SOCIALE

Bota e luksit/ The Economist: Si u sfidua rënien e markave, ja mësimet që mund të nxirren

M.B. Përditësimi i fundit 4 Maj 2025, 07:29

Bota e luksit/ The Economist: Si u sfidua rënien e markave, ja mësimet

SHBA- Industria e luksit ka humbur shkëlqimin, shkruan The Economist. Ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe kriza e kostos së jetesës në Perëndim kanë çuar në rënien e shitjeve të veshjeve dhe çantave luksoze. Nëse vendosen tarifat e larta të kërcënuara nga Donald Trump, ato mund ta dëmtojnë rëndë industrinë.

Kering, kompania franceze e mallrave të luksit, që zotëron markën Gucci, ka pasur rënie fitimesh në tremujorët e fundit. LVMH, një tjetër gjigant francez i mallrave të luksit, që zotëron markën Louis Vuitton, ka raportuar rënie të shitjeve të veshjeve dhe aksesorëve prej lëkure.

Megjithatë, ka një markë që duket imune ndaj rënies. Kjo është Hermès. Shitjet u rritën me 15% në vitin 2024, duke arritur në 15.2 miliardë euro (16.4 miliardë dollarë). Banka Citigroup, parashikon se kjo shifër mund të rritet në 20 miliardë euro deri në vitin 2027 dhe së shpejti të kalojë shitjet e markës Louis Vuitton.

Indeksi S&P Global Luxury ka rënë me më shumë se 20% gjatë vitit të kaluar, por aksionet e Hermès kanë humbur vetëm 4%. Çfarë mund të mësojnë prej saj markat e tjera të luksit? Mësimi i parë është se duhen kontrolluar zinxhirët e furnizimit. Hermès ka grupe të vogla punëtorësh me artizanë shumë të aftë.

Rreth 55% të mallrave i prodhon në fabrikat e veta. Adam Cochrane nga Deutsche Bank llogarit se për rivalët, kjo shifër është vetëm rreth 35-40%. Për veshjet e gatshme, marka përdor prodhues të jashtëm, por ajo i mban afër këta furnizues. Stéphane Wargnier, që ka punuar për 18 vjet në degën e komunikimeve të Hermès, porositej që t’i ftonte furnizuesit në festat e Krishtlindjeve të organizuara nga Hermès.

Vitet e fundit, kompani si Chanel, LVMH dhe Prada kanë derdhur para për të blerë furnizues. Mësimi i dytë është se markat e luksit duhet të tregohen të matura në rritjen e çmimeve. Duke qenë se Hermès i prodhon mallrat në qendrat e veta, furnizimi është i kufizuar.

Listat e pritjes për çantat më të lakmuara të markës shtrihen për vite me radhë, edhe pse ajo ka ndër çmimet më të kripura në industri (shih grafikun). Megjithatë, Hermès nuk synon marzhe fitime gjithnjë e më të majme; ajo i rrit çmimet në përputhje me kostot e prodhimit dhe luhatjet e monedhës.

Gjatë dekadës së fundit, kjo ka çuar në një rritje mesatare të çmimeve prej 6-7% në vit, sipas firmës Bernstein. Çmimi i çantës klasike Birkin është rritur me rreth 29% që nga viti 2016, duke shkuar në 12,100 dollarë, sipas vlerësimeve të firmës Sotheby’s. Ndërkohë, çmimi i çantës me tegela të Chanel, është dyfishuar.

Ky furnizim i kufizuar e bën firmën të lakmuar. Shumica e markave i rritën çmimet shumë pas pandemisë, kur klientët filluan të blejnë në masë. Sipas firmës këshillimore McKinsey, 80% e rritjes së të ardhurave në tregun e luksit midis viteve 2019 dhe 2023, erdhi nga rritja e çmimeve dhe vetëm 20% nga rritja e vëllimit.

Ndërsa qëndrimet e konsumatorëve kanë ndryshuar, markat po detyrohen të nxjerrin nga tregu mallrat e tanishme dhe të paraqesin versione më të lira. Shumica e kompanive të luksit janë të shqetësuara nga tarifat dhe mundësia e një lufte tregtare globale, që do të shtrëngonte edhe më shumë fitimet.

Drejtuesi i kompanisë Hermès, Axel Dumas, është optimist. Ai planifikon të kalojë te konsumatorët koston e çdo tarife të re. “Klientët tanë amerikanë do ta kuptojnë”, thotë. Mësimi i tretë është se markat e luksit mund të shesin mallra më pak të kushtueshme për klientët “aspirantë”, pa shkatërruar imazhin e markës. Megjithëse një pjesë e madhe e mallrave të Hermès janë jashtëzakonisht të shtrenjta, ajo shet edhe produkte më të përballueshme, si buzëkuq dhe manikyr.

Carole Madjo në Bankën Barclays, thotë se qëndrimi i markës është: “po të blini një buzëkuq sot, pas dhjetë vjetësh mund të blini një çantë Birkin”.

Kjo është një baraspeshë e vështirë për t’u arritur. Markat si Gucci kanë nxjerrë gjithashtu artikuj më të lirë, si çorape dhe kapele dhe kanë shkatërruar reputacionin e tyre. Hermès, duke qëndruar i vogël dhe duke kufizuar furnizimin, e ka shmangur këtë fat. Marka ka më pak se 300 dyqane në mbarë botën, krahasuar me 530 apo më shumë që ka Gucci. Ajo e rrit prodhimin e produkteve prej lëkure me vetëm 6-7% në vit.

Marka të tjera luksoze do ta kenë të vështirë të imitojnë plotësisht modelin e Hermès. Luca Solca nga firma Bernstein, thotë se Hermès është “një nivel më vete”. Kjo markë e themeluar në vitin 1837 dhe ende nën kontroll familjar, ka shpenzuar shumë kohë dhe para, duke trajnuar artizanë për të prodhuar çanta me cilësi të lartë.

Dobësia e vetme nëse mund ta quajmë të tillë, është se nuk ka shumë klientë në botë që kërkojnë të blejnë një çantë dore 10,000 euro. Klientët e pasur të Hermès janë më pak të prekur nga krizat ekonomike. Por kur vjen rimëkëmbja dhe konsumatorët hapin sërish portofolat, markat luksoze që kanë më tepër klientë të shtresës së mesme, mund të dalin më të fituara./ Monitor

marka

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë