Valentin Preçi
TIRANË - Gjatë seancës publike të zhvilluar në KPA për çështjen e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi, të enjten më 13 shkurt, palët paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, që kishte të bënte me disa telefonata të kryera mes subjektit të rivlerësimit dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frrokut, biseda të cilat kanë ndodhur para se të udhëtonin për në Mal të Zi së bashku. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi se kjo gjetje tregonte se, ndryshe nga sa kishte deklaruar Preçi gjatë gjithë hetimit administrativ, në KPK dhe shqyrtimit në Kolegj, ata kishin pasur komunikime.
Preçi pretendoi më herët se nuk kishte njohje të mëparshme me Arben Frrokun dhe një udhëtim me makinë në qershor të vitit 2012 kishte qenë rastësor.
Dumani vërejti se të dhënat për komunikimet telefonike gjendeshin në dosjen penale në ngarkim të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arben Frroku. Sipas Dumanit, në prill të vitit 2012, Arben Frroku ka kryer tre thirrje drejt numrit celular të Preçit, ndërsa ky i fundit dy thirrje dhe rezulton që të kenë biseduar.
Drejtuesi i SPAK kërkoi që deklarimet e subjektit se nuk ka pasur njohje me Frrokun të konsiderohen si sjellje që pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke theksuar se këto veprime bien ndesh me etikën e magjistratit. Ai solli në vëmendje se kur deklarimet e rreme bëhen para prokurorit apo gjykatës, atëherë konsiderohen vepër penale.
Dumani paraqiti si shembull rastin kur një prokuror i merr deklarimet një qytetari të thjeshtë dhe i kërkon të thotë vetëm të vërtetën, duke i bërë të ditur se nëse rezulton ndryshe procedohet penalisht. Ai theksoi se kur një prokuror në cilësinë e subjektit të rivlerësimit, që në fillim të hetimit administrativ e deformon të vërtetën, atëherë bie ndesh me etikën që duhet të ketë dhe duhet të vlerësohet në këtë drejtim.
Prokurori Valentin Preçi nuk ishte i pranishëm në seancë, por ai u përfaqësua nga avokatja e zgjedhur prej tij, Romina Zano. Avokatja Zano kërkoi që kjo gjetje të mos konsiderohet, duke theksuar se nuk ishte administruar sipas parashikimeve ligjore të procesit të vetingut të magjistratëve.
Ajo argumentoi se Komisioni dhe Kolegji, janë të vetmet institucione që mbartin të drejtën dhe përgjegjësinë për të kërkuar e marrë prova nga të gjthë institucionet, si edhe të vlerësojnë e marrin vendime. Sipas saj, Komisioneri Publik, mbart të drejtën për të paraqitur ankim dhe se në kuadër të një procesi të rregullt ligjor, është i detyruar që kompetencën e tij t’a mbështesë vetëm në aktet dhe provat e administruara gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit në KPK. Zano deklaroi se në këtë rast, përgatitja e praktikës shkresore mbi të cilën është paraqitur më pas gjetja nuk është konkluzion i veprimeve hetimore të KPK apo hetim gjyqësor i Kolegjit.
Avokatja e cilësoi jo në përputhje me ligjin çdo iniciativë të jashtme për të administruar e më pas paraqitur prova në gjykim. Në vijim, Zano paraqiti një arsyetim ligjor lidhur me rrethanat kur një subjekt rivlerësimi gjendet në kushtet e kontaktit të papërshtatshëm, duke vërejtur se duhet që personi në fjalë të jetë i proceduar për krim të organizuar, që hetimi ndaj tij të ketë publicitetin e duhur e që subjekti rivlerësimit të ketë dijeni për atë hetim, si dhe që takimi mos të jetë rastësor. Ajo e cilësoi të pabazuar dhe të padrejtë pretendimin e ngritur prej drejtuesit të SPAK ndaj Preçit. Zano paraqiti disa prova për të vërtetuar qëndrimin e parashtruar, që u administruan prej Kolegjit. Ndërkohë, KPA pranoi si provë edhe gjetjen e ONM-së, ndërsa dy denoncime të tjera nga publiku nuk u administruan. Në përfundim, KPA vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe e shtyu seancën për më datë 18 shkurt, në orën 09:00, për t’u dhënë kohë palëve të përgatisin e paraqesin konkluzionet përfundimtare./BIRN
Artikuj te sugjeruar
E.D
AKTUALITET
13 Shkurt18:59
"Vëllai im është qëlluar me 14 plumba"/ Vrasja në Skenderaj, trondit vëllai i viktimës: Kanë deshtë me e çnjerëzu! I kanë thanë zhveshu në mes lokalit!
KOSOVË- Fatos Ibishi vëllai i Ismet Ibishit i cili u vra ditën e djeshme në Kosovë ka treguar detaje mbi ngjarjen e rë...
b.z
AKTUALITET
13 Shkurt18:19
Monopoli i kompanive celulare/ Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak ndaj "One" dhe "Vodafone"
One, Vodafone
TIRANË - Autoriteti i Konkurrencës njoftoi sot se ka hapur hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve cel...
b.z
AKTUALITET
13 Shkurt18:06
FOTO/ Muzikë dhe koktejl në burgun e grave në Pogradec, ish-e dënuara organizon “Shën Valentinin” për të burgosurat
POGRADEC - Gratë e dënuara në burgun e Pogradecit kanë organizuar një festë me rastin e Shën Valentinit. Edhe pse data sh&e...
b.z
AKTUALITET
13 Shkurt17:53
Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cenim të besimit, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti
Arben Dosti
TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 13 shkurt vendimin e shkarkimit nga detyra të g...
E.D
AKTUALITET
13 Shkurt17:30
EMRAT/ Policia greke zbulon vjedhjen e 4 mln eurove pas 17 vitesh, shpallen në kërkim dy shtetas nga Kosova
foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanë zbuluar pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë. Mediat vendase b&eum...
b.z
AKTUALITET
13 Shkurt16:49
Vdekja e Leo Sadiku në QSUT/ Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë për rastin! Çështja kalon për hetim në Prokurorinë e Tiranës
Leo Sadiku
KORÇË - Prokuroria e Korçës ka shpallur moskopetencë për vdekjen e 12-vjeçarit nga Korça, Leo Sa...
b.z
AKTUALITET
13 Shkurt16:32
Zhdukja e Jan Prengës/ Flet për herë të parë Dritan Rexhepi, mohon njohjen me Gentian Funiqin: Nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time!
Dritan Rexhepi
TIRANË - Dritan (Gramoz) Rexhepi, i njohur ndryshe si “mbreti” i kokainës, ka dhënë deklaratën e tij li...
E.D
AKTUALITET
13 Shkurt16:03
U kapën me kokainë me vlerë 100 mijë euro në Itali, në pranga dy shqiptarë
foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane pasi u kapën me 1 kg kokainë që k...
b.z
AKTUALITET
13 Shkurt16:00
Ra aksidentalisht nga kantieri i pallatit në ndërtim, përfundon në spital 47-vjeçari në Tiranë
Foto ilustruese
TIRANË - Një incident është regjstuar në një kantier të një pallati në ndërtim në rr...
E.D
AKTUALITET
13 Shkurt15:52
Mbante armë zjarri në taksi, arrestohet shoferi në Vlorë, bashkëpunoi me 17-vjeçarin për ta shitur
VLORË- Një 54-vjeçar shofer taksie është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi në automjetin e tij është gjetur ...