AKTUALITET

“Një nga motrat Nikolli shkoi në SPAK pesë ditë para ngjarjes”, Artan Hoxha zbulon se çfarë dëshmoi: Tritoli në banesë mund të jetë…

r.ll Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 19:23
“Një nga motrat Nikolli shkoi në SPAK pesë ditë para
artan hoxha

TIRANË- Ngjarja e rëndë që ndodhi para disa ditësh në Elbasan, me tritolin që shpërtheu në hyrjen e dy motrave Nikolli, ku ngeli i plagosur rëndë edhe fqinji i tyre, duket si diçka e organizuar, shprehet gazetari Artan Hoxha.

I ftuar në “TopTalk”, Hoxha tha se kjo mund të jetë përdorur për të dëmtuar Nuredin Dumanin, por nuk është e habitshme nëse këtë akt e ka urdhëruar ky i fundit.

“Nëse i vëmë re tre ngjarjet e ditëve të fundit, pra ngjarja e Memaliajt, ngjarja e Gramshit dje, ngjarja e Pogradecit dhe ngjarja e Elbasanit, të gjitha kanë pasur dëme anësore, ose më saktë ka pasur dëme te njerëz të pafajshëm. Në Pogradec ishin pastrueset e bashkisë, jeta e tyre u rrezikua. Në Gramsh ndodhi në rrugën kryesore të qytetit. Në Memaliaj ne pamë që u vra një kamarier, një njeri që shyqyr ka qëndruar në atë qytet që të punojë. Nuredin Dumani është një personazh që mori shumë rëndësi që nga viti 2022 e mbrapa. Është kthyer sot në bashkëpunëtorin numër 1 të drejtësisë shqiptare, për shkak të krimeve që ai ka marrë pjesë. Dhe ai ka një numër të madh krimesh që ka qenë direkt. Pra ne nuk kemi një vrasës me pagesë, por kemi brigadierin e një skuadre vrasësish me pagesë, i cili merrte porosi nga jugu, nga veriu dhe qëndronte në Kosovë.

Në rastin konkret, njeriu i kthyer në bashkëpunëtorin, ose thesarin do e quaja unë të SPAK-ut për hetimet e fundit, del i përfshirë në një situatë tjetër. Vendoset eksplozivi dhe rrezikohet jeta, se akoma nuk është jashtë rrezikut personi që mbeti i plagosur në Elbasan, por menjëherë mbas ngjarjesh çfarë ka ndodhur. Ndërsa dy motrat Nikolli kanë shkuar të japin deklarimin në policinë e Elbasanit, menjëherë nga Tirana kanë shkuar pjesëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe kanë bllokuar çdo veprim të policisë së Elbasanit. I kanë thënë: “Stop, ndërpritini të gjitha”, sepse e ka marrë SPAK-u.

Në pistat e SPAK-ut, kjo ngjarje mund të jetë edhe e organizuar për t’i dëmtuar besueshmërinë Dumanit dhe për të bërë atë që thonë mbi statusin, status të cilin ai, për shkak se ka qenë vetë i pasinqertë, duhet ta kishte humbur.

Njëra nga motrat Nikolli e ka njoftuar SPAK-un se është e kërcënuar nga filan person dhe i rrezikohet jeta. Pesë ditë para. Që të nesërmen e ngjarjes ka shkuar SPAK-u, e ka marrë SPAK-u si çështje. Mua nuk më duket farë çudi që Dumani është i përfshirë. Nëse atij i lë pak mundësi, ai e tregon veten. Mënyra se si ai komunikon jashtë, tregon që ata që i kanë treguar garanci, duhet të kenë kujdes. Nuk është Dumani që meqë ka treguar atje, ka ndryshuar sjelljen, jo, ai është i gatuar në atë formë. Është një njeri që ka kallëzuar dhe vëllanë e vet. Ai është në këto kushte që po i dhe liri, e shfrytëzon shumë mirë”, u shpreh Hoxha.

artan hoxha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë