AKTUALITET

"Një ishull tashmë është zhdukur", La Repubblica: Erozioni ka goditur rëndë bregdetin shqiptar, çimentimi po përshpejton fenomenin

r.ll Përditësimi i fundit 3 Maj 2025, 22:45
"Një ishull tashmë është zhdukur", La Repubblica:
foto ilustruese

ITALI- Media italiane "La Repubblica" i ka kushtuar një artikull goditjes që fenomeni i erozionit i ka dhënë bregdetit shqiptar. 

Në artikullin e mëposhtëm se pasojat tronditëse të këtij fenomeni janë shkatërrimi i një pylli të mbrojtur me pisha, zhdukja e vilave të pajisura si kioska plazhi dhe zhdukja e ishullit që austriakët ia kushtuan Franz Jozefit I. 

Më tej thuhet se nga Velipoja në Golem çimentimi po përshpejton erozionin dhe bregdeti shqiptar po vuan keq.

ARTIKULLI I PLOTË:

Mbi 150 km të bregdetit Adriatik, nga një total prej 270 gjithsej janë goditur nga fenomeni i erozionit. Episode tronditëse janë ato si një pyll i mbrojtur me pisha u shkatërrua, vilat e pajisura si kioska plazhi u fshinë dhe ishulli që austriakët ia kushtuan Franz Jozefit I, u zhduk. “Ndryshimi i klimës dhe ndërtimi i egër nga hiperturizmi po kthehet në një përzierje vdekjeprurëse” .

Nga Velipoja, ku forca e valëve po e shndërron në hi një pyll me pisha shekullore, deri në Golem, ku çimentimi po përshpejton erozionin, bregdeti shqiptar po vuan keq. Është faji i një përzierjeje vdekjeprurëse që shton ngrohjen globale dhe urbanizimin kaotik nga mbiturizmi.

NASA: Detet janë rritur me 10 centimetra në 30 vitet e fundit

Rritja e nivelit të detit po ndikon në të gjithë planetin. Sipas NASA-s, nga viti 1993 deri në 2023 niveli mesatar i detit në Tokë është rritur me 10 cm. Në Shqipëri, ku turizmi ka shpërthyer (nga 5.9 milionë vizitorë në vitin 2018 në mbi 10 milionë në vitin 2023), përhapja e hoteleve, restoranteve dhe bareve në plazh po shkakton pasoja edhe në natyrë.

“Nga 273 kilometra vijë bregdetare që laget nga deti Adriatik, 154 km janë të prekura nga erozioni”, – deklaron Besjana Shehu, një specialiste e planifikimit urban, për “Agence France Presse”. Në Velipojë, në veriun e largët të vendit, deti përparon me më shumë se 5 metra çdo vit dhe futet më shumë se 200 metra në pyll, duke kërcënuar një ekosistem të tërë që nuk mund të mbijetojë në ujë të kripur. Në bregdet, pishat mezi po i rezistojnë agresivitetit të valëve. Dhjetëra trungje pemësh shtrihen të bllokuara në rërë, disa të braktisur pas stuhive të dhunshme të ditëve të fundit të prillit.

Ishulli i zbuluar nga hartografët e Perandorisë

Edhe pse Ishulli Franz Jozef, në grykëderdhjen e lumit Buna, ekziston ende në guidat turistike dhe në harta, që nga viti 2012 ai është zhdukur pasi është gëlltitur nga deti. I emërtuar nga hartografët austriakë në vitin 1870 për nder të ish-perandorit, ishulli ishte rezultat i depozitave pjellore aluviale. 150 metra larg bregdetit, 19.5 hektarët e saj ishin të mbuluar me pyje dhe bimësi të egër.

“Një parajsë për shumë lloje zogjsh deti, një strehë paqeje edhe për ne… e zhdukur plotësisht”, – thotë Lule Coli, menaxhere e një bari të vogël në plazh. Ishulli u zhduk gradualisht, viktimë e rritjes së nivelit të ujit dhe erozionit. Por ndërtimi i digave dhe hidrocentraleve në rajon rezultoi të ishte një faktor vendimtar, i cili përshpejtoi zhdukjen e tij, thekson Ervis Krymi, profesor i gjeografisë.

Banorët e Kunes, disa kilometra më në jug, janë gjithashtu të shqetësuar. Vit pas viti, stuhitë detare shumohen dhe bregdeti tani i ngjan një varreze pemësh. “Për shkak të ndryshimeve klimatike në vitet e fundit, deti është bërë shumë agresiv, duke përparuar drejt tokës me një ritëm frenetik”, – paralajmëron Jak Gjini, një ekspert mjedisor nga Lezha. Të përpirë nga valët, bunkerët e ndërtuar përgjatë bregdetit nga diktatura komuniste shqiptare në vitet 1970 janë zhdukur. Kjo ka zhvendosur edhe baret e vogla buzë detit që menaxhohen nga familjet vendase. Forca e detit ishte e tillë që edhe thasët e mbushur me rërë nuk kishin asnjë vlerë.

Bunkerët e fundosur të regjimit

“Këtu dikur kishte dy bunkerë. Tani janë nën ujë. Deti po vjen dhe do të na marrë gjithçka… brenda 4 ose 5 vjetësh nuk do të mbetet asgjë”, thotë Vera Faslliaj, e cila drejton një restorant të vogël të quajtur “Poseidon”. Ajo e thotë këtë me një zë të dridhur, sikur shpreson që perëndia greke e detit do ta mbrojë.

Autoritetet shqiptare thonë se rritja e nivelit të detit përbën rreziqe serioze përmbytjesh për shumicën e zonave urbane të vendit. “Në total, deri në vitin 2030, afërsisht 1 082,45 km2, ose 32% e sipërfaqes së habitateve bregdetare, do të vuajnë pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve”, – vlerëson Agjencia e Emergjencave Civile.

Në Golem, 49 km në jugperëndim të Tiranës, pronarët e hoteleve janë të shqetësuar për indiferencën e autoriteteve për të gjetur zgjidhje dhe për të ndaluar urbanizimin e pakontrolluar në bregdet. “Deti mezi pret që autoritetet të zgjohen”, – ankohet Edvin Dule, menaxher hoteli.

Gjatë 16 viteve të fundit, plazhi ka humbur rreth 70 metra vijë bregdetare (shumëfishimi i hoteleve e ka përkeqësuar më tej erozionin) dhe po zvogëlon rërën në të cilën mbështetet për të tërhequr turistët. “Është një fenomen shumë shqetësues që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe turizëm. Nëse nuk arrijmë të ofrojmë kushte, çadra, shezlongje, aktivitete në plazh… ne ulim cilësinë e ofertës sonë, e cila më pas përkthehet në shifra”, – përfundon Dule. /La Repubblica

la repubblika bregdeti shqiptar erozioni

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë