Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
GJIROKASTËR- Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në Gjirokastër. Nga ky operacion janë vënë në pranga 12 persona. Policia bën me dije se 10 prej tyre u është vendosur masa e sigurie “Arrest në burg” ndërsa 2 të tjerët masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ata janë pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike në Gjirokastër.
Masat e sigurisë “Arrest në burg” ishin caktuar për shtetasit:
Herolind Haskaj
Dorian Osmani
Kevin Gega
Bledar Caka
Redon Gjini
Elidon Tocka
Ilia Koçollari
Eno Dulaj
Thoma Karanxha
Ervis Çelo
Ndërsa shtetasit Elvin Norra dhe Mario Feruni ishin nën masën “Arrest në shtëpi”.
Gjithashtu AMP ka ekzekutuar masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik”, për dy punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga ky operacion janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë.
DVP Gjirokastër/Finalizohet faza e tretë e operacionit policor antidrogë të koduar “Andromeda”. Shkon në 17 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Operacioni, si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Gjatë fazës së tretë u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 shtetas (10 prej tyre me masë sigurie “Arrest në burg” ndërsa 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.
Në vijim të hetimit të kryer me metoda proaktive në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Andromeda”, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit:
– H. H., 38 vjeç, D. O., 38 vjeç, K. G., 26 vjeç, B. C., 42 vjeç, R. Gj., 33 vjeç, dhe E. T., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.
– I. K., 49 vjeç, E. D., 22 vjeç, E. Ç., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Si dhe për shtetasin Th. K., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. N., 25 vjeç dhe M. F., 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me 5 të tjerë të arrestuar në datat 25.10.2024 dhe 13.11.2024, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.
Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik”, për shtetasit L. K., 32 vjeç dhe O. B., 29 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrolleve të ushtruara për të gjetur provat materiale me qëllim të dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë etj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Aksidenti VLORË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme, në afërsi të&n...
Foto ilustruese ATHINË- Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos vijon të mbetet në situatë kritik...
foto ilustruese SHKODËR- Një 34-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet se hyri me forcë brend...
policia e gjirokastres GJIROKASTËR- Një operacion është zhvilluar gjatë natës nga policia e Gjirokastrës me që...
aksidenti QERRET- Një aksident rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin nacional Lushnjë-Berat, ku një automjet tip &ldqu...
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në rrugën e Unazës në kryeqytet. Sipas raportimeve, një a...
foto ilustruese TIRANË- Kuzhina autentike dhe prodhimet vendase të servirura në mënyrë origjinale mbeten binomi që tërh...
foto ilustruese TIRANË- Gjatë 2025, tregu i operatorëve call center pritet të zgjerohet me hyrje të reja të kompanive. Loren...
foto ilustruese TIRANË- Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë...
Foto ilustruese TIRANË - Kjo e shtunë shënoi një javë nga nisja e aplikimeve për regjistrimin e votuesve shqiptarë q&eum...