AKTUALITET

Oficeri që jetonte mes dy botëve/ Si u rekrutua njeriu i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, nga pjesë e strukturave të hetimit, në burim informacioni për rrjetet e dr*gës?

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2025, 18:32

Oficeri që jetonte mes dy botëve/ Si u rekrutua njeriu i Antiterrorit,

Më 05 tetor 2023, kur Prokuroria e Posaçme vendosi të ndajë procedimin penal nr.49 të vitit 2019, askush nuk e priste se një nga emrat që do të dilte në horizont do të ishte ai i një oficeri policie. Procedimi i ri, nr.49/3 i vitit 2023, u hap për një listë të gjatë akuzash që nisin nga prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre e deri tek zbulim i akteve sekrete dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të drejtësisë.

Operacioni Itali-Shqipëri, zbulohet baza e re e “Narcos”, xhironte 80 kg kokainë në muaj! Kush janë 2 shqiptarët që e menaxhonin! Përgjimet, skema dhe ‘mushkat e parave’ (EMRAT+FOTO)
Gjithçka nisi me dyshimet se një shtetas shqiptar, Dario Myftiu, i vendosur në Durrës, po organizonte trafikimin e ngarkesave të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë. Kapilarët e rrjetit të tij zgjateshin deri në provincën e Bergamos, ku bashkëpunëtori i tij kryesor, Saimir Baroti, merrej jo vetëm me shpërndarjen e drogës, por edhe me transferimin e shumave të konsiderueshme të parave të pista drejt Zvicrës.

Paratë lëviznin fshehurazi drejt Shqipërisë përmes sistemit informal “Hawala”, që dyshohej të menaxhohej nga Ervis Ferizaj në Tiranë. Ky i fundit jo vetëm kontrollonte transfertat, por edhe drejtonte tregtimin e drogës përmes bashkëpunëtorëve të tij.

Në kulmin e këtij hetimi, më 27 maj 2021, tre prokurori – SPAK, Brescia Antimafia dhe Prokuroria e Kantonit Luzern – ngritën Skuadrën e Përbashkët Hetimore, një strukturë që punonte paralelisht në tre shtete, duke shkëmbyer prova, mesazhe, përgjime, lëvizje dhe dekonspirime. Asnjë prej tyre nuk e kishte imagjinuar se një prej “tradhëtarëve” do të ishte nga brenda vetë sistemit.

Më 05 tetor 2023, kur Prokuroria e Posaçme vendosi të ndajë procedimin penal nr.49 të vitit 2019, askush nuk e priste se një nga emrat që do të dilte në horizont do të ishte ai i një oficeri policie. Procedimi i ri, nr.49/3 i vitit 2023, u hap për një listë të gjatë akuzash që nisin nga prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre e deri tek zbulim i akteve sekrete dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të drejtësisë.

Gjithçka nisi me dyshimet se një shtetas shqiptar, Dario Myftiu, i vendosur në Durrës, po organizonte trafikimin e ngarkesave të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë. Kapilarët e rrjetit të tij zgjateshin deri në provincën e Bergamos, ku bashkëpunëtori i tij kryesor, Saimir Baroti, merrej jo vetëm me shpërndarjen e drogës, por edhe me transferimin e shumave të konsiderueshme të parave të pista drejt Zvicrës.

Paratë lëviznin fshehurazi drejt Shqipërisë përmes sistemit informal “Hawala”, që dyshohej të menaxhohej nga Ervis Ferizaj në Tiranë. Ky i fundit jo vetëm kontrollonte transfertat, por edhe drejtonte tregtimin e drogës përmes bashkëpunëtorëve të tij. Në kulmin e këtij hetimi, më 27 maj 2021, tre prokurori – SPAK, Brescia Antimafia dhe Prokuroria e Kantonit Luzern – ngritën Skuadrën e Përbashkët Hetimore, një strukturë që punonte paralelisht në tre shtete, duke shkëmbyer prova, mesazhe, përgjime, lëvizje dhe dekonspirime. Asnjë prej tyre nuk e kishte imagjinuar se një prej “tradhëtarëve” do të ishte nga brenda vetë sistemit.

Oficeri që jetonte mes dy botëve

Igli Haxhiaj ishte pjesë e Forcës së Posaçme Operacionale, një strukturë që vepron në terren aty ku hetimet penale kërkojnë saktësi, diskrecion dhe besim absolut. Në dokumentet zyrtare ai shfaqet i pranishëm në çdo hap të një prej operacioneve më delikate të vitit 2019, survejimin dhe përgjimin e një rrjeti të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge mes Shqipërisë, Italisë dhe Zvicrës.

Bëhej fjalë për grupin e udhëhequr nga Elvis Doci, i njohur si “Visi i Pojës”, së bashku me Denis Myftiun dhe Erion Kapidanin. Organizata kishte gjashtë baza logjistike në Itali, tre prej tyre në provincën e Brescias dhe të tjera në Leçe dhe Brindisi. Bazat shërbenin për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës, duke përfshirë menaxhimin e transportit të ngarkesave të fshehura në kamionë të rëndë. Përgjatë 5 viteve të fundit, grupi trafikoi të paktën 1.3 tonë kokainë drejt Italisë. Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa arresti për grupin e Elvis Doçit, përfshirë edhe për atë vetë si drejtues i grupit. Droga, e importuar nga Amerika e Jugut, transportohej në Evropë përmes porteve të Veriut dhe më pas në Itali, duke shfrytëzuar rrugë tregtare dhe mbulim legal.

Në hetimet e SPAK-ut, emri i Igli Haxhiaj gjendet krah kolegëve që vendosën pajisje përgjimi në automjete dhe ambiente, që mbajtën nën vëzhgim individë, që shoqëruan prokurorët në çdo detaj teknik të operacionit. Një ndër personat që ai duhet të ndiqte ishte Denis Myftiu, që vijon të jetë në kërkim, por hetimet e mëvonshme treguan se oficeri nisi të ofronte informacione në këmbim të parave. I dyshuar për shpërdorim detyre dhe kryerje të marrëdhënieve me dh*në, arrestohet efektivi i policisë në Dibër Në komunikimet e platformës së enkriptuar SkyECC, SPAK-u identifikoi Igli Haxhiaj si përdorues me kodin HY67U7.

Hetimet tregojnë se ai vepronte me takt të kujdesshëm, duke përdorur kanale të sigurta dhe persona të besuar për të mos lënë gjurmë elektronike që mund të lidhnin veprimtarinë e tij me rrjetin e trafikimit të drogës dhe transferimeve financiare.

Nën identitetin HY67U7, ai nuk fliste si oficer që zbaton ligjin, por si dikush që lëviz brenda rrjetit që supozohej ta çmontonte. Bisedat e tij të koduara nisën të përputheshin me të dhënat që vetëm një person me akses zyrtar mund t’i dinte: emrat e vendosur nën përgjim, automjetet e ndjekura, numrat e telefoneve të familjarëve të të dyshuarve dhe madje etapat e operacionit ndaj Braniol Liços.

Në një seri mesazhesh me kontaktin 8AIVIH, ai flet për një “info që e shet”, për “kosto”, për mënyra komunikimi që nuk duhen të lënë gjurmë. Në komunikim, Igli i përmend se cilët persona ishin nën përgjim, i jep detaje mbi vëzhgimet në terren dhe i ofron “ndihmë të kamufluar”, me kusht që të kuptohej si “rastësi”.

Ai përmendte pagesa dhe fliste me një siguri që tregonte se kjo nuk ishte hera e parë që bënte negociata në prapaskenë. Në një tjetër bisedë mes të njëjtave kode, më 05.12.2020, HY67U7, që sipas hetimeve ishte oficer, i drejtohet direkt të dyshuarit kryesor në hetim me fjalët:

“Ti, nusja, nona jote, Asti, i keni telefonat nën përgjim dhe bëj kujdes kur flet. Nëse do info të tjera, bojnë lek.”

Në bisedat e kapura, Haxhiaj shfaqej i qartë dhe i drejtpërdrejtë në kërkesat e tij për përfitime personale.

Ai siguronte informacion që mund të ndihmonte bashkëpunëtorët e Dario (Denis) Myftiut për të shmangur kontrollin policor ose për të menaxhuar më lehtë dërgesat e drogës dhe transaksionet financiare. Përveç mesazheve elektronike, disa biseda u zhvilluan edhe personalisht, duke treguar për përpjekjen e tij për të minimizuar çdo rrezik zbulimi dhe për të krijuar një rrjet të besueshëm klientësh të interesuar për informacion të brendshëm.

Më tej, hetimet tregojnë se Haxhiaj nuk ofronte informacion pa marrë një kompensim të garantuar. Ai negocionte direkt shumën e përfitimit, duke përdorur taktika të ndryshme për të siguruar që çdo transaksion të ishte i qartë dhe i pakthyeshëm për palën tjetër.

Në vijim të bisedës, ai shpjegon kushtet e marrëveshjes me zhargonin e koduar:

“Jemi 3 veta nga 5 mij vlla.” – thuhet në dosje.

Sipas hetimeve, kjo frazë interpretohet si oferta për tre persona që ndanin pagesën prej 5,000 eurosh, që do të thoshte në total 15,000 euro për informacionin e plotë. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Haxhiaj nuk ishte thjesht një ndërmjetës. Ai koordinonte, testonte dhe negocionte furnizimet e lëndëve narkotike, duke u siguruar që çdo “ngarkesë” të kalonte pa probleme.

Një nga bisedat e zbuluara më 10 shkurt 2021, midis Haxhiaj dhe një bashkëpunëtori me kodin pin SEJRCV, tregon qartë rolin e tij.

“O vlla, ma co foton e asaj punës dhe parimisht si funksionon puna… A i con ndonjë shok i jot tjetër tek puna apo si?” – i shkruan SEJRCV.

“Po, s’po e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma, bëhen m… Se dua të dij për të ditur ca ti them cunave që do shkojnë…” –  i shkruan Haxhiaj.

Haxhiaj shfrytëzonte rrjetin e miqve për të dorëzuar drogën pa e ekspozuar direkt veten, duke ruajtur kontaktin dhe kontrollin mbi çdo detaj të aktivitetit. Më 8 mars 2021, komunikimi i tij me të njëjtin bashkëpunëtor tregonte negociatat për çmimet dhe cilësinë e drogës:

“Vlla si e ke punën andej… A ke noi mall të mirë me çmim?” – i shkruan Haxhiaj personit të paidentifikuar, por që përdor kodin SEJRCV.

“Si e kom hajde mo tu lëviz për me bo lekët si gjithmon. Ku? Kam Holand me 29 me duket… Ma ofruan para ca ditësh, origjinal… Se t’perzim kam plot me 25 po të hy në pun me luspa me krejt.” – përgjigjet SEJRCV.

Mesazhet zbardhin mënyrën se si Haxhiaj sigurohej që çdo dërgesë të ishte e testuar, çmimet të ishin të qëndrueshme dhe furnizimi i klientëve të mos ndërpritej.

Në bisedat me kodin pin FM369H, Haxhiaj diskutonte logjistikën e transportit dhe prova të ngarkesave:

“Kam një copë në Athinë, e do? Ke me çfarë e sjell? 29k blerja ktyre, 2k transport, 31k… e marrim 30k.” – i shkruan përdoruesi me kodin FM369H.

Çmimet dhe termat (“PML”, “boddy”, “rolex”) sipas prokurorisë janë kode për lloje substancash apo cilësi të ndryshme.

Haxhiaj nuk refuzon dhe i përgjigjet bashkëbiseduesit.

“Kuptoj file… A është e mirë?… Me lek në dorë se pa lek s’dua une…”

FM369H e udhëzon të marrë “një copë për test”:

“Merreni një për test dhe vendosni… duhet t’i pyes nese ka ngel dhe sa.” – shkruan përdoruesi me kodin FM369H.

“Në komunikimet e kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj nëpërmjet aplikacionit SkyECC me kodin pin HY67U7 ekzistojnë edhe biseda të tjera me përdorues të tjerë të aplikacionit SkyECC në të cilat komunikojnë për blerje, shitje dhe transportim të lëndëve narkotike” – thuhet në dokumentet e prokurorisë.

Por nga veprimet hetimore të deritanishme nuk janë gjetur prova se është sekuestruar në ndonjë rast ndonjë sasi lënde narkotike dhe si rezultat nuk është kryer ndonjë ekspertim nëse lënda është ose jo lëndë narkotike apo cila është cilësia e saj. Por bisedat dhe komunikimet e kryera provojnë tej çdo dyshimi se shtetasi Igli Haxhiaj dhe personat e tjerë komunikojnë pikërisht për shitjen, blerjen apo transportimin e lëndëve narkotike, pavarësisht faktit nëse këto episode janë realizuar apo jo.

Igli Haxhiaj u arrestua më 27 nëntor 2025 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Haxhiaj akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Efektivi i Antiterrorit ka mohuar në gjykatë çdo përfshirje në rrjetin e Elvis Doçit, të njohur si “Visi i Pojës”, që dyshohet se trafikoi 1.3 tonë kokainë drejt Italisë gjatë pesë viteve të fundit.

Haxhiaj deklaroi se nuk ka komunikuar me anëtarët e grupit dhe se i është përdorur emri pa dijeninë e tij, duke mohuar gjithashtu se ka pasur ndonjë llogari në aplikacionin e enkriptuar SkyECC. Megjithatë, Gjykata ka vendosur ta lërë Haxhiajt në burg për shkak të rrezikut dhe rëndësisë së akuzave. Ndërkohë, tre anëtarë të tjerë të grupit, Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla, do të dalin para gjykatave të rretheve, pasi janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ky nuk është rasti i parë që SPAK evidenton implikimin e forcave të policisë në grupet kriminale. Më herët hetimet kanë treguar se zyrtarë të Policisë së Shtetit kanë përdorur funksionin publik për të mbështetur rrjetet e trafikut ndërkombëtar të drogës, duke siguruar informacione të klasifikuara, duke ndihmuar persona në kërkim të shmangnin arrestimin dhe duke u përfshirë në pastrimin e parave të përfituara nga aktivitetet kriminale. Rasti më i fundit përfshin ish-drejtues policie si Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, të cilët dyshohen për bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal që operonte mes Shqipërisë, Europës dhe Amerikës Latine./shteg.org

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?