AKTUALITET

Onkologjiku/ Gazetari Stafa: Mjekët kanë kthyer pavionin në call center, lajmërojnë pacientët me telefon mos shkojnë në spital se s'ka mjekim!

b.z Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 10:45
Onkologjiku/ Gazetari Stafa: Mjekët kanë kthyer pavionin në call
Osman Stafa

TIRANË - Gazetari Osman Stafa ka bërë denoncime të tjera në lidhje me situatën te Onkologjiku. Në një lidhje direkte për emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, Stafa tha se Onkologjiku është bërë si call center. 

Gazetari deklaroi se pacientët me kancer njoftohen të mos paraqiten në spitale për shkak të mungesës së medikamenteve.

Sipas mesazheve të publikuara nga vetë gazetari, një qytetar i prekur nga sëmundja deklaron:

“Mirëmëngjes, Osman! Më morën në telefon dhe më njoftuan që mjekim nuk ka. Nuk po shkoj fare në spital, faleminderit.”

Stafa tha se është krijuar një sistem ku mjekët, të kthyer në një lloj call center-i, lajmërojnë pacientët që vuajnë nga kanceri dhe u thonë të mos paraqiten në spital nëse mungojnë medikamentet e nevojshme për trajtimin e tyre.

Një tjetër rast i rëndë është ai i një pacienti me kancer të gjakut, i cili prej dy muajsh nuk ka marrë trajtimin e nevojshëm për shkak të mungesës së medikamentit Daratumumab.

Gjendja alarmante në spitalin Onkologjik përfshin edhe mungesën e medikamentit Phesgo, i domosdoshëm për pacientet me kancer të gjirit. Raportimet tregojnë se për shkak të mungesës së tij, grave dhe vajzave të prekura nga sëmundja u jepet Herceptin, një zëvendësim joefektiv.

Një mjek nga spitali Onkologjik, në një denoncim për gazetarin Stafa, shprehet:

“Ndërprerja e Phesgo krijon tek pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit rezistencë qelizore. Qeliza bëhet e pandjeshme ndaj trajtimit kur ai ndërpritet. Herceptina nuk është zëvendësim për Phesgon dhe nuk jep të njëjtat rezultate. Ky është një veprim kriminal për të fshehur mungesën e kimiove.”

Vetë gazetari deklaron se situata është alarmante. Ai thotë se sipas informacioneve që disponon kur ndërpritet ky medikament, rritet rreziku i progresit të sëmundjes sepse ai bar e mban qelizën të mos shumëzohet.

"Zyrtarisht, ne shikojmë që në profilin e saj, zonja Koçiu është në fushatë, domethënë kërkon votat e shqiptarëve. Është ministrja e shëndetësisë dhe, në fakt, po e shikoja këto ditë teksa qytetarët—unë i kam publikuar vetë mesazhet e tyre, të cilat janë të konfirmuara sepse flitet edhe për medikamentet. Thotë një qytetar: “Mirëmëngjes, Osman! Më morën në telefon dhe më njoftuan që mjekim nuk ka. Nuk po shkoj fare në spital, faleminderit.”

Çfarë kanë bërë? Pra, kanë krijuar një sistem të tillë që i lajmërojnë qytetarët të cilët vuajnë nga kanceri, që në momentin që ka mungesa të medikamenteve, u thonë: “Mos hajde.”

Pra, mjekët të kthyer në call center! Mjekët lajmërojnë pacientët: “Mos hajdeni në spital sepse s’ka medikament.”

Dhe e pyes qytetarin: “Çfarë medikamenti ke nevojë ti që nuk ka dhe sa kohë ke pa bërë kimioterapi?”

Më thotë: “Afro 2 muaj.” Është një pacient i cili vuan nga kanceri, kanceri i gjakut. Medikamentet: Daratumumab.

Pra, ky është një nga rastet. Pastaj, e fundit në onkologjik, e cila ka për të qenë dhe një skandal i madh sepse nuk mundën dot të sigurojnë një medikament për gratë të cilat vuajnë nga kanceri i gjirit.

Është një medikament i cili është mjaft i rëndësishëm dhe është vërtetuar klinikisht që përgjigjja e këtij medikamenti për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit është shumë e mirë.

Quhet Phesgo, dhe sipas raportimeve që më vijnë, në mungesë të këtij medikamenti u japin pacienteve—pra, grave dhe vajzave—Herceptin.

E di fare çfarë krijon dhe rrezikon me këtë? Sepse ma ka shkruar një mjek nga brenda onkologjikut, i cili më ka deklaruar sa vijon:

“Osman, situata në onkologjik është duke u përsëritur. Janë gra dhe vajza të cilat kanë nisur trajtimin në linjë të parë me Phesgo. Ndërprerja e Phesgo krijon tek pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit rezistencë qelizore. Qeliza bëhet e pandjeshme kur ti e fut barin kur të teket Albanës Koçiu.

Kur ndërpritet ky medikament, rritet rreziku i progresit të sëmundjes sepse ai bar e mban qelizën të mos shumëzohet.

Herceptina s’e bën punën e Phesgos. Nuk është zëvendësues. Është më mirë sesa hiç, por rezultatet që arrin Phesgo s’i arrin Herceptina. Ndaj, zëvendësimi i Phesgos me Herceptin është kriminal. Është për të fshehur mungesën e kimiove",- është shprehur Stafa. 

denoncime onkologjiku osman stafa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë