BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...

TIRANA- Një grup kriminal është shkatërruar nga koordinimi i një operacioni ndërkombëtar, pjesë e të cilit ishin dhe autoritet Shqiptare. Mësohet se grupi kriminal trafikonte Kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore.
Në kuadër të këtij operacioni në Shqipëri janë arrestuar 5 persona, me qëllim ekstradimin e tyre, të akuzuar si pjesëtarë të grupit. Të arrestuar janë: Igli Dervishi, Shkëlqim Pashja, Ervin Dema, Edmond Zhuja dhe Genti Berisha. Sipas njoftimit, informacioni i siguruar nga Policia shqiptare, mundësoi kapjen në Spanjë, të një tjetër pjesëtari të grupit, gjithashtu person me precedent penal.
Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 28-vjeçar, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Policia e Shtetit pjesë e megaoperacionit policor, ndërkombëtar të koduar “ICARO.AL”. Megaperacioni i iniciuar nga autoritetet italiane, për shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte Kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore.
Deri tani, në kuadër të këtij megaoperacioni janë vënë në pranga 12 shtetas dhe po hetohen 8 të tjerë. Lokalizohen në Shqipëri dhe vihen në pranga, me qëllim ekstradimin, 5 shtetas shqiptarë, të akuzuar si pjesëtarë të grupit. Më tej, informacioni i siguruar nga Policia shqiptare, mundësoi kapjen në Spanjë, të një tjetër pjesëtari të grupit, gjithashtu shtetas me precedent penal.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim për të njëjtën akuzë, 1 shtetas shqiptar, aktualisht në kërkim për vepra të tjera penale. Në kuadër të megaoperacionit “ICARO.AL”, Strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, ato të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Tiranë, si dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me SPAK-un, vunë në pranga shtetasit:
I. D., 30 vjeç, banues në Elbasan;
Sh. P., 44 vjeç, banues në Elbasan;
E. D., 40 vjeç, banues në Elbasan;
E. Zh., 41 vjeç, banues në Shkodër;
G. B., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Më tej, si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë shqiptare, dhe shkëmbimit të tij me homologët spanjollë, u vu në pranga në Spanjë shtetasi shqiptar me precedent penal, G. P. alias A. P., 48 vjeç. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.
Në koordinim me partnerët, po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi. Këta shtetas akuzohen nga Gjykata e Breshias, Itali, se të organizuar si grup, kanë trafikuar lëndë narkotike Kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar ekstradimet e shtetasve të arrestuar. Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese TIRANË - Tre të mitur janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia pasi janë përfshirë në...
Foto ilustruese TIRANË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që u raportua mëngjesin e kësaj të mart...
TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Dy personat e parë u arrestuan pasi ...
TIRANA- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se sistemet e teknologjisë së informacionit të Agjencisë Kombëtare të Bur...
Foto ilustruese TIRANË - Një sherr që ka degaruar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Spitalin Psikia...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për sherrin në oborrin mbretëror në Tiranë mes Princ Leka Zogut ...
SHKODËR- Një 35-vjeçar nga Shkodra është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pasi është kallë...
Artan Fuga TIRANË - Akademiku Artan Fuga, dhe njëkohësisht Anëtar i Akademisë së Shkencave i është drejtuar me...
TIRANË- Xhaxhai i Aleks Nikës, ngriti zërin edhe sot për drejtësi për nipin e tij që u vra para kryeministris&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Një banesë e përshtatur për përgatitjen e dozave të kanabisit është zbuluar nga Polic...