AKTUALITET

“Një hap larg Bin Ladenit”/ Shqiptari enigmatik mes CIA-s dhe xhihadistëve

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Shtator 2025, 14:40
“Një hap larg Bin Ladenit”/ Shqiptari enigmatik mes CIA-s dhe

Në një episod të fundit të podkastit të tij, Tucker Carlson zhvilloi një bisedë me Shawn Ryan, ku u trajtua një histori që tingëllon si skenar filmi spiunazhi, por që ka ndodhur në realitet.

Në qendër të saj është Blerim Skoro, një shqiptar të cilin CIA e angazhoi menjëherë pas ngjarjeve të 11 Shtatorit. Ai u infiltrua në grupet terroriste, duke ngritur një rrjet që u shtri nga Maqedonia deri në Pakistan, Afganistan, Siri, Irak, Iran e madje edhe në Rusi.

Ai pretendon se ka qenë një hap larg Bin Ladenit, i ka mbijetuar një atentati dhe ka parë nga afër operacione të errëta që përfshijnë edhe uraniumin rus.

Por çfarë ndodh kur një njeri me këtë histori të ulet përballë kamerës dhe flet?

A është ky një dëshmitar i së vërtetës, apo një instrument i narrativave që disa duan t’i shtyjnë për ta çuar botën drejt një lufte të re?

Kjo është një pjesë e intervistës:

Tucker Carlson: A ke pasur ndonjëherë një të ftuar ku ke menduar, "Ky person mund të jetë duke vepruar në emër të ndonjë agjencie inteligjence"?

Shawn Ryan: Kam pasur disa. Sapo bëra një intervistë shumë të mirë me njëfarë Blerim Skoro, i cili ishte një agjent. Ai u rekrutua në burg nga CIA menjëherë pas 11 Shtatorit për t'u bërë mik i të gjithë terroristët që ishin aty. Dhe kur doli nga burgu, agjencia u lidh sërish me të dhe i tha: "Do ta përdorësh këtë rrjet. Mbulimi yt do të jetë se po ndërton një qelizë të al-Kaedës në Maqedoni." Dhe kështu ai ngriti bazën në Maqedoni, dhe pastaj shkonte në Pakistan, në Afganistan, në Siri, Irak, Iran, në të gjitha këto vende, edhe në Rusi. Ai nuk u takua drejtpërdrejt me Bin Ladenin, por ishte një hap larg.

Tucker Carlson: Një punë shumë e rrezikshme.

Shawn Ryan: Pa dyshim. Pastaj pati një përpjekje për ta vrarë. CIA i bëri dalje. Pastaj filloi të më tregonte për nxjerrjen e uraniumit nga Rusia. E pyeta: "Çfarë do të bënin me të?" Dhe ai tha se donin ta fusnin në SHBA dhe se do të vriste gjysmë milioni njerëz. Por kjo nuk përkonte me intervistën. Sepse po flisnim për gjëra të tjera.

Tucker Carlson: S'e besoj fare këtë.

Shawn Ryan: Pastaj, papritmas, arrijmë tek Rusia. Dhe e pyeta menjëherë. I thashë: "E di çfarë më shkon në mendje? Kur ka qenë hera e fundit që ke pasur kontakt me CIA-n?"

Tucker Carlson: Këtë po mendoja edhe unë.

Blerim Skoro: Në janar të vitit 2022. Me 6 ose 7 janar."

Shawn Ryan: E dinte datën ekzakte dhe u acaruar. I thashë: "E di çfarë më shkon në mendje? Po sikur dikush të të kontaktonte, duke e ditur që do vije në këtë emision për të thënë që ti po sillje uranium për al-Kaedën për ta futur në vendin tonë e për të na hedhur në erë? Shumë njerëz duan të na shohin në luftë me Rusinë."

Blerim Skoro: Shon, nëse është kështu, ti e pe historinë. Më pe mua. S'e fsheh atë që mund të bëj.

Shawn Ryan: Mendova, "Dreq, e humba mundësinë ta fus këtë në intervistë." Dhe më erdhi menjëherë një ide.

Po sikur të të kenë kontaktuar që të m'i thuash këto në këtë emision?"

Shawn Ryan: Për të krijuar një narrativë?

Blerim Skoro: Kurrë. Nuk e kisha planifikuar kurrë të vija në emisionin tënd.

Shawn Ryan: Ka shumë njerëz në pozicione të larta që na duan në luftë.

Doja ta thosha me zë të lartë, sepse nëse ata po shikojnë, dhe me shumë gjasë po na shohin, atëherë ata e dinë që unë e di që jam shënjestër.

Blerim Skoro është një kosovar me një të kaluar të ngatërruar mes krimit të organizuar, burgut në

SHBA, pretendimeve për bashkëpunim me CIA-në dhe përpjekjeve të dështuara për të fituar azil politik.

E kaluara kriminale

Në fillim të viteve ’90 largohet nga Kosova dhe shkon në SHBA, ku përfshihet në trafik droge e pastrim parash. Arrestohet në vitin 2000 dhe dënohet me 84 muaj burg, por dënimi i ulet pasi bashkëpunon me autoritetet amerikane.

Pretendimet për CIA-në

Skoro thotë se gjatë vuajtjes së dënimit u rekrutua nga CIA për t’u infiltruar në grupe islamike, me premtimin për lirimin e parakohshëm dhe leje qëndrimi të përhershme. Sipas tij, marrëveshja u respektua vetëm pjesërisht: u lirua para kohe, por u dëbua në Kosovë.

Kërcënimet nga xhihadistët

Në vitin 2010 ai pretendon se militantë nga Kosova tentuan ta vrisnin pasi e kishin zbuluar si spiun. Pas kësaj u largua në Kanada ku kërkoi azil, por kërkesa iu refuzua.

Problemet e fundit

Pas refuzimit në Kanada, ai shkoi sërish në SHBA. Në shkurt 2025 u arrestua në metronë e Brooklyn-it, pasi përdori kartelën e vajzës së tij dhe nuk kishte dokumente të rregullta qëndrimi. Aktualisht pret vendimin e gjykatës nëse do të dëbohet përsëri në Kosovë.

Strategjia e fundit

Përmes intervistës në The New York Times, ai po mundohet të forcojë versionin e tij si ish-spiun i infiltruar i CIA-s, duke pretenduar se jeta e tij është ende në rrezik nga ISIS.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë