AKTUALITET

“Njëri mbante maskë anticovid dhe qëlloi në drejtim të Elisit”/ Zbardhet dëshmia e shokut të fëmijërisë

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Shtator 2025, 23:55

“Njëri mbante maskë anticovid dhe qëlloi në drejtim

Emisioni ‘Në Shënjestër” ka sjellë detaje të reja nga dosja hetimore e Elis Rroshkodolit, i vrarë gjatë një atentati me armë zjarri në një lokal në Shkodër më 30 gusht të vitit 2024. Dëshmia më interesante e marrë nga grupi hetues është ajo e personit të fundit me të cilin Elisi piu kafe i njëjti i cili nëna e tij thotë se ishte i pranishëm me të birin në momentin kur disa ditë më parë i humbën celësat e banesës ii cili rezulton të ishte edhe shok fëmijërie me Elisin.

“Ditën e ngjarjes kemi qenë te lokali. Rreth 10 minuta pasi ishin ulur dhe po qëndronim aty na është afruar një person rreth 3-4 metra, i cili ishte i maskuar me maskë anticovid, që mbante një armë të gjatë në dorë.

Ai na u afrua pa thënë asnjë fjalë dhe filloi të qëllojë në drejtim të Elisit disa herë. U ngrita dhe doja të largohesha, por u pengova dhe rrëzova. Ai më drejtoi armën dhe deshi të më qëllojë, por unë i bërtita duke i thënë se nuk kam lidhje me asgjë. Në këtë moment ai u largua nga ambienti i lokalit”, ka treguar Indrit Bekteshi. Gjatë dëshmisë në vazhdim shoku që e shoqëroi Elisin në momentin e tij të fundit të jetës, tregon se ditët e fundit ai përdorte një automjet Audi Q5.

Automjet që e kishte shkëmbyer me një tjetër automjet tip BMW. Dhe se Elisi po bëhej gati të largohej jashtë vendit. Indriti është shprehur se Elisi nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim, por e k dalluar që qëndronte i stresuar dhe donte të largohej jashtë shtetit.

“Elisi është rritur pa babain, pasi para shumë vitesh ia kanë vrarë, ndërsa vëllai i tij, ka vdekur në një aksident rrugor në Elbasan para disa vitesh”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij Indrit Bekteshi.

“Por ajo që duket se e lidh Dritan Milanin me rrethanat e vrasjes së Elis Rroshkodolit, është makina e përdorur nga autori në krim.

E cila është e njëjta me atë që Dritan Milani ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria. Ku ata që korespondojnë janë targat e njëjta, të cilat rezultojnë se janë vjedhur në Malin e Zi.

“Nga pamjet e kamerave të sigurisë është arritur të fiksohet fakti se autori i ngjarjes ka përdorur një automjet tip Mervedez Benz me targa BR BL 680. Ky automjet rezulton i vjedhur në Malin e Zi me datë 5 gusht 2024.

Gjatë rrugëtmit për t;u larguar nga vendi i ngjarjes drejtuesi i mjetit ka ndryshuar targën e makinën duke i vendosur mjetit targën SOP1095. Edhe kjo targë ka rezultuar e vjedhur në Gjermani.

“Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS ka rezultuar se Dritan Milani ka shumë hyrje dhe dalje nga kufiri i shtetit shqiptar. Hyrje dhe dalje të realizuara si në këmbë ashtu edhe me automjetin me targë AB 888 JJ. Targa BR BL 680 e cila është raportuar e vjedhur nga policia malazeze me datë 5 gusht e cila përkon me hyrjet dhe daljet e shtetasit Dritan Milani.

Ka qenë pikërisht ndjekja e kësaj makine, që ka çuar grupin hetues edhe në garazhin ku më pas u fsheh. Garazh që përdorej nga vëllezërit Xhani, tashmë të arrestuar.

Itinerar që ka bërë bashkë edhe pjesëmarrësit në këtë krim dhe çuar në zbulimin e grupit të tyre kriminal.

Nga pamja e kamerave automjeti i autorëe është arritur të fiksohet fillimisht tek mbikalimi i këmbësorëve në rrugën Balldre-Shkodër. Më pas duke qarkulluar në Bërzhitë në rrugën kryesore të fshatit, derisa është futur tek servisi ‘Prodiagnostic’. Pasi ndoqën kamerat e sigurisë, grupi hetues mbërriti pikërisht në servisin Prodiagnostic. Aty ku menaxher i këtij servisi ishte Xhulio Malo.

Nga ku në këtë godinë dy katëshe, kati I nëndheshëm shërbente për çmontimin e makinave të vjedhura. Objekt që ishte marrë me qira nga vëllezërit Voltan dhe Gerti Xhani të cilët kishin paguar një qera vjetore prej 12 mijë euro. Gjatë hetimeve dhe dëshmive të marra rezultoi se kati përdhe i këtij objekti shërbente si servis makinash, ndërsa kati i nëndheshëm shërbente si magazinë, ose parkim makinash.

Të cilat ishin rezervuar nga vëllezërit dy vëllezërit Voltan dhe Gerti Xhani. Ku ai që do të lidhte kontratën me pronarët e objektit do të ishte Xhulio Malo.

Pagesa e qirasë që sipas pronarëve të objektit është bërë për një vit, për 12 mijë euro, vetëm për njërin nga ambientet.

Por zbulimi i automjetit të përdorur në krim do të vinte vetëm falë dëshmisë së pronarit të një aktiviteti tregtar pranë zonës ku ndodhej servisi i vëllezërve Xhani.I cili rrëfeu se kishte parë të hedhur pranë aktivitetit të tij një kofano makine. Të cilën më pas e kishte future në brendësi të ambinteve të sipërmarrjes së tij. Disa ditë më parë, unë dhe punëtorët e aktivitetit tim konstatuam të hedhur pranë biznesit tim një kofano makine, ngjyrë si në gri, Punonjësit nuk e panë se kush e kishte hedhur, por e prekën dhe e hodhën tek pjesa e aktivitetit të tyre.

Kjo kofano makine rezultoi se i përkiste pikërisht makinës Mercedes Benz të përdorur në vrasjen e Elis Rroshkodolit.

Çka çoi edhe në zbulimin e lidhjes së vëllezërve Xhani, Xhulio Malos dhe Dritan Milanit, hasmit të Elis Rroshkodolit. Policia gjyqësore duke vlerësuar se në ambientet ku ushtrohet aktiviteti i servisi ‘Prodiagnostic’ mund të jetë strehuar mjeti i përdorur nga autori i ngjarjes, Dritan Milani (Vreto), si dhe nga verifikimet e kryera të sistemit TIMS ka rezultuar se më datë 21 Prill 2024, Dritan Milani, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe Alket Fusha, kanë dalë së bashku nga territori i Republikës së Shqipërisë me automjetin me targë AB 158 MU. Çka provon se këta shtetas njiheshin dhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’, në dëm të shtetasit Elis Kujtim Roshkadoli (Shkoza), ku shtetasit Voltan Xhani dhe nipi i tij Xhulio Malo, dyshohet se kanë kryer veprime për sigurimin e mjeteve të kryerjes së kësaj vrasjeje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë