BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
TIRANË- Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në sektorin e blegtorisë. Pas ofrimit të pagave 1,000 euro/muaj për punonjëset e pastrimit nga bizneset e jugut, paga në këtë nivel po ofrohen edhe për pozicionin e stallierit në ferma.
Shkëlqim Ajazi, drejtuesi i një ferme me 60 krerë lopë në fshatin Lozhan të Korçës, pohon se prej kohësh gjendet në vështirësi, për gjetjen e fuqisë punëtore. Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ai kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e stallierit me pagë mujore 1,000 euro, duke përfshirë edhe akomodimin në shtëpi me qira të paguar prej tij, përveç shtëpisë pranë stallës.
“Niveli i pagës prej 1,000 euro është i përballueshëm prej nesh, por edhe me këtë pagë që ofrojmë nuk po arrijmë të gjejmë punonjës. Vërtet që jemi në vështirësi për punonjës. Vendasit, preferojnë më tepër të punojnë, në blegtori me pagesë 40 euro dita në Greqi, sesa të jetojnë në Shqipëri. Sivjet vështirësia e gjetjes së punonjësve është shtuar shumë. Vjet arrinim të gjenim edhe me paga më të ulëta se 1,000 euro”, pohoi ai i kontaktuar nga Monitor.
Në fermën e drejtuar prej tij rriten viçat e rritur, shiten më pas për konsum mishi. Ajazi thotë se çmimet e lëndëve ushqyese për kafshët kanë mbetur të pandryshuara, nuk ka shtim të kostove, ndërsa mbetet problem konkurrenca e importit. Sipas tij viçat që vijnë për shitje nga Bullgaria janë me çmim 50 deri 60 euro më lirë sesa ata vendas.
Mungesa e fuqisë punëtore ka shtuar kërkesën për punësime për staf shërbimi me rroga deri 1,000 euro në muaj, edhe në zonat bregdetare. Përveç punësimeve për shefa kuzhinë me paga nga 3,000 – 3,500 deri 5,000 euro në muaj në struktura të veçanta, apo kamarier me pagë 1,000 euro dhe ndihmës/kamarier me pagë 800 euro, tashmë nga bizneset në Jug po kërkohen edhe punonjëse për pastrimin me rrogë mujore 800 deri 1,000 euro.
Në njoftimin e publikuar më herët në një nga pallatet zonës “5 maji” në Tiranë një biznes në Sarandë ofronte punësim për punonjëse pastrimi me pagë nga 800 deri 1,000 euro në muaj, përfshirë akomodim dhe ushqim falas.
Me vështirësitë në rekrutimet po përballen shumë sektorë të ekonomisë. Nisma për marrjen e punonjësve nga Azia pas largimeve masive të forcës së punës vendase në emigracion pothuajse ka dështuar. Janë të shumtë drejtuesit e kompanive prodhuese dhe ofrimit të shërbimeve që më herët kanë pohuar se janë tërhequr nga marrja në punë e të huajve nga frika e largimit të tyre, pasi në shumë raste Shqipëria përdoret si vend tranzitor për t’u punësuar drejt shteteve të BE-së.
Por nuk ishte vetëm frika e braktisjes së vendit të punës, që solli tërheqjen apo hezitimin e shumë kompanive shqiptare, që gjenden në nevojë imediate për punonjës, të rekrutojnë aziatikët. Kostoja e lartë e mbajtjes së tyre, duke filluar me pagesat neto mujore, akomodimi për fjetje dhe ushqim që minimalisht arrin deri 600 apo 700 USD, nuk justifikon rendimentin e punës që ofrojnë punëtorët e ardhur nga Bangladeshi apo Nepali.
Marre nga REL
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndruesh...
Foto nga vendi i ngjarjes DURRËS- Një makinë është përfshirë pjesërisht nga flakët mbrëmjen e sotme ...
SELANIK- Një 44-vjeçare shqiptare ka përjetuar një tmerr, pasi është sulmuar nga dhjetë qen njëherësh. B&e...
Foto ilustruese EUROPA- Një sasi prej 35 ton kokainë ,e cila ishte destinuar për në Bashkimin Europian, është sekuestrua...
BERAT- Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. ...
BERAT- Një ngjarje e frikshme ka ndodhur ditën e stome në lagjen “30 Vjetori” të Beratit, në banesën e shtetasit Lul...
SPANJË- Tetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle. Bëhet me dije se shqiptarët kultivonin dhe...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”...
SARANË- Një makinë ka shpërthyer në flakë gjatë ecjes në aksin Viron-Sarandë. Bëhet me dije se në makin...
RRUGA E ARBRIT- Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në rrugën e Arbrit ku një gur është shkëputur duke goditur një makin...