AKTUALITET

Nga vjedhja, dhuna, kundërshtimi i “Frontex” e deri te kalimi fshehurazi në kufi i 4 emigrantëve, arrestime dhe procedime në Korçë

M.B. Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 16:30
Nga vjedhja, dhuna, kundërshtimi i “Frontex” e deri te kalimi
Foto ilustruese

KORÇA- Disa persona janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy janë arrestuar në Korçë, për çështje të dryshme. Mësohet se në pranga ka rënë 23-vjeçar me inicialet A. K., dhe një 15-vjeçar pasi janë kapur në lagjen nr. 10, në tentativë për të vjedhur tek “Qyteza e fëmijëve”. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se ata, në lagjen nr. 9, Korçë, kanë vjedhur 7 celularë në dyqanin e një shtetasi, si dhe në lagjen nr. 13, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një personi tjetër.

Nga ana tjetër ka nisur precedimi në gjendje të lirë për një person pasi në hyrje të fshatit Bitinckë, dyshohet se ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të shërbimit “Frontex”, për të ndaluar automjetin e tij. Po ashtu në gjendje të lirë do të procedohen A. B., 46-vjeç dhe N. Ç., 41-vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e një 37-vjeçari, pasi të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me sende të forta një person, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Procedimi në gjendje të lirë nisi dhe për 36-vjeçarin me inicialet F. T., banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë skanimit të mjetit tip kamion që ai drejtonte, u gjetën të fshehur 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 23 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, banues në Korçë, pasi janë kapur në lagjen nr. 10, në tentativë për të vjedhur tek “Qyteza e fëmijëve”. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se këta shtetas, në lagjen nr. 9, Korçë, kanë vjedhur 7 celularë në dyqanin e një shtetasi, si dhe në lagjen nr. 13, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi tjetër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 celularët e vjedhur.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. C., 26 vjeç, banues në Bilisht, pasi në hyrje të fshatit Bitinckë, dyshohet se ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të shërbimit “Frontex”, për të ndaluar automjetin e tij.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 46 vjeç dhe N. Ç., 41 vjeç, si dhe po punon për kapjen e shtetasit B. Ç., 37 vjeç, të tre banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin S. S., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Sektori i Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 36 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë skanimit të mjetit tip kamion që ky shtetas drejtonte, u gjetën të fshehur 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

policia korce

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë