaurimin e monumentit që dikur ka pasur funksion fortifikues. 

“Muret e Portës” kategorizohet si një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe mendohet të jetë ndërtuar në shekullin V të Erës Sonë. Pjesa simbolike e tij, nga mori emrin edhe zona, “Porto-Romano”, u rrafshua në vitin 2021 nga kompania koncesionare që po ndërton portin e ri të hidokarbureve.

Por ajo që ministri Blendi Gonxhja paraqiti si sukses është legjitimimi i shkatërrimit të monumentit të rëndësisë së veçantë që u shkaktua nga kompania koncesionare që u krijua në vitin 2015, me emërtimin Porti MBM – “Multi Buoy Mooring”, një bashkim operatorësh i udhëhequr nga konglomerati Kastrati Group dhe që sot po finalizon punimet e portit të hidokarbureve dhe të mallrave në Porto-Romano, Durrës.    

“Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë

Koncesionare ‘PORTI MBM’ për restaurimin e Pasurisë Kulturore ‘Muret e Portës (Porto Romano)’ në Durrës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, i cili daton në shek. VI-të erës sonë”, njoftoi Gonxhja përmes postimit të tij.

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin

Foto e shpërndarë nga ministri Blendi Gonxhja pasditen e së premtes. Foto: Facebook

“Përmes kësaj marrëveshjeje, Shoqëria Koncesionare ‘PORTI MBM’ do të investojë në mbulimin e shpenzimeve për ndërhyrjet restauruese në përputhje me kriteret, duke mundësuar ruajtjen dhe rijetëzimin e këtij monumenti të vyer, i cili do të jetë i aksesueshëm edhe për publikun e do të mirëmbahet dhe menaxhohet nga institucionet e trashëgimisë kulturore”, shtoi ministri i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit.

Përpjekja e tij për ta paraqitur monumentin si të shpëtuar nga kompania koncensionare nuk theksoi faktin se ajo është përgjegjëse për shkatërrimin në mënyrë të qëllimshme të monumentit në dhjetor të vitit 2021, të rreth 25 metrave nga muret fortifikuese mbi të cilat ngrihej dikur porta hyrëse, e kuruar me qemer.  

Pjesa tjetër e monumentit që i shpëtoi shkatërrimit mbeti brenda portit dhe në vitet e fundit po shërben si zonë parkimi dhe depozitimi mallrash për aktivitetet portuale, duke mos marrë kujdesin e duhur nga autoritetet e kulturës.

“Vetë fakti që ky monument gëzon status mbrojtjeje mund ta kthente atë në një pikë mjaft të rëndësishme turistike, por duke qenë se sot ndodhet brenda rrethimit të portit është e pamundur që ta aksesosh zonën, pra kompania gati e ka privatizuar në mënyrë të jashtëligjshme të gjithë zonën aty”, shpjegoi për Amforën aktivisti Heldi Kodra.

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin

Monumenti përpara shkatërrimit, më 21 mars 2017. Foto: Media Amfora

Megjithatë për këtë lëvizje të vonuar të ministrisë kanë reaguar që prej vitit 2023 aktivistët dhe organizatat joqeveritare, që kërkuan marrjen e masave për të mbrojtur një pjesë të murit dhe kullës antike që i mbijetuan shkatërrimit.

Qendra Amfora në bashkëpunim me organizatat partnere, të përfaqësuara nga Heldi Kodra, depozituan propozimin që pjesa e mbetur e monumentit të përfshihet në programin “7 Monumentet më të rrezikuara në Evropë”, të Organizatës Europa Nostra, duke ju drejtuar paralelisht të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar, me qëllim marrjen e plotë në mbrojtje, restaurimin e monumentit të mbetur dhe rindërtimin e pjesës së shembur. 

Pas një hetimi të Prokurorisë së Durrësit dhe vlerësimit më tej të gjykatës, shkatërrimi i një prej simboleve të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë sipas tyre nuk përbënte vepër penale. Pas një hetimi 4 vjeçar ata u fshehën pas një akt-ekspertize që tregonte një situatë ndryshe nga e vërteta në terren dhe pushuan çështjen ndaj Kompanisë Kastrati.  

Në projektin që Gonxhja dhe përfaqësuesit e kompanisë mbanin në duar dallohej ngritja e një “burgu të hapur” për objektin e trashëgimisë kulturore, duke e veshur tërësisht me një strukturë prej metali dhe xhami.

Ndërsa ministri nuk sqaroi më tej mbi përgjegjësinë e kompanisë koncesionare për shkatërrimin e pjesës më simbolike të monumentit, që është faktuar përmes një cikli investigimesh të Medias Amfora.

Strukturat arkeologjike të shkatërruara ishin shpallurr Monument Kulture i Kategorisë së Parë që prej vitit 1948 dhe pasi Kuvendi miratoi koncesionin në vitin 2015, më 3 qershor 2016 Ministria e Kulturës lëshoi urdhërin për “Shpalljen e Zonës së Mbrojtur të Objektit Monument Kulture Kategoria e I-rë ‘Muret e Portës’, Porto-Romano, Durrës” – por kjo nuk e pengoi kompaninë koncesionare që të rrafshonte pjesën më simbolike të tij./amfora

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë