AKTUALITET

Një shtëpi për një votë? Kredi të buta për administratën para zgjedhjeve

Vjolanda Peca Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 18:07
Një shtëpi për një votë? Kredi të buta për
foto ilustruese

TIRANË- Në marsin e këtij viti, ndërsa vendi hynte në ethet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qeveria shpalli një program “lehtësues” për të punësuarit në administratën publike. Një kredi me 0% interes, me kusht që përfituesit të mos dorëhiqen për pesë vitet e ardhshme.

1980 aplikime u regjistruan për këtë skemë nga punonjës të 12 institucioneve publike, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në letër, një politikë sociale për përmirësimin e aksesit në strehim. Në realitet, një ndërhyrje e dyshimtë në mes të fushatës, me elementë të presionit elektoral.

Kjo “dhuratë” në prag zgjedhjesh përbën një subvencion të drejtpërdrejtë që krijon një avantazh financiar të menjëhershëm për punonjësit e administratës.

Përgjatë vitit 2025, nga buxheti i shtetit do të shpenzohen rreth 50 milionë lekë për të financuar këtë program, llogari kjo e bërë duke pasur parasysh mesataren e pagesave për subvencionimin e interesave të kredive të kaluara. Ajo ç’ka e bën të dyshimtë interesin real të qeverisë ndaj administratës shtetërore, është fakti që kjo thirrje është shpallur vetëm 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare, më 11 mars, duke shtuar dyshimet që mund të jetë bërë për të ndikuar në grupin e punonjësve të sektorit publik, të cilët janë një segment me peshë zgjedhore.

Kjo kredi “lehtësuese” e përfituar nga punonjësit e administratës publike e detyron këtë të fundit të mos kërkojë dorëheqjen për pesë vitet e ardhshme, sepse kredia kthehet në tregtare duke e rritur kështu përqindjen e interesit. Mekanizmi i kthimit të kredisë në tregtare krijon një varësi financiare të drejtpërdrejtë, që kufizon lirinë ekonomike dhe mobilitetin në tregun e punës.

“Kjo përbën një barrierë ekonomike strukturore që pengon autonominë profesionale dhe i mban punonjësit të lidhur me institucionin. Në terma afatgjatë, kjo ul produktivitetin dhe konkurrencën e tregut të punës, dhe potencialisht rrit informalitetin për shkak të detyrimit për të qëndruar në pozita joefektive”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj.

Kriteret kryesore që një punonjës të përfitojë kredinë e lehtësuar janë: të mos kenë banesë në emër të tij apo familjarëve, të mos kenë pasuri të paluajtshme apo të mos jetë aktualisht përfitues nga programet e strehimit social, sipas pikës 15/1, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar.

“Në kushte tregu, interesi real për kredi të tilla është zakonisht 4–8% në Shqipëri, çka do të thotë se punonjësit përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë mijëra euro kursim për çdo kredi. Kjo përbën diferencim të privilegjuar ekonomik të një grupi zgjedhësish të lidhur me sektorin publik, që ka potencial të ndikojë në sjelljen e tyre elektorale.” – shprehet z.Gjokutaj.

Këshilli i Ministrave në vendimin Nr. 468, datë 26.7.2023 përcaktoi të gjitha kriteret që punonjësi i aministratës publike duhet të përmbushë që të përfitojë kredinë lehtësuese, e nëse i punësuari i plotëson mund t’i humbasë e drejta nëse brenda një viti nuk e gjen banesën.

“Punonjësi, përfitues i administratës publike, që nuk ka gjetur banesën brenda afatit 1- vjeçar nga dita e publikimit të listës fituese apo kur nuk është kualifikuar nga institucioni financiar si i përshtatshëm për të lidhur kontratën e kredisë, humb të drejtën e përfitimit të kredisë së lehtësuar”, thuhet ndër të tjera në VKM.

Me anë të një kërkese për informacion drejtuar Ministrisë së Ekonomisë lidhur me këtë thirrje, ky institucion u përgjigj se programi i kredisë së lehtësuar për administratën publike, pra ata që mbajnë statusin e nëpunësit civil, apo kanë kontratë pune pa afat të përcaktuar.

“Numri total i aplikimeve në mbyllje të procesit të aplikimit ishte rreth 1980 për 12 institucione përfituese” – u shpreh MEKI në përgjigjen zyrtare.

Kodi zgjedhor në nenin 91 pika 4 thotë: “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë… mbështetje ekonomike apo sociale.”

Programi u shpall më 11 mars, pra brenda afatit të ndaluar, por ligjet si shpeshherë shkelen me të dyja këmbët duke i servirur programet si ‘‘të mira sociale’’.


“Kemi të bëjmë me deformim të sjelljes korrekte të shtetit në fushatë elektorale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes strukturave të veta monitoruese duhet t’i kishte identifikuar, verifikuar dhe duhet të kishte marrë vendimet përkatëse që parashikon kodi zgjedhor.” – shprehet Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike.

Ky program mund t’iu ishte prezantuar punonjësve të administratës publike muaj më parë, ose disa muaj pas zgjedhjeve, por prezantimi në këtë periudhë vjen si një mesazh i qartë presioni indirekt për elektoratin e administratës publike./Citizens.al

kredi te buta

video

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dh 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12

Paralajmërimi i Piranjave

Gënjeshtrat e kryeministrit për energjinë

Mbeturinat e shijakut 'infektojnë' Fushë-Krujën

Ndërtimet abuzive në velipojë

Gjuha vulgare e një kryeministri

Ti nuk je vetem nje vote!

Dherat dhe inertet 'pushtojnë' Tiranën

Performanca e Zegjinesë së Roskovecit

Homazh per Papa Franceskon nga Dom Mark Pashkja

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

Landfilli i paligjshëm i Shijakut

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania