Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Në Korrik të këtij viti, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investimit strategjik për një hotel me 11 kate që do të ndërtohet në Ksamil. Sipas Komitetit, ky do të jetë një investim prej 45 milionë eurosh, që do të ketë 155 dhoma në total, nga të cilat 92 dhoma deluxe dhe 8 suita.
"Vlera e investimit të projektit të investimit “ENEA/Hotel Ksamil” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 45,000,000 (dyzet e pesë milionë) Euro," thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Vendimi i Komitetit te IS
Por kush është investitori strategjik, që do të ndërtojë këtë hotel?
Kompania ndërtuese e hotelit, e cila përfitoi statusin e investitorit strategjik quhet AICA Imobiliare. Ajo zotërohet nga Armand Hoxha, një avokat nga fshati Radë, që bën pjesë në njësinë administrative të Manzës.
Avokati me duar në xhepa
AICA është një kompani e themeluar në dhjetor të vitit 2021, e cila nuk ka aktivitet dhe nuk gjeneron asnjë të ardhur. Kompania ka rreth 1.9 milionë euro asete, pjesa dërrmuese e të cilave vijnë nga një tokë në Ksamil, e cila është blerë me kredi. Në krahun tjetër të bilancit, detyrimet rezultojnë 1.7 milionë euro, që do të thotë se kapitali neto i shoqërisë është vetem 200 mijë euro.

Pasqyra Financiare AICA
Por pavarësisht se nuk ka para, AICA do të investojë 45 milionë euro për të ndërtuar hotelin në Ksamil. Dhe nuk është vetëm AICA që nuk ka para. Pronari i saj po ashtu nuk ka para.
Armand Hoxha zotëron edhe dy kompani të tjera veç AICA-s. Njëra quhet Advisors & Management, ndërsa kompania tjetër quhet Luar Group. Edhe këto janë pa aktivitet dhe nuk gjenerojnë asnjë të ardhur.
Në këtë pikë, pyetja që lind është se si arriti një avokat me duar në xhepa, të marrë statusin e investitorit strategjik dhe të bindë qeverinë se do të investojë 45 milionë euro nga hiçi? Por kjo nuk është pikpëyetja e vetme.
Përmes statusit zoti Hoxha ka marrë edhe 2500 mijë metër katrorë tokë shtetërore falas në zonën më të lakmuar të bregdetit shqiptar. "Në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, miratohet, në parim, masa mbështetëse konsolidim toke, si dhe vënie në dispozicion e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar, për zhvillimin dhe realizimin e këtij projekti investimi strategjik me destinacion zhvillimin e projektit të integruar turistik," thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.
Faktori Dubai
Në një faqe të dedikuar interneti, zoti Hoxha e quan veten si një sipërmarrës, investitor dhe njeri vizionar. Në përshkrimin e vetes ai thotë se është i bazuar në Dubai ku ka ndërtuar biznese të fuqishme në mbarë botën.
"Me seli në Dubai dhe që operon në nivel global, Armand ka themeluar dhe drejtuar një portofol të larmishëm kompanish, duke përfshirë AICA, 4H Real Estate, Advisor & Management dhe Pay to Go. Me çdo sipërmarrje, ai ka ndërtuar më shumë sesa thjesht biznese, ai ka ndërtuar ekosisteme që lidhin njerëzit, idetë dhe mundësitë përtej kufijve," thuhet në përshkrimin e faqes personale të internetit.

Armand Hoxha
Advisor dhe AICA janë praktikisht kompani pa asnjë aktivitet, kështu që përshkrimi nuk përkon fare me realitetin. Por ky nuk është problem në termat e interesit publik. Problemi është se në Dubai janë të instaluar disa nga grupet më të fuqishme të krimit në Shqipëri. A mund të jetë ky një burim i mundshëm fondesh për hotelin në Ksamil? Kjo është gjithmonë vetëm një hipotezë, e paprovuar.
Ajo që është e provuar mbetet fakti, se një avokat nga Rada me duar në xhepa shpallet investitor strategjik që do të investojë 45 milionë euro. A ka më strategjike se kjo. /Kapitali/
Detaje të reja janë zbuluar nga hetuesit grekë për rrahjen për vdekje të 58-vjeçarit vendas mbrëmjen e djeshme n&eum...
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy detyrë inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial si edhe a...
Në pjesën përmbyllëse të fjalimit, kryeministri Edi Rama u përball drejtpërdrejt me argumentet e atyre brenda BE-së q&...
Apeli i Përgjithshëm ka liruar nga qelia 2 nga 6 të arrestuarit, lidhur me skemën e mashtrimit me platformën ‘Xuexa’, ske...
Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e panelit të Forumit për Zgjerimin e Bashkimit Europian që u zhvillua në Bruksel. Gjat&eu...
Bashkëshortja e Sulo Halilit tregon detaje nga biseda e fundit me viktimën. Shqiptari u gjet i lidhur me pranga dhe i djegur në një makin&...
GJKKO jep vendimin për “krimet e lehta” te dosjes METAMORFOZA pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC. P...
Kjo e martë e 18 nëntorit shënon një vit nga ndarja nga jeta e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij me...
Mijëra faqe interneti në mbarë botën, përfshirë edhe në Shqipëri, u ndërprenë për disa orë pas nj&...
Zhvillohet sot në Bruksel “Forumi i Zgjerimit”, një platformë e nivelit të lartë e organizuar nga Komisioni Europian dhe ...