AKTUALITET

“O i bukuri i dheut”/ U lirua sot nga Apeli, si komunikonte gjyqtarja Pajtime Fetahu në Sky Ecc me kreun e grupit kriminal, Suel Çela

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 12:52
“O i bukuri i dheut”/ U lirua sot nga Apeli, si komunikonte

Në dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, pikasnin edhe bisedat midis tij dhe gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu e liruar këtë të premte nga Gjykata e Apelit. Në një bisedë të zbardhur nga në dosje, bëhet fjalë për 5 vite më parë ku Suel Çela flet në Sky Ecc nën pseudonimin Marjus Lulaj, me gjyqtaren Fetahu.

Biseda dyshohet se është zhvilluar në kontekstin e procesit gjyqësor që po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim të shtetasit Astrit Sinanaj. Nga biseda dyshohet së Pajtime Fetahu e bën me dije Marjus Lulaj se dy gjyqtarët e tjerë të çështjes janë ndikuar me qëllim favorizimin e pozitës procedurale penale të Astrit Sinanaj.

Marjus Lulaj shprehet se do t’i kontaktojë dy gjyqtarët të cilët i identifikon si “Zyniu” dhe “Landi”, dhe këtë të fundit do ta detyrojë të kthejë mbrapa atë çfarë ka marrë duke nënkuptuar se ky gjyqtar ka marrë ryshfet, përndryshe “do t’i montojë bombën në kokë të dyve”. Qëllimi për të cilin Marjus Lulaj angazhohet të ndikojë dyshohet se ka të bëjë me dhënien e dënimit maksimal ndaj Astrit Sinanaj të cilin e sheh si anëtar të grupit rival në Elbasan i cili ka ndërmarrë veprime konkrete në dëm te jetës së bashkëpunëtorit të tij Fuad Verzivolli.

Mbrëmjen e 20 majit 2020, Sueli komunikon me Pajtimen për ku thotë se “Unë skam vdek akoma t’i lejoj ata të bëjnë përshesh…do t’i takoj të dy un e shikoj nëse janë të lëkundur…nga sot fillova veprimet…me Landin kam fol pak përpara…Zyniun e prita ta takoj nuk erdhi do t’i shkoj te shpia….sot i kërkova takim me Landin…habitem ata janë të dy frikacakë Zyniu s’më kapi mu me dorë si do ndimoj atë…jam shum i qart…ta thash jam gjallë akoma un….do i kthejnë prap atje nëse ka marr…pse do ja montoj atyre dyve bombën nkok…”.

I hetuari Marjus Lulaj shprehet se do të kërkojë konfirmimin e akuzës dhe nuk i interesojnë detaje të tjera, në fund ai shprehet se pas bisedës me gjyqtarët në fjalë ka dhe zgjidhjen tjetër të cilën e përshkruan vijon “…un e kam zgjidhjen time do ti hy te dyve neper shtëpia nëse e shoh qe po luajnë…”.

Bisedat vijojnë me Marjus Lulaj i cili e fton ta takojë gjyqtaren Fetahu në banesën e tij, si dhe e bën me dije se gjyqtarin të cilin e identifikon me emrin “Zyni” do ta kërcënojë në banesën e tij, Lulaj shkruan “do vi te shpia te parku un hajde dhe ti atje nesër ose pasnesër si thua?… që të flasim më mirë gojarisht….me thuaj ti kur mundesh…un sot thjesht i kam kërku takim Landit kaq… me Zyniun nuk kam ca takoj sa dëgjova këto e menova mas pretencës t’i futem në shpi ta tromaks pak e ta bëj ai pastaj po pat këllqe…”

Nga bisedat e zbërthyera nga Sky Ecc, duket se Suel Çela kishte komunikim shumë të “ngrohtë” me gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, madje kjo e fundit i drejtohet atij “o i bukuri i dheut”.

Pjesë e shkurtër nga bisedat:

Pajtime Fetahu: Nuk me pëlqejnë veprimet qe mora vesh dje.

Marjus Lulaj: Unë s’kam vdek akoma t’i lejoj ata te bëjnë përshesh”. “Do ti takoj të dy un e shikoi nëse janë të lëkundur”.

Pajtime Fetahu: 90% po e bëjnë përsheshin”. “Por mos i bjer ne sy qe te informova unë sepse ai dje me tha dhe duket që të kam thënë unë.

 

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 19 Shtator12:36

SPAK me mungesë të theksuar stafi

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani vuri në dukje se prokurorët ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë