10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
MIRDITË- Në kuadër të një operacioni antidrogë në Rëshen dhe në Kurbin janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Në Mirditë janë vë në pranga Emilton Kala dhe Klodjan Deda ndërsa të shpallur në kërkim janë Adrian Zgara alias Ilir Laska alias Ilirian Laska dhe Gazmir Ahmet Lika. Po ashtu janë proceduar penalisht kryeplaku i fshatit ku ishte kultivuar droga dhe një specialist pyjesh.
Ndërsa në Kurbin u arestuan Arber Kasmi dhe Skënder Bajraktari dhe u shpall në kërkim Ali Bajraktari. Gjithashtu bëhet me dije se janë agjësuar rreth 2706 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Lezhë/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.
Finalizohen brenda 24 orëve, në Rrëshen dhe në Kurbin, 3 goditje kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në operacion u përfshinë komisariatet e Policisë Mirditë dhe Kurbin, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Lezhë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.
Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.
Asgjësohen rreth 2706 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
•Komisariati i Policisë Mirditë, në kuadër të një hetimi 1-mujor, me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, goditi një rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. K., 41 vjeç, banues në fshatin Zheje, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
K. D., 33 vjeç, banues në Laç, me detyrë Operator i Zyrës së Shërbimeve për Qytetarët, në Komisariatin e Policisë Kurbin, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka informuar autorët e kësaj veprimtarie kriminale, për lëvizjet e Policisë.
Në vijim të këtij operacioni u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e shtetasit të arrestuar E. K., shtetasit A. Z. alias I. L. alias I. L., 39 vjeç, banues në fshatin Sanxhak dhe G. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vinjollë.
Nga hetimet dyshohet se të tre këta shtetas kanë kultivuar 1900 bimë narkotike dhe 650 fidanë narkotikë (në kubikë), në afërsi të përroit të Karmës, në fshatin Përshqesh.
Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Ll., 62 vjeç, kryetar i fshatit Përshqesh dhe për shtetasin Gj. L., 58 vjeç, specialist pyjesh në fshatin Orosh.
•Në Kurbin, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, në pyjet e fshatit Shëmri, Kurbin, gjetën 3 parcela ku ishin kultivuar 151 bimë narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i hetimeve u identifikuan organizatorët e këtij rasti kultivimi, shtetasit S. B., 46 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Në vijim u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 46-vjeçarit, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit A. B..
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Shëmri, shtetasin B. K., 52 vjeç.
•Më tej, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, në Milot, gjetën disa bimë të tjera narkotike cannabis sativa, si dhe identifikuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të kultivimit të tyre, shtetasin A. K., 24 vjeç.
Megaoperacioni kombëtar “Territor i pastër” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
inceneratori i elbasanit TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar ankimin e SPAK për 6 ...
Hekurudha TIRANË- Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka dhënë një lajm “të jashtëzakonsh...
Foto ilustruese LUSHNJË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Lushnje. Mësohet se arrestimi i tij ka a...
Foto ilustruese GREQIA- Të tjera detaje kanë dalë nga gjetja e 320 kg drogë brenda 2 kontejnervë me karkaleca në portin ...
Aksident LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç. Mësohet s...
Foto ilustruese GREQIA- Rreth 320 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të mëngjesit në Portin e Pireut.&nbs...
foto ilustruese TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me 52-vjeçarin, Jakup Shahu i cili goditi me thikë gruan e tij ...
Foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanf...
PROKURORIA TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë "Arrest në burg" dhe "Arrest në shtëpi" për ...
Foto ilustruese FRANCA- Dy roje sigurie në një bar-club në qendër të qytetit të Clermont-Ferrand në Francë, ka...