AKTUALITET

Operacioni Danger/ "Goditet një grup kriminal në Vlorë", policia: U shoqëruan 19 shtetas ukrainas, dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge

n.f Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 11:00
Operacioni Danger/ "Goditet një grup kriminal në
Policia

VLORË- Drejtoria e Policisë së Vlorës ka zhvilluar një konferencë për shtyp ndërsa ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin "Danger". Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, gjatë fjalës së tij deklaroi se katër persona janë arrestuar dhe se një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se janë shoqëruar 19 ukrainas.

Ai shpjegoi se rekrutimi kryhej jashtë Shqipërisë. 4 arrestuarit akuzohen se shfrytëzonin shtetas ukrainas që përdoreshin për shpërndarjen e drogës. Grupi kriminal përbëhej nga 3 ukrainas, 1 bjellorus dhe 1 polake.

Personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane.

Gjatë operacionit u sekuestruan 18 laptopë, 23 pasaporta udhëtimi, 4 karta ID dhe 23 aparate celularë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.

Së pari bashkë me Prokurorin e çështjes, Erion Murataj, do bëjmë prezent rezultatin e arritur pas finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “TRANSNACIONAL” Ky operacion përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në angazhimin tonë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të goditur rrjetet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit.

Operacioni u realizua nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, të mbështetura nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe strukturat e tjera të Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si rezultat i një pune hetimore dhe policore të mirëorganizuar.

Gjatë këtij operacioni u goditën dy raste të trafikimit të personave të rritur nga shteti i Ukrainës. Pjesëtarët e këtij rrjeti trafikimi rekrutonin në vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, duke i sjellë në Shqipëri, ku më pas u mbanin dokumentet e udhëtimit dhe i shfrytëzonin për të kryer veprimtari të kundërligjshme.

Personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja”, 4 shtetas të huaj konkretisht:

Shtetasi , 27 vjeç, lindur dhe banues në Harkov, Ukrainë;

Shtetasi; 23 vjeç, lindur dhe banues në Kiev, Ukrainë;

Shtetasi; 24 vjeç, lindur dhe banues në Minsk, Bjellorusi;

Shtetasja: 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Kiev, Ukrainë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi 35 vjeç, banues në Poloni.

Gjithashtu, janë shoqëruar dhe 19 shtetas ukrainas, të moshës nga 18 deri në 26 vjeç, të cilët kanë qenë viktima të kësaj veprimtarie kriminale dhe janë kryer veprime procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan 18 laptopë, 23 pasaporta udhëtimi, 4 karta ID dhe 23 aparate celularë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Ndërkohë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të zbardhur ato të ndodhura më parë. Operacioni policor i koduar “DANGER”, i cili u finalizua ditën e djeshme, pas një pune voluminoze të pandërprerë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ishte një tjetër rezultat që rrit besimin e qytetarëve te Policia dhe krijon një ambient të pasigurt për ata që tentojnë apo kanë kryer krime ndaj personit, pronës apo në çdo fushë tjetër.

Dua tju bëj me dije, gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe pjestarë të stafeve pedagogjike të qarkut Vlorë kanë kontaktuar Policinë, duke ndarë shqetësime dhe informacione mbi aktivitetet dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, kryesisht të moshave 12 deri në 18 vjeç. Këto informacione kanë qenë të vlefshme dhe kanë ndihmuar në orientimin e veprimeve tona parandaluese. Një shembull konkret është rasti i një 14-vjeçari, ku, falë informacionit të siguruar dhe punës profesionale nga Policia e Vlorës, ditën e djeshme është bërë e mundur që, nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, të gjendej e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat I kishte fshehur ky 14-vjeçar. Nga ana jonë vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Përfitoj nga rasti që t’i falënderoj të gjithë prindërit dhe stafet pedagogjike që kanë ndarë shqetësimet dhe informacionet e tyre me Policinë. Kontributi i tyre është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit për rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë dhe shkollë. Ftoj të gjithë qytetarët që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, duke denoncuar rastet e paligjshmërisë, me garancinë e anonimatit të plotë dhe një reagim të menjëhershëm e profesional nga strukturat e Policisë së Qarkut Vlorë.

Këto veprime parandaluese dhe operacionale të njëpasnjëshme janë dëshmi e përkushtimit e strukturave të Policisë Vlorë, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe mbështetjen maksimale nga Prokuroria e Vlorës, për të goditur aktivitetet kriminale me qëllim rritjen akoma më shumë të parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Së fundmi, një falënderim i veçantë shkon për Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri për mbështetjen e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet tona në operacionin “TRANSNACIONAL”, si dhe për të gjitha strukturat tona që kontribuuan në suksesin e këtyre operacioneve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë